Gjykata e Lartë ka shpallur listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedhur anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ).
Vendimi vjen në vijim të procedurës së shpallur më 26 qershor 2026 për zgjedhjen e tre anëtarëve të rinj nga radhët e gjyqtarëve.
Në listën përfundimtare janë përfshirë shtatë kandidatë: Arbena Ahmeti dhe Sandër Simoni nga Gjykata e Lartë; Igerta Hysi nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; Fatri Islamaj nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë; si dhe Matilda Llangozi, Brunilda Kadi dhe Manjola Xhaxho nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Kandidatët do të garojnë për tre vende në Këshillin e Lartë Gjyqësor: një vend për një gjyqtar nga gjykatat e shkallës së parë, një vend për një gjyqtar nga gjykatat e apelit dhe një vend për një gjyqtar të Gjykatës së Lartë.
Ndërkohë mbledhja ku do të zhvillohet procesi i zgjedhjes së anëtarëve të rinj të KLGJ-së, do të mbahet më 25 shtator 2026, në orën 10:00.










Discussion about this post