GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Bëhu gati për firmosje”/ Tenderi 700 mijë € i KESH, SPAK zbardh mesazhet që ‘fundosin’ Berberin, Rukon dhe Dakolin

në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
“Bëhu gati për firmosje”/ Tenderi 700 mijë € i KESH, SPAK zbardh mesazhet që ‘fundosin’ Berberin, Rukon dhe Dakolin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore e SPAK për tenderin rreth 700 mijë euro të Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare (KESH), ku sipas organit të akuzës, komunikimet e siguruara gjatë hetimeve hedhin dritë mbi koordinimin e ish-kreut të KESH-it Ervis Berberi, zyrtares Adela Ruko dhe biznesmenit Dritan Dakoli, me qëllim favorizimin e kompanisë së Ervis Myftarit në procedurën e prokurimit.

Sipas SPAK, Dritan Dakoli, aksioner i kompanisë “Euronet”, ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me Berberin gjatë zhvillimit të tenderit. Hetimet tregojnë se Dakoli dhe fituesi i procedurës, Ervis Myftari, kanë pasur marrëdhënie të hershme pune, ndërsa lidhjet mes tyre shtrihen edhe në aktivitetet e kompanive që ata përfaqësojnë.

Nga komunikimet e administruara në dosje rezulton se më 23 janar 2020, Adela Ruko ka njoftuar Ervis Berberin se atë ditë do të publikohej fituesi i tenderit, duke i kërkuar njëkohësisht që kompania fituese të përgatiste dokumentacionin dhe sigurimin e kontratës për nënshkrim. Pak minuta më vonë, Berberi ia ka përcjellë këtë informacion Dritan Dakolit, duke i kërkuar të bëhej gati për firmosjen e kontratës.

Pjesë nga dosja e SPAK:

Më datë 23.01.2020, në orën 08:27, shtetasja Adela Ruko i ka dërguar mesazh Ervis Berberit me përmbajtjen:

“Babe, sot del njoftimi i fituesit për Harvardin.”

Ervis Berberi i është përgjigjur: “OK.”

Më pas, Ruko i ka dërguar një tjetër mesazh, ku shkruante:

“Ju thuaj të bëjnë gjithë dokumentacionin e hedhur në sistem, bashkë me sigurimin e kontratës, që kur të të them të vijnë t’i sjellin që të lidhim kontratën.”

Ervis Berberi i është përgjigjur:

“Pa merak se i kanë.”

Më tej, Adela Ruko i ka kërkuar edhe numrin e llogarisë bankare dhe IBAN-in.

Në orën 13:05, Ervis Berberi i ka dërguar mesazh Dritan Dakolit me përmbajtjen:

“Del njoftimi i Harvardit sot. Bëj gati letrat që të firmosësh kontratën.”

Dakoli i është përgjigjur:

“OK vëllai. Nesër e pimë një kafe?”

Një ditë më pas, më 24.01.2020, në orën 08:49, Adela Ruko i ka dërguar mesazh Ervis Berberit:

“Thuaju pak të sjellin dokumentet dhe sigurimin e kontratës sot, ata të Harvardit.”

Berberi i është përgjigjur:

“OK, do vijnë.”

Në orën 08:50, këtë mesazh Ervis Berberi ia ka përcjellë Dritan Dakolit, i cili i është përgjigjur:

“Hahaha, ne çunat e Harvardit. OK, patjetër. Vëllai, më jep një numër kontakti.”

Më 25.01.2020, në orën 10:47, Dritan Dakoli i ka shkruar Ervis Berberit:

“Viso, mirë? Paradhënie do ketë me pyet Harvardi?”

Berberi i është përgjigjur:

“Se ka ndarë akoma.”

Më pas, Dakoli i ka shkruar:

“Se duan paratë ato me fillu punë. U mësuan dhe keq me atë kontratën e katundit. Aty paradhënie 50%.”

Ervis Berberi i është përgjigjur:

“Po aq s’bëhet fjalë.”

