Tashmë është zyrtare, kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Berat Gjimshiti ka bërë hapin e radhës në karrierë.
Ai ka vendosur t’i bashkohet skuadrës nga Arabia Saudite, Al-Diriyah si përforcimi i madh në mbrojtje.
Al-Diriyah, pagoi rreth 3 milionë euro për shërbimet e kapitenit kuqezi.
Gjimshiti kaloi plot 10 vite tek Atalanta duke bërë 254 paraqitje me skuadrën bergamaske, ku arriti suksesin më të madh duke fituar Europa League në vitin 2024.
Ka qenë vetë klubi që nëpërmjet një video në faqen zyrtare ka prezantuar Gjimshitin si afrimin e radhës në këtë merkato vere.










Discussion about this post