GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Kryetarja e Vlorës i jep Gjicit “recetën” e rehabilitimit pas burgut/ Bashkë me nipin e Gramoz Sakos përfitojnë kontratën 3 miliardë lekë për godinën e Emergjencave

në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 5 min
A A
Kryetarja e Vlorës i jep Gjicit “recetën” e rehabilitimit pas burgut/ Bashkë me nipin e Gramoz Sakos përfitojnë kontratën 3 miliardë lekë për godinën e Emergjencave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas një skandali seksual, ish kryetari i bashkisë Kukës, Safet Gjici u dënua me 3 vite burgim për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre. Atij iu hoq edhe e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vjet. Sidoqoftë, Gjicit i është kthyer privilegji për të marrë tendera publikë.

Kujtojmë se Gjici u lirua para kohe nga burgu, më 18 maj 2025, për “arsye shëndetësore”. Ndërkohë Kryetarja e Bashkisë Vlorë, Brunilda Mersini, që është mjeke në profesion, mendon se Gjici ka nevojë për një “rehabilitim” special. Dhe menjëherë ka mbushur një recetë për pacientin e “Rilindjes”: Të marrë urgjent tenderin 3 miliardë lekë për Qendrën e Emergjencave të Vlorës!

Kryebashkiakja Mersini dhe ish-kryebashkiaku Gjici kanë vendosur bashkëpunim të ngushtë politik për tenderin “Ndërtimi i Qendrës Operacionale të Emergjencave Civile”.

“Receta” e Mersinit përllogarit se fondi limit për këtë projekt është 288.5 milionë lekë të reja, pa përfshirë TVSH.

Bashkëpunimi brenda familjes së “Rilindjes” sjell si rezultat që paratë të mbeten mes njëri tjetrit. Për pasojë bëhen të pavlefshëm ligjet dhe rregullat e prokurimit.

Kështu në datën e mbajtjes së tenderit, më 6 korrik 2026, është zhvilluar një procedurë sa për të mbushur letrat.

Kështu, në tender kanë aplikuar gjithsej 3 operatorë ekonomikë, dy prej të cilëve marrin pjesë fiktivisht.

Sipas formularit të shpalljes së fituesit, nga pjesëmarrësit janë skualifikuar, ofertuesit: “ARKONSTUDIO”, pasi nuk dorëzoi asnjë dokumentacion dhe nuk paraqiti ofertë ekonomike;

“RAFIN COMPANY” pasi nuk paraqiti dokumentacionin e kërkuar sipas Dokumenteve Standarde të Tenderit.

Situata është krejt absurde. Kompania “KEVIN KONSTRUKSION” shpk në bashkëpunim me “APIS CONSTRCTION” shpk kishte përballë një kompani tjetër që kishte bërë ofertën 0 (zero) lekë!

Në këto kushte, edhe kryetare Bruna Mersini ka ngritur supet dhe, pa e zgjatur as 10 ditë, ka shpallur fitues Gjicin.

Kompania “KEVIN KONSTRUKSION” u themelua më 2006 nga Safet Gjici, ndërsa në 2014, ish-kryebashkiaku i Kukësit ia dhuroi aksionet vëllait të tij Lavdrim Gjici.

Receta “rehabilituese” e Bruna Mersinit ndaj kolegut të “Rilindjes” nuk është e vetmja. Duket se për Gjicin ka një protokoll të miratuar nga lart. Pasi doli nga burgu, ish-kryebashkiaku i Kukësit, peshqeshin e parë e mori nga ministri Blendi Gonxhe, që është krahu i djathtë i Edi Ramës për tenderat. Safet Gjicit, më 23 korrik 2025, iu dhurua tenderi i rikonstruksionit të Spitalit të Pogradecit. Kompania e tij, tashmë e menaxhuar nga i vëllai, ka marrë afro 3 miliardë lekë. Bie në sy procedura e dyshimtë nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara, që varet nga Blendi Gonxhe.

“Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”, këtë klasifikim i ka bërë tenderit Open Data Albania. Për shkeljet e kryera procedura shënohet me “Flamur të kuq” që është shenja e riskut të korrupsionit.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Rikonstruksion i godinës Qendrore Spitali Pogradec” me fond limit 292 milionë lekë të reja pa TVSH.

Për të përmbushur kontratën me afat 1 vit e gjysmë, kërkohet që kompania të angazhojë 50 mjete dhe pajisje në këtë kantier.

Sipas pasqyrave financiare të paraqitura zyrtarisht QKB, “Kevin Konstruksion” ka mesatarisht 63 punonjës.

Në këtë kontratë, Kevin Konstruksion ka marrë përsipër 89.2% të angazhimit, që do të thotë se duhet të angazhojë 81 punonjës.

Nga ana tjetër, kemi arsye të mendojmë se komisioni i vlerësimit të ofertave nuk ka bërë asnjë verifikim të kapaciteteve të kompanisë së Gjicit, por thjesht e ka shpallur fituese sipas urdhrit të Blendi Gonxhes.

Jo më larg, por në 14 korrik 2025, kompania e Gjicit kishte marrë nga bashkia Kavajë kontratën me objekt “Ndërtimi i lulishteve të qytetit”, me fond limit 227 milionë lekë pa TVSH. Tenderi është fituar me “Flamur të kuq”, që tregon se Gjici po “rehabilitohet” edhe nga PD (krybashkiaku është demokrat) dhe përfiton fondin në shkelje të ligjit për prokurimet.

Në këtë kontratë Gjici është angazhuar të ketë 30 punonjës të tjerë, mes të cilëve drejtuesi teknik me kohë të plotë. Përveç kësaj duhen të jenë në kantier edhe 20 mjete e pajisje të ndryshme ndërtimi. Pyetja që lind është: Përse kryetarja e Vlorës, Bruna Mersini e kualifikon kompaninë e Gjicit, duke përsëritur të njëjtat shkelje si Blendi Gonxhe? Dukjet qartë se “KEVIN KONSTRUKSION” i ka forcat punonjëse dhe mjetet të angazhuara në kontrata të tjera në të njëjtën kohë.

Në bashkëpunim me “KEVIN KONSTRUKSION” në kontratën për rikonstruksionin e Spitalit Pogradec është ortake edhe kompania “APIS CONSTRUCTION” sh.p.k, me pjesëmarrje 3.6%. Prania e tij nuk ndihmon në asnjë drejtim, sepse nuk përmbush kriteret financiare për të marrë pjesë në tendera të tillë.

Ky është grafiku i humbjeve që deklaroi Apis Construction për vitin 2023. Pra, një kompani që rezulton me humbje nuk mund të futet në këtë super tender. Përse nuk është skualifikuar? Këtë e di vetëm Gonxhe.

Siç e pamë më lart, shkeljet në këtë tender janë të panumërta, por me sa duket janë imponuar nga sforcimi për të “rehabilituar” me shpejtësi Safet Gjicin. Është i njëjti “protokoll” që ndjek Brunilda Mersini.

Edhe “APIS Construction” është një porosi që Brunilda e ka nga brenda familjes së “Rilindjes”. Firma “APIS” është regjistruar në vitin 2014, fillimisht me emrin “Global Service Consulting”, nga një shtetas i quajtur Besnik Binjakaj. Por menjëherë sapo u themelua, kompania e pezulloi aktivitetin dhe kaloi në status pasiv.

“Global Service Consulting” qëndroi e pezulluar deri në vitin 2022 dhe menjëherë Binjakaj vendosi që t’ia dhurojë aksionet e tij Ervin Tartarajt. Por Tartaraj është një emigrant që jeton në Itali, ndërsa pronarët e vërtetë janë të tjerë.

Dhe kjo do të konfirmohej vetëm pak muaj më vonë. Fillimisht kur administratore e kompanisë u caktua Gloria Taçe.

Më vonë Taçe u bë aksionere me 50 për qind, dhe pak muaj më vonë i shiti sërish aksionet tek Tartaraj. Të gjitha kalimet e aksioneve janë bërë me dhurime duke mos paguar asnjëherë taksë.