Më tej, Dakoli i ka shkruar:

“Sa të jetë, brenda ligjit.”

Në lidhje me operatorin ekonomik “Consulting & Management Albania” sh.p.k., i cili është shpallur fitues i procedurës së prokurimit, nga hetimi kanë rezultuar të dhëna me interes.

Shoqëria “Consulting & Management Albania” sh.p.k. është themeluar më datë 19.09.2008. Në kohën e zhvillimit të procedurës së prokurimit, aksionerë të saj kanë qenë shtetasit Ervis Myftari, me 66% të aksioneve, dhe Skënder Bedalli, me 34% të aksioneve.

Sipas të dhënave të hetimit, Ervis Myftari ka qenë i punësuar pranë shoqërisë “R&T” sh.p.k. për periudhën 14.07.2017–15.08.2022.

Ndërkohë, Dritan Dakoli rezulton të jetë punësuar pranë kësaj shoqërie që prej datës 01.11.2011.

Dakoli rezulton gjithashtu aksioner i shoqërisë “Euronet” sh.p.k. që prej datës 19.06.2019.

Kjo shoqëri ka deklaruar në sistemin e administratës tatimore C@TS adresën elektronike “[email protected]”. E njëjta adresë email-i është deklaruar edhe nga shoqëria “Calypso Group Limited” sh.p.k., administrator dhe pronar i së cilës rezulton të jetë shtetasi Ervis Myftari.

Etiketa: BerberiKryesore1Spaktender

Lajme të lidhura

Gjendet i pajetë në det peshkatari 61-vjeçar, dyshohet se u mbyt gjatë stuhisë
Aktualitet

Gjendet i pajetë në det peshkatari 61-vjeçar, dyshohet se u mbyt gjatë stuhisë

13:51 - 22/07/26
Shkelën procedurat e punësimit të Muçi Shaljanit që u vra në Rinas, burg për dy ish-zyrtarët e AMP-së
Aktualitet

Shkelën procedurat e punësimit të Muçi Shaljanit që u vra në Rinas, burg për dy ish-zyrtarët e AMP-së

13:38 - 22/07/26
A është Shqipëria një model zhvillimi i bazuar te pastrimi i parave?
Aktualitet

A është Shqipëria një model zhvillimi i bazuar te pastrimi i parave?

13:27 - 22/07/26
Para
Stuhia në Sarandë, dy skafe fundosen në portin e Limjonit

Stuhia në Sarandë, dy skafe fundosen në portin e Limjonit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjendet i pajetë në det peshkatari 61-vjeçar, dyshohet se u mbyt gjatë stuhisë
Aktualitet

Gjendet i pajetë në det peshkatari 61-vjeçar, dyshohet se u mbyt gjatë stuhisë

13:51 - 22/07/26

Një peshkatar është gjetur i pajetë në det në afërsi të ishujve të Ksamilit, në Sarandë. Viktima është identifikuar si...

Lexo më shumë
Shkelën procedurat e punësimit të Muçi Shaljanit që u vra në Rinas, burg për dy ish-zyrtarët e AMP-së

Shkelën procedurat e punësimit të Muçi Shaljanit që u vra në Rinas, burg për dy ish-zyrtarët e AMP-së

13:38 - 22/07/26
A është Shqipëria një model zhvillimi i bazuar te pastrimi i parave?

A është Shqipëria një model zhvillimi i bazuar te pastrimi i parave?

13:27 - 22/07/26
Moti i keq/ Kapiteneria e Portit Sarandë ndalon daljen në det për të gjitha mjetet lundruese

Moti i keq/ Kapiteneria e Portit Sarandë ndalon daljen në det për të gjitha mjetet lundruese

13:11 - 22/07/26
PD kërkon hetime mbi financimin e ekspozitave të Ramës: Kush i paguan shfaqjet e kryeministrit

PD kërkon hetime mbi financimin e ekspozitave të Ramës: Kush i paguan shfaqjet e kryeministrit

13:05 - 22/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com