Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të marte, rreth orës 09:40, në aksin e rrugës kombëtare pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, në hyrje të qytetit të Elbasanit.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë 4 automjete, të cilat kanë pësuar dëme të mëdha materiale si pasojë e përplasjes.
Mësohet se dy persona kanë përfunduar në spital.
Rrethanat në të cilat ndodhi aksidenti ende nuk janë të qarta, ndërsa pritet që grupi hetimor të zbardhë shkaqet dhe dinamikën e ngjarjes.
Si pasoje e aksidentit, në zonë u krijuan për pak minuta vështirësi në qarkullimin e automjeteve.










Discussion about this post