GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Studimi i Eurostat tregon se Shqipëria është lavatriçja nr.1 në botë e parave të drogës”- Berisha: Zhvlerësimin e euros e paguan qytetari

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Studimi i Eurostat tregon se Shqipëria është lavatriçja nr.1 në botë e parave të drogës”- Berisha: Zhvlerësimin e euros e paguan qytetari
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i PD-së, Sali Berisha, nga selia blu foli me gazetarët duke komentuar studimin e fundit të Eurostat.

Sipas tij, ky studim zbulon qartazi se Shqipëria është lavatriçe e parave të pista të drogës, përmes betonit.

Berisha u ndal dhe te zhvlerësimi i euros 10 vitet e fundit, duke e cilësuar si një barrë shumë të rëndë për qytetarin shqiptar.

Ai i bëri thirrje Komisionit Europian të ndale dhe të shikojë narko-shtetin shqiptar, pasi dëmton jo vetëm Shqipërinë, por edhe rajonin dhe më gjerë.

Berisha: Eurostat gjen se leku është monedha më e fortë në botë. Në raport me euron. Gjen se euro në Shqipëri është zhvlerësuar më shumë se në çdo vend tjetër 33%.

Gjen se zhvlerësimi i dytë më i madh i euros është 18%. Kjo është Izraeli. Gjen se me ekonomi 10 herë 15 më të fuqishme se e Shqipërisë.

Zhvlerësimi i tretë është Zvicra me ekonomi trilion. Ka një zhvlerësim të lehtë me 6% në Meksikë, te Sinaloa. Në Serbi me dinarin. Zhvlerësim me dollarin e Singaporit. Kemi transformimin përfundimtar, leku transformohet në narkos. Sot e tutje nuk do të quhet më lek por do quhet narkos. Kjo do jetë monedha e re e Shqipërisë.

Me këtë të dhënë, studim të eurostat, Shqipëria de facto shpallet lavatriçja kryesore e parave të drogës mbi tokë. U interesova për të parë, kursin e këmbimit të pesos në Kolumbi. Nuk ka pësuar zhvlerësim euro në Kolumbi, as dollara. Sepse paraja e madhe vjen në Shqipëri.

Kontejnerët me euro dhe dollarë vijnë me gjëmi në Shqipëri. Pra midis të gjitha vendeve të cituara si narko shtete, Shqipëria e Edi Ramës rezulton më narko shtet se çdo shtet tjetër. Këtë goditje shkatërrimtare për ekonominë shqiptare. Zhvlerësimi me 33% nga 2016, rënia me 2013 është edhe më e thellë.

Të gjithë faturën e saj e paguajnë në mënyrën më të dhimbshme qytetarët e thjeshtë shqiptarë. Të gjithë faturën e saj e paguajnë në mënyrën më të dhimbshme fermerët shqiptarë, sipërmarrësit e ndershëm shqiptarë.

I gjithë ky përfitim shkon në kontot e baronëve të drogës dhe qytetarëve të lidhur me ta. Ky studim dëshmon edhe një herë se Shqipëria është lavatriçja nr1 në botë e parave të drogës. Kam një thirrje për 3 institucione.

Banka Botërore, FMN të cilët kanë bërë një investim monetar dhe në No hoë 35 vjeçar në ekonominë e Shqipërisë. Dhe tani që shohin të përmbysur të gjithë ato për çka ato kanë subvencionuar duhet të ngrenë zërin e tyre të ndihmojnë Shqipërinë për të shpëtuar nga kjo tirani droge që po shkatërron ekonominë shqiptare.

I bëj thirrje Komisionit Europian, të ndalet te narko shteti. Ka zëra që e mohojnë por i garantoj se nuk janë në të mirën dhe as interesin e BE, KE as edhe të shqiptarëve. Pavarësisht nga fjalët, narko leku është i pamëshirë ndaj ekonomisë dhe qytetarëve shqiptarë. Përbën rrezik shumë serioz. Edhe për rajonin dhe më gjerë.

Etiketa: berishaeuroEurostatKryesore1

Lajme të lidhura

Atentati me tritol në Gjirokastër/ Merren në pyetje 23 persona! Familjarët e Beqir Devollit: Kishte 1 vit që ruhej
Aktualitet

Atentati me tritol në Gjirokastër/ Merren në pyetje 23 persona! Familjarët e Beqir Devollit: Kishte 1 vit që ruhej

12:56 - 12/10/26
Afera e AKSHI-t/ Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK
Aktualitet

Afera e AKSHI-t/ Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

12:24 - 12/10/26
Qytetarët para SPAK me pankarta: Arresto Ballukun! Drejtësi
Aktualitet

Qytetarët para SPAK me pankarta: Arresto Ballukun! Drejtësi

12:11 - 12/10/26
Para

Discussion about this post

TË FUNDIT

Atentati me tritol në Gjirokastër/ Merren në pyetje 23 persona! Familjarët e Beqir Devollit: Kishte 1 vit që ruhej
Aktualitet

Atentati me tritol në Gjirokastër/ Merren në pyetje 23 persona! Familjarët e Beqir Devollit: Kishte 1 vit që ruhej

12:56 - 12/10/26

Beqir Devolli, 45-vjeçari që humbi jetën në atentatin me tritol në Gjirokastër, kishte një vit që ruhej. Këtë informacion kanë...

Lexo më shumë
“Studimi i Eurostat tregon se Shqipëria është lavatriçja nr.1 në botë e parave të drogës”- Berisha: Zhvlerësimin e euros e paguan qytetari

“Studimi i Eurostat tregon se Shqipëria është lavatriçja nr.1 në botë e parave të drogës”- Berisha: Zhvlerësimin e euros e paguan qytetari

12:35 - 12/10/26
Afera e AKSHI-t/ Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Afera e AKSHI-t/ Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

12:24 - 12/10/26
Qytetarët para SPAK me pankarta: Arresto Ballukun! Drejtësi

Qytetarët para SPAK me pankarta: Arresto Ballukun! Drejtësi

12:11 - 12/10/26
Ministri izraelit në Tiranë, Shqipëria dhe Izraeli firmosin marrëveshje të re bashkëpunimi

Ministri izraelit në Tiranë, Shqipëria dhe Izraeli firmosin marrëveshje të re bashkëpunimi

12:05 - 12/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com