GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Marjana Koçeku: Protesta qytetare më bindi të largohem nga Partia Socialiste

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Marjana Koçeku: Protesta qytetare më bindi të largohem nga Partia Socialiste
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja Marjana Koçeku ka folur për herë të parë mbi arsyet që e shtynë të largohej nga PS.

Ajo theksoi se vendimi ishte rezultat i një procesi të gjatë reflektimi, ndërsa protesta qytetare ishte shtysa përfundimtare për ta bërë publik.

“Si çdo proces tjetër, ky vendim ka marrë kohën time për ta menduar dhe për ta shtjelluar se si do ta realizoja dhe kur do të ishte momenti i duhur. Ka pasur momente të herëpashershme që më kanë shtyrë drejt këtij vendimi, por ishte protesta ajo që ma përforcoi bindjen për ta ndërmarrë këtë hap”, tha deputetja për News 24.

“Protesta më motivoi shumë për këtë vendim, si diçka frymëzuese, që vjen nga brezi im, gjenerata e re që i përkas. Ka pasur një histori ngjarjesh që kanë ndodhur prej 10 muajsh që më kanë shtyrë drejt idesë që nuk i përkas këtij grupi partiak. I kam ngritur dhe si problematika.

I kam folur këto çështje dhe në mbledhje, në lokalitet, apo dhe në mbledhje qendrore. Kam folur për çështjen e Drinit, ku jam rritur. Nuk kam marrë përgjigjen që kam dashur.

Nuk është marrë vëmendja e duhur për mjedisin. Ndaj duhet të ndërgjegjësohemi. Në mbledhjet e grupit kam folur për problematika si Kadastra dhe ligji i saj. Vij nga Malësia e Shkodrës, dhe i di problemet e shqiptarëve.

Duhet të ketë qartësim ligjor, pasi ka mbivendosje ligjore në mënyrë të tillë që banorët të marrin pronat e tyre. Para se të hyja në politikë, kam pasur një biznes agroturizëm me familjen time, që u bë i njohur në mediat ndërkombëtare.

Më pas u bëra pjesë e podcastit të Ramës. Aty ia shpalosa dhe vizionin tim dhe problematikat.

Dy shtysat kryesore që kam hyrë, kanë qenë me sipërmarrjen dhe zhvillimin e zonës në atë trajektore që kisha krijuar. Kur më erdhi ky moment, pasi mundësitë ishin të limituara, pranova. Kjo më motivoi që të marr përsipër këtë angazhim publik dhe t’iu vij në ndihmë banorëve të mi”, tha Koçeku.

 

Etiketa: deputetjaMarjana Koçeku

Lajme të lidhura

Studentët në protestë të shtunën: Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit
Breaking Views

Studentët në protestë të shtunën: Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit

22:45 - 04/11/26
“Mos na arrestoni, kemi leje!”/ Zbardhet shkresa që Goxhaj dhe Lika u treguan policëve në protestë
Breaking Views

“Mos na arrestoni, kemi leje!”/ Zbardhet shkresa që Goxhaj dhe Lika u treguan policëve në protestë

22:22 - 04/11/26
“Nuk përkulem e nuk shantazhohem”/ Veliaj shpërthen nga burgu: Turp që Kryeministri merret me internime
Breaking Views

“Nuk përkulem e nuk shantazhohem”/ Veliaj shpërthen nga burgu: Turp që Kryeministri merret me internime

19:54 - 04/11/26
Para
Pritet stuhi ekstreme, alarm maksimal/ Shqipëria në nivel rreziku 1, Kosova nivelin më të lartë, 3

Pritet stuhi ekstreme, alarm maksimal/ Shqipëria në nivel rreziku 1, Kosova nivelin më të lartë, 3

Discussion about this post

TË FUNDIT

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan, Komandanti i Emergjencave Civile: Kamerat termike tregojnë se….
Aktualitet

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan, Komandanti i Emergjencave Civile: Kamerat termike tregojnë se….

23:14 - 04/11/26

Teksa operacionet e kërkimit për gjetjen e 69-vjeçarit që ndodhet ende nën rrënojat e pallatit që u shkatërrua nga shpërthimi...

Lexo më shumë
Studentët në protestë të shtunën: Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit

Studentët në protestë të shtunën: Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit

22:45 - 04/11/26
“Mos na arrestoni, kemi leje!”/ Zbardhet shkresa që Goxhaj dhe Lika u treguan policëve në protestë

“Mos na arrestoni, kemi leje!”/ Zbardhet shkresa që Goxhaj dhe Lika u treguan policëve në protestë

22:22 - 04/11/26
Kush i tradhtoi krerët e UÇK në Hagë, roli i Kurtit dhe Ramës që mbajnë në gji ata që e quajtën vrasës Thaçin! Gjenerali jep detajet tronditëse

Kush i tradhtoi krerët e UÇK në Hagë, roli i Kurtit dhe Ramës që mbajnë në gji ata që e quajtën vrasës Thaçin! Gjenerali jep detajet tronditëse

21:28 - 04/11/26
Liverpool në ditë të keqe, anglezët pësojnë humbjen e parë në Stamboll

Liverpool në ditë të keqe, anglezët pësojnë humbjen e parë në Stamboll

21:02 - 04/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com