Në protestën e 72-të në Tiranë sot ka folur edhe Lavdie Nela, ish-e burgosur politike e regjimit komunist dhe bashkëshortja e poetit Havzi Nela.
Në fjalën e mbajtur, ajo ka sjellë në vëmendje historinë e saj të persekutimit dhe ekzekutimit të bashkëshortit të saj gjatë diktaturës.
Ajo u shpreh se “priste nga Rama që të kërkonte falje, por nuk e bëri”.
Duke folur për ekzekutimin e Havzi Nelës, ajo akuzoi drejtuesit e kohës për firmosjen e dënimit dhe solli në vëmendje edhe qëndrimin e Partisë Socialiste të asaj kohe, duke bërë një lidhje me drejtimin e sotëm politik të vendit.
“Diktatori Ramiz Alia dhe Kristaq Rama firmosen varjen e poetit dhe ekzekuton në mes të qytetit të Kukësit. Kur trupi valëvitej në mes të Kukësit, partia e Edi Ramës hidhte valle. Të dashur djem e vajza, mua komunizmi më la pa familje, pa fëmijë dhe kam 35 vite që përballemi me urrejtjen e partisë dhe ekzekutorin, Edi Rama, që mban postin e kryeministrit.
Forcat politike pas viteve 1990 nuk i dënuan krimet e komunizmit. Ju djem dhe vajza shqiptare prej 72 ditësh kur ju shoh këtu më bëhet zemra mal. Ju jeni fëmijët e mi dhe të Havzi Nelës se po çoni përpara kauzën e lirisë që u vra poeti”, tha Levdie Nela.










Discussion about this post