Dinamo ka mësuar kundërshtarin e mundshëm në fazën “play-off” të Ligës së Konferencës, në rast se arrin të eliminojë letonezët e Audas në raundin aktual.
Shorti i hedhur nga UEFA ka rezervuar një sfidë shumë të vështirë për skuadrën kryeqytetase.
Nëse kalon Audan, Dinamo do të përballet me humbësin e çiftit Pafos – Salzburg.
Në letër, bëhet fjalë për një kundërshtar me eksperiencë të madhe europiane.
Pafosi ishte pjesëmarrës në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar, ndërsa Salzburgu është një nga klubet më të konsoliduara në arenën ndërkombëtare dhe pjesë e projektit të njohur Red Bull.
Megjithatë, përpara se të mendojë për “play-off”-in, Dinamo duhet të përqendrohet te dueli me Audan, ku synon të sigurojë kualifikimin dhe të vazhdojë ëndrrën europiane.
Nëse ia del, e pret një tjetër provë e madhe për një vend në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.










Discussion about this post