GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Engjëll Balilaj pa asnjë licencë merr tenderin 1.1 MLD lekë të Ujësjellësit të Fierit/ Pse u anualua projekti për 1 vit nga Gentian Alika? Prapaskenat e ndërrimit të 3 drejtorëve

në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 5 min
A A
Engjëll Balilaj pa asnjë licencë merr tenderin 1.1 MLD lekë të Ujësjellësit të Fierit/ Pse u anualua projekti për 1 vit nga Gentian Alika? Prapaskenat e ndërrimit të 3 drejtorëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lufta mes politikanëve për ndarjen e parave të Ujësjellësit Fier zvarrit projektin e furnizimit me ujë të disa lagjeve të qytetit. Në lojë janë 1.1 miliardë lekë. Fillimisht tenderin do ta firmoste njeriu i Ceno Klosit, por më pas klani i Armando Subashit dhe Rajmonda Balilajt, vendosi drejtor një aktivist tjetër të “Rilindjes”.

Kujtojmë se zëvendëskryeministrja Balluku është shefe e shtabit politik të Qarkut Fier. Menjëherë pas zgjedhjeve, Balluku largoi nga posti i drejtorit të Ujësjellësit Mario Bakallin, i cili firmosi tenderat e rekomanduar nga lart.

Para se të largohej kishte bërë gati dokumentet e super tenderit 1.1 miliard lekë për shtrirjen e ujësjellësit në një nga zonat e qytetit Fier. Bakallli nuk e “gëzoi” këtë tender, por dosja i kaloi menjëherë drejtorit të ri Klodjan Mema, që u emërua më 16 korrik 2025. Ky i fundit ishte vendosur në këtë post me ndikimin direkt të deputetit të PS-së, Ceno Klosi.

Tenderi për të cilin po raportojmë është me objekt “Ndërtim rrjet ujësjellësi për zonën DMA 10, Bashkia Fier”. Fillimisht Fondi Limit ishte caktuar 110.8 milionë lekë (të reja) pa TVSH. Pas këtyre përgatitjeve tenderi është shpallur më 19 gusht 2025.

Sipas dokumenteve të dorëzuara në Agjencinë e Prokurimit Publik, tenderi duhej të mbahej më 9 shtator 2025. Pra, banorët e disa lagjeve të Fierit, nga hyrja jugore të qytetit deri në fshatin Mbyet, duhet të gëzoheshin se do të shtrohej një tubacion i ri i ujësjellësit. Por dikush po tallej!

Një ditë para mbajtjes së tenderit, më 8 shtator 2025, drejtori i ri Klodjan Mema ka nxjerrë urdhër për anulimin e procedurës.

Drejtor Mema kishte konstatuar se “dokumentet e tenderit përmbajnë gabime ose mangësi të rëndësishme”. Pra, tenderi 1.1 miliard lekë ishte bërë me gabime!

Dhe për “gabimet” e drejtorit të Ceno Klosit, sa të mbaronin pazaret, banorët duhet të prisnin pa afat që të nisë ndërtimi i ujësjellësit të ri.

Ndërkaq, vazhdonin njoftime nga Ujësjellësi të tipit “do të ketë reduktim në furnizimin me ujë të pijshëm në qytetin e Fierit”, “Nderprerje të përkohshme” apo “Defekt elektrik”.

Ndërkaq, Klodjan Memës i kishte shkuar emri deri në Kuvend, i akuzuar për thurje intrigash nga një zyrtare Drejtorisë së Përgjithshme të Tatim Taksave.

Nuk e dimë gjithë prapaskenën politike, por nuk zgjati shumë dhe Memën e shkarkuan nga detyra. Dy muaj më pas, me ndikimin e kryebashkiakut Armando Subashi dhe ish-prefektes Rajmonda Balilaj, postin do ta merrte Gentian Alika.

Plot 9 muaj u mor drejtori i ri me këtë tender. Nëse gabimi ishte tek shifra e fondit limit, kjo gjë mund të rregullohej brenda një jave. Megjithëse zona ku kërkohet të shtrihet ujësjellësi i ri vazhdon vuan për ujë, drejtor Alika duhet të merrte sinjal nga lart, për ta organizuar tenderin.

Nga një krahasim që i bëmë tenderit të anuluar me atë të shpallur së fundmi në 25 maj 2026, vlera e fondit limit ndryshon me vetëm 12 milionë lekë më pak.

Tenderi i drejtor Alikës ka marrë menjëherë vlerësim negativ nga Open Data Albania. “Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përvec fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”, kështu është klasifikuar procedura. Dhe për këto shkelje tenderi është shenuar me “Flamur të kuq”, për të treguar riskun e korrupsionit.

Në tenderin e mbajtur më 26 qershor 2026 kanë marrë pjesë 4 operatorë ekonomikë, ku 3 janë përjashtuar qysh në fillim.

Kështu, operatorit ekonomik “BALILI KONSTRUKSION”, me ofertë 999 milionë lekë i është hapur rruga të shpallet fitues më 17 korrik 2026.

Theksojmë këtu, se ofertat që nuk u morën në konsideratë mund t’i kursenin buxhetit të shtetit rreth 300 milionë lekë.

Kështu kompania “NDREGJONI” SHPK kishte propozuar ta bënte këtë punë 737 milionë lekë pa TVSH.

Operatori Ekonomik “2 N” SHPK ka ofruar për këtë tender vlerën ekonomike në total 799 milionë lekë pa TVSH.

Edhe sikur t’i marrim të mirëqena vlerësimet e komisionit të Gentian Alikës, ne kemi dyshime se kompania fituese nuk i përmbudh kriteret. Për pasojë, ky tender do të duhej të anulohej sërish.

Sipas dokumenteve të tenderit, operatori ekonomik duhet të paraqesë licencën profesionale të shoqërisë, të vlefshme për zbatimin e punimeve objekt kontrate, të lëshuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila përfshin disa kategori punimesh, sidomos për ujësjellësin.

Gjithashtu, është e nevojshme të merret në QKL licenca me kodin III2B “Për grumbullim dhe transport të mbetjeve inerte”.

Por nga verfikimi që bëmë në QKB ditën e sotme (21 korrik 2026) rezulton se firma nuk ka regjistruar asnjë licencë apo autorizim.

Kjo flet për një neglizhencë të madhe, prandaj dyshojmë se kompania është kualifikuar pa përmbushur kriteret e vecanta.

Këtu duhet të përmendim edhe certifikatat ISO që, sipas dokumenteve të tenderit, janë të nevojshme për të garantuar cilësinë e punimeve të ujësjellësit.

Firma “Balili Konstruksion” shpk, me bazë në Vlorë, ka pronar Engjëll Balilajn, i raportuar vazhdimisht për favorizimet që i bëjnë zyrtarët në prokurime me vlerë të madhe. Tenderat më të korruptuar të Balilajt janë firmosur nga kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako dhe ish-drejtori i Ujësjellësit të Durrësit, Spartak Kovaçi.

Përmendim këtu prokurimin “Rehabilitimi i zonës që preket nga zgjerimi territorial i varrezave të qytetit të Durrësit” në prill 2023, me fondin limit 240,000,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 3 miliardë lekë të vjetra duke përfshirë TVSH.

Ndërsa në 18 shtator 2024, nga e njëjta zyrtare i janë dhënë Balilajt 580 milionë lekë, përmes prokurimit me objekt  ‘Sistemi i trajtimit të ujërave të zeza në Lagjen e re Spitallë’. Tenderi u shënua me flamur korrupsioni.

Dhe sa më i madh abuzimi me fondet, aq më i madh dëmi ndaj interesit publik. Puna me cilësi të dobët në kanalizime, ka sjellë si pasojë përmbytje të përvitshme në Durrës.

