Pas përfundimit të fjalimeve përpara kryeministrisë, qytetarët kanë lënë një mesazh të shkruar me shkronja të mëdha përpara Kryeministrisë. Protestuesit shkruan frazën “Boulevard of Hope” (Bulevardi i Shpresës), duke e shoqëruar atë me thirrje për ndryshim politik dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Pas këtij mesazhi qytetarët e shumtë në numër nisën marshimin në rrugë të ndryshme të Tiranës. Protestuesit janë zhvendosur nga kryeministria nëpër rrugët e Tiranës, duke përcjellë mesazhe kundër qeverisë. “Dorëheqje”, “Ju erdhi fundi”, “Revolucion”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Nuk na përfaqësoni”, dhe “O Erion o legen prite Ramën se po vjen”, janë disa nga thirrjet që kanë brohorit në kor protestuesit.
gijotina.com/









Discussion about this post