GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vidhnin biçikletat në Tiranë, i shisnin në Milot, kapen autorët

10:23 - 30/01/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vidhnin biçikletat në Tiranë, i shisnin në Milot, kapen autorët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisariati i Policisë Nr. 1, ka finalizuar me sukses operacioni policor të koduar “Red Jacket”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Në pranga kanë rënë  shtetasi E. Gj., 41 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, dhe D. D., 19 vjeç, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Këta shtetas kanë realizuar 13 raste të vjedhjeve të motomjeteve dhe biçikletave.

 

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kohë dhe vende të ndryshme kryenin vjedhje biçikletash dhