Protesta e 54-të kundër qeverisë para Kryeministrisë nisi me thirrjen për lirimin e protestuesve të shoqëruar nga policia, pas dhunës së ushtruar në tubimin para ambienteve të Kuvendit gjatë paradites së sotme.
Për protestuesit, autorë të dhunës nuk ishin ata, por vetë policia.
“Kjo është dita e 54 dje jemi më shumë se dje, nuk ka dhunë policore që na ndal. Sa herë që ky regjim përpiqet të na ndalojë me dhunë shqiptarët mobilizohen më shumë. Policia duhet t’ju shërbejë qytetarëve, lironi çunat dhe vajzat që keni arrestuar padrejtësisht. Sapo më njoftuan se policia ka vendosur që disa nga protestuesit t’i ndlaijë megjithjëse janë kapur në rrugë dhe nuk kanë bërë asgjë të ndaluar. I bëj thirrje dhe një herë t’i lirojë brenda ditës së sotme. Sot kemi parë shpërfaqjen e arrogancës dhe sesi policia u përgjig me gaz dhe spraj edhe pse e vetmja armë ishte veza, kjo është e papranueshme dhe joproporcionale. Arroganca është ajo që na ka nxjerrë në shesh”,- tha protestuesi.
Ka shkuar në 23 numri i personave të shoqëruar nga Policia e Shtetit pas protestës së zhvilluar këtë të enjte para ambienteve të Kuvendit të Shqipërisë.
Demonstrata u shoqërua me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të policisë. Gjatë ndërhyrjes për shpërndarjen e turmës, forcat e rendit përdorën ujë me presion dhe gaz lotsjellës, ndërsa më pas kryen shoqërimin e disa pjesëmarrësve në komisariat.
Bilanci paraprak i përplasjeve tregon se 17 persona kanë marrë ndihmë mjekësore. Sipas të dhënave të bëra publike nga Ministria e Shëndetësisë, mes të lënduarve janë gjashtë punonjës policie dhe 11 protestues.
Të plagosurit u trajtuan në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe në Spitalin e Traumës. Autoritetet kanë bërë të ditur se të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, Policia e Shtetit pritet të japë informacion të plotë mbi akuzat që rëndojnë ndaj personave të shoqëruar dhe ecurinë e procedurave ligjore që lidhen me ngjarjet gjatë protestës.
gijotina.com/










Discussion about this post