Pronari i vërtetë i “APIS” është Sibjon Çobaj. Gloria Taçe, e cila figuron si administratore e kompanisë, është bashkëshortja e tij. Çobaj është nipi i Gramos Sakos, kyebashkiakut të Tepelenës dhe Artan Sakos, pronarit të kompanisë “2T” shpk.

Ai zotëron një rrjet kompanish. Njëra prej tyre është “Sire Alb”, e cila bën projektet e punëve publike, që më pas përfundojnë tek “Apis Konstruction” dhe “2T”. Pra, e njëjta dorë bën projektet dhe fiton tenderat. Kjo skemë është zbatuar në një sërë tenderash publik, veçanërisht në bashkitë e Jugut.

Si përfundim, Brunilda Mersini u dha 3 miliardë lekë një ish-kryebashkiaku të korruptuar dhe nipit të kryebashkiakut të Tepelenës, ndërsa zjarrfikësit presin mrekullinë me mjetet e vjetra në hangarët që duken si të bombarduar.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: brunilda mersiniGramoz SakoSafet GjiciSibjon Çobaj.tender

Lajme të lidhura

Flakët përfshijnë Pyllin e Sodës, Vlora mbulohet nga tymi, zjarrfikësit përpiqen ta ndalin
Aktualitet

Flakët përfshijnë Pyllin e Sodës, Vlora mbulohet nga tymi, zjarrfikësit përpiqen ta ndalin

16:01 - 26/07/26
“Protestat, pjesëmarrje të jashtëzakonshme”/ Salianji: Rama bashkë me Berishën s’i përfaqësojnë më shqiptarët
Breaking Views

“Protestat, pjesëmarrje të jashtëzakonshme”/ Salianji: Rama bashkë me Berishën s’i përfaqësojnë më shqiptarët

15:45 - 26/07/26
Pengmarrja/ “Më kërcënoi me armë dhe…”, zbardhet dëshmia e ish-partneres së Refit Buzit, misteri ku shkuan 830 mijë paund
Aktualitet

Pengmarrja/ “Më kërcënoi me armë dhe…”, zbardhet dëshmia e ish-partneres së Refit Buzit, misteri ku shkuan 830 mijë paund

15:34 - 26/07/26
Para
Aksidenti, përplasje zinxhir e tre automjeteve në rrugën Fier-Levan

Aksidenti, përplasje zinxhir e tre automjeteve në rrugën Fier-Levan

Discussion about this post

TË FUNDIT

Eurostat ngre alarmin: Shqipëria renditet e katërta në Europë për vdekjet nga ndotja e ajrit
Aktualitet

Eurostat ngre alarmin: Shqipëria renditet e katërta në Europë për vdekjet nga ndotja e ajrit

14:48 - 27/07/26

Megjithëse Shqipëria nuk ka një industri të zhvilluar në përmasat e ekonomive të mëdha europiane, ajo renditet ndër vendet me...

Lexo më shumë
FSHF vijon me projektin evropian “HAND IN HAND” për parandalimin e dhunës ndaj grave përmes sportit

FSHF vijon me projektin evropian “HAND IN HAND” për parandalimin e dhunës ndaj grave përmes sportit

14:23 - 27/07/26
Kritika pafund për marrëveshjen me Pirlon, Federata italiane merr vendimin drastik

Kritika pafund për marrëveshjen me Pirlon, Federata italiane merr vendimin drastik

14:01 - 27/07/26
Shtyhet gjyqi ndaj të bashkëpandehurve të Metës dhe Kryemadhit

Shtyhet gjyqi ndaj të bashkëpandehurve të Metës dhe Kryemadhit

13:44 - 27/07/26
“Jam kërcënuar me jetë nga një civil!” Denoncimi i aktivistit Gent Progni: Isha duke filmuar dhe ai nxori thikën

“Jam kërcënuar me jetë nga një civil!” Denoncimi i aktivistit Gent Progni: Isha duke filmuar dhe ai nxori thikën

13:24 - 27/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com