GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Flakët mbi Krujë, evakuohen banorët, zjarri 50 metra larg spitalit

në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Flakët mbi Krujë, evakuohen banorët, zjarri 50 metra larg spitalit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas disa orësh betejë me flakët, vihet nën kontroll zjarri në Krujë! S’ka më rrezik për banesat, thane ne mesnate autoritetet. Një vatër zjarri e shkaktuar nga dora e njeriut ka marrë përmasa të mëdha duke rrezikuar banesat dhe bizneset. Nga flakët kërcënohej edhe spitali, pasi një vatër raportohej mbrëmë vetëm 50 metra larg qendrës spitalore.

Me mijëra banorë u evakuuan mbrëmë nga lagjet e Krujës për shkak të zjarrit masiv. Kishte shkëputje të energjisë në gjithë qytetin.

“Situata është shumë e keqe. Shteti s’ka marrë asnjë lloj mase. Kjo lagje mund të ketë mbi 100 shtëpi, pa shkuar te pallatet. Dy banesa janë djegur”, tha një banor i lagjes Barabit.

Barabiti ishte ndër më të rrezikuarat. Ndërkohë disa banorë kundërshtonin të largoheshin nga banesat dhe në disa raste u nxorën me forcë.

Qindra banorë janë detyruar të lënë banesat dhe në zonën e Barabit e Llubanit. Për shkak të rrezikut nga flakët, në 5 lagje është stakuar energjia elektrike.

Autori i zjarrëvënies Qemal Berhami është vënë në pranga. Ai i kishte vënë flakën barishteve pranë shtëpisë së tij, por zjarri është përhapur duke rrezikuar banorët e Krujës. Terreni i thepisur vështirësoi punën e zjarrfikësve për shuarjen e flakëve. Gjatë ditës është punuar me 3 helikopterë për shuarjen e flakëve, por në mbërmjë ndërhyrja nga ajri është ndërprerë.

Drejtori i spitalit Krujë deklaroi mbreme se të gjithë pacientët janë evakuuar pas urdhrit të Policisë së Shtetit dhe janë dërguar në Tiranë. Ndërkohë në strukturën spitalore janë marrë masat e nevojshme për të përballuar çfarëdo situatë të mundshme. Vatra e zjarrit raportohet vetëm 50 metra larg qendrës spitalore.

“Ne si spital kemi marrë masa që të gjithë pacientët të evakuohen sipas urdhrit të Policisë së Shtetit. Gjithashtu stafi mjekësor është në gatishmëri për çdo situatë të papritur. Edhe sistemi zjarrfikës i spitalit është i testuar dhe gati për çdo lloj situate. Shpresojmë të mos ketë dëme në njerëz, por jemi në gatishmëri për çdo lloj situate”, përfundoi drejtori.

gijotina.com/

Etiketa: Krujezjarri

Lajme të lidhura

Divjaka kundër bashkimit me Lushnjën, djegin teserat e PS: Mos na prekni identitetin!
Breaking Views

Divjaka kundër bashkimit me Lushnjën, djegin teserat e PS: Mos na prekni identitetin!

10:00 - 09/08/26
Pamjet e arrestimit të autorit të vrasjes së 20-vjeçarit në Korçë (VIDEO)
Aktualitet

Pamjet e arrestimit të autorit të vrasjes së 20-vjeçarit në Korçë (VIDEO)

09:31 - 09/08/26
Arrestohet i moshuari, ndezi zjarr për djegien e barit, por flakët u përhapën në malin e Krujës
Aktualitet

Arrestohet i moshuari, ndezi zjarr për djegien e barit, por flakët u përhapën në malin e Krujës

09:05 - 09/08/26
Para
Zjarri në Krujë drejt shuarjes, dy helikopterë ndërhyjnë nga ajri

Zjarri në Krujë drejt shuarjes, dy helikopterë ndërhyjnë nga ajri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Divjaka kundër bashkimit me Lushnjën, djegin teserat e PS: Mos na prekni identitetin!
Breaking Views

Divjaka kundër bashkimit me Lushnjën, djegin teserat e PS: Mos na prekni identitetin!

10:00 - 09/08/26

Në Divjakë qytetarët vijojnë të mblidhen çdo mbrëmje në shesh kundër projektit të reformës së re territoriale. Kërkesa kryesore e...

Lexo më shumë
Pamjet e arrestimit të autorit të vrasjes së 20-vjeçarit në Korçë (VIDEO)

Pamjet e arrestimit të autorit të vrasjes së 20-vjeçarit në Korçë (VIDEO)

09:31 - 09/08/26
Arrestohet i moshuari, ndezi zjarr për djegien e barit, por flakët u përhapën në malin e Krujës

Arrestohet i moshuari, ndezi zjarr për djegien e barit, por flakët u përhapën në malin e Krujës

09:05 - 09/08/26
Zjarri në Krujë drejt shuarjes, dy helikopterë ndërhyjnë nga ajri

Zjarri në Krujë drejt shuarjes, dy helikopterë ndërhyjnë nga ajri

08:45 - 09/08/26
Flakët mbi Krujë, evakuohen banorët, zjarri 50 metra larg spitalit

Flakët mbi Krujë, evakuohen banorët, zjarri 50 metra larg spitalit

08:30 - 09/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com