Engjëll Balilaj, është favorizuar edhe më herët në tendera të ndryshëm të bashkisë Durrës dhe nga shoqëria e Ujësjellësit Durrës. Kështu më 2017, Balilaj mori nga Spartak Kovaçi, ish-drejtori i Ujësjellësit Durrës, një tender me dy flamuj të kuq (mungesë konkurrence dhe anulim më shumë se dy herë i tenderit). Bëhej fjalë për “përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm të Shkozetit”, zonë që edhe sot vazhdon të vuajë nga kjo mungesë.

Le të shërbejë raportimi ynë për të ngritur vëmendjen e qytetarëve fierakë, që të mos lejojnë vjedhjen e parave të projektit të ujësjellësit.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Engjell BalilajGentian AlikatenderUjësjellësi Fier

Lajme të lidhura

Flakët përfshijnë Pyllin e Sodës, Vlora mbulohet nga tymi, zjarrfikësit përpiqen ta ndalin
Aktualitet

Flakët përfshijnë Pyllin e Sodës, Vlora mbulohet nga tymi, zjarrfikësit përpiqen ta ndalin

16:01 - 26/07/26
“Protestat, pjesëmarrje të jashtëzakonshme”/ Salianji: Rama bashkë me Berishën s’i përfaqësojnë më shqiptarët
Breaking Views

“Protestat, pjesëmarrje të jashtëzakonshme”/ Salianji: Rama bashkë me Berishën s’i përfaqësojnë më shqiptarët

15:45 - 26/07/26
Pengmarrja/ “Më kërcënoi me armë dhe…”, zbardhet dëshmia e ish-partneres së Refit Buzit, misteri ku shkuan 830 mijë paund
Aktualitet

Pengmarrja/ “Më kërcënoi me armë dhe…”, zbardhet dëshmia e ish-partneres së Refit Buzit, misteri ku shkuan 830 mijë paund

15:34 - 26/07/26
Para
Pengmarrja për 400 mijë sterlina e Nertil Buzit, torturat nga banda e vlonjatëve dhe tërheqja nga akuzat

Pengmarrja për 400 mijë sterlina e Nertil Buzit, torturat nga banda e vlonjatëve dhe tërheqja nga akuzat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Flakët përfshijnë Pyllin e Sodës, Vlora mbulohet nga tymi, zjarrfikësit përpiqen ta ndalin
Aktualitet

Flakët përfshijnë Pyllin e Sodës, Vlora mbulohet nga tymi, zjarrfikësit përpiqen ta ndalin

16:01 - 26/07/26

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme Pyllin e Sodës në Vlorë, duke krijuar një re...

Lexo më shumë
“Protestat, pjesëmarrje të jashtëzakonshme”/ Salianji: Rama bashkë me Berishën s’i përfaqësojnë më shqiptarët

“Protestat, pjesëmarrje të jashtëzakonshme”/ Salianji: Rama bashkë me Berishën s’i përfaqësojnë më shqiptarët

15:45 - 26/07/26
Pengmarrja/ “Më kërcënoi me armë dhe…”, zbardhet dëshmia e ish-partneres së Refit Buzit, misteri ku shkuan 830 mijë paund

Pengmarrja/ “Më kërcënoi me armë dhe…”, zbardhet dëshmia e ish-partneres së Refit Buzit, misteri ku shkuan 830 mijë paund

15:34 - 26/07/26
Shqiptarja lidhet me 90-vjeçarin italian të ve, i zhvat qindra mijëra euro dhe blen shtëpi

Shqiptarja lidhet me 90-vjeçarin italian të ve, i zhvat qindra mijëra euro dhe blen shtëpi

15:17 - 26/07/26
Pengmarrja për 400 mijë sterlina e Nertil Buzit, torturat nga banda e vlonjatëve dhe tërheqja nga akuzat

Pengmarrja për 400 mijë sterlina e Nertil Buzit, torturat nga banda e vlonjatëve dhe tërheqja nga akuzat

14:57 - 26/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com