GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi nuk ishin në kërkim ndërkombëtar, ata blenë avionë privatë në Europë

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi nuk ishin në kërkim ndërkombëtar, ata blenë avionë privatë në Europë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi nuk u shpallën në kërkim ndërkombëtar, por blenë avionë privatë dhe fluturuan mbi hapësirën e NATO-s dhe BE-së. Gjatë një deklarate për mediat, Berisha u shpreh se arrestimi në Francë i Ermal Beqirit, dëshmon rrezikshmërinë e madhe që paraqet Shqipëria me krimin e organizuar për rajonin dhe Evropën.

Lideri i qeverisë pretendoi se në muajin prill, Agasi ka blerë dy avionë personalë në Austri, duke theksuar se blerja e të cilëve kërkon autorizime të disa institucioneve të Austrisë, vend me një shtet ligjor ndër më të konsoliduarit. Sipas tij, gjatë këtyre muajve, janë të vërtetuara një seri fluturimesh në hapësirën e NATO-s dhe vendeve të BE.

“Arrestimi në Francë i Ermal Beqirit si familjarit të Edi Ramës, Linda Ramës dhe bashkëpunëtorit më të ngushtë të kryemafiozit të Shqipërisë dhe rajonit, Ergys Agasi, dëshmon rrezikshmërinë e madhe që paraqet Shqipëria me krimin e saj të organizuar për rajonin dhe Evropën. Ergys Agasi për muaj të tërë nuk u shpall në kërkim dhe këtu para jush, me 24 prill të vitit 2026, kam denoncuar se Agasi dhe Beqiri nuk janë në kërkim ndërkombëtar. E vërteta është se në muajin prill, Agasi ka blerë dy avionë personalë në Austri. Blerja e të cilëve kërkon autorizime të disa institucioneve të Austrisë, vend me një shtet ligjor ndër më të konsoliduarit.

Jo vetëm që ka blerë avionët në Austri, por ai në qershor ka regjistruar në Slloveni, njërin nga këta avionë dhe biznesin e tij. Ndërkohë gjatë këtyre muajve, janë të vërtetuara një seri fluturimesh në hapësirën e NATO-s dhe vendeve të BE.

Pra, me 24 prill ne denoncuam këtu se Agasi dhe Ermal Beqirin nuk janë në kërkim ndërkombëtar, ndërkohë që urdhër-arresti për ta ishte i datës 25 dhjetor 2025. Pra, edhe katër muaj më vonë, këta nuk ishin. Agasi është i qetë, drejton të gjitha aktivitetet e tij herë nga Durrësi, herë nga Surreli, herë nga Manza, ku t’i dojë qejfi. Kurse Beqiri ndërmori veprimtaritë e tij në disa vende anëtare të BE siç janë Austria, Sllovenia dhe Franca,” tha Berisha

Etiketa: Beqiriberishakerkim

Lajme të lidhura

“Më sekuestruan flamurin, më goditën dhe…”/ “Shabani i Flamurit”: Nuk e lëshova në asnjë moment, çfarë më thanë efektivët gjatë shoqërimit
Aktualitet

“Më sekuestruan flamurin, më goditën dhe…”/ “Shabani i Flamurit”: Nuk e lëshova në asnjë moment, çfarë më thanë efektivët gjatë shoqërimit

11:32 - 29/11/26
Edhe sot protestë kombëtare/ Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, valëviten flamujt kuqezi
Aktualitet

Edhe sot protestë kombëtare/ Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, valëviten flamujt kuqezi

11:20 - 29/11/26
Eksploziv lokalit në Fier/ Pronari: Nuk kam konflikte me askënd, do ketë qenë gabim shënjestre
Aktualitet

Eksploziv lokalit në Fier/ Pronari: Nuk kam konflikte me askënd, do ketë qenë gabim shënjestre

11:13 - 29/11/26
Para
“Askush nuk është mbi ligjin”/ Mesazhi i kryeprokurorit të SPAK, Klodian Braho

Kreu i SPAK: Në 6 muajt e fundit kemi hetuar 16 zyrtarë të lartë dhe sekuestruar 440 mln Euro në prona

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Më sekuestruan flamurin, më goditën dhe…”/ “Shabani i Flamurit”: Nuk e lëshova në asnjë moment, çfarë më thanë efektivët gjatë shoqërimit
Aktualitet

“Më sekuestruan flamurin, më goditën dhe…”/ “Shabani i Flamurit”: Nuk e lëshova në asnjë moment, çfarë më thanë efektivët gjatë shoqërimit

11:32 - 29/11/26

Shaban Brika, i njohur ndryshe si “Shabani i Flamurit”, pasi në çdo protestë shfaqet me flamurin kuqezi në duar, ka...

Lexo më shumë
Edhe sot protestë kombëtare/ Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, valëviten flamujt kuqezi

Edhe sot protestë kombëtare/ Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, valëviten flamujt kuqezi

11:20 - 29/11/26
Eksploziv lokalit në Fier/ Pronari: Nuk kam konflikte me askënd, do ketë qenë gabim shënjestre

Eksploziv lokalit në Fier/ Pronari: Nuk kam konflikte me askënd, do ketë qenë gabim shënjestre

11:13 - 29/11/26
Iu siguronin protestuesve molotovë, fishekzjarre dhe sende të tjera, arrestohet 29-vjeçarja, shpallen në kërkim dy të tjerë

Iu siguronin protestuesve molotovë, fishekzjarre dhe sende të tjera, arrestohet 29-vjeçarja, shpallen në kërkim dy të tjerë

10:26 - 29/11/26
Revoltat kundër qeverisë Rama/ DW: Dita e Pavarësisë përkujtohet mes dy realiteteve, festë dhe protestë

Revoltat kundër qeverisë Rama/ DW: Dita e Pavarësisë përkujtohet mes dy realiteteve, festë dhe protestë

10:03 - 29/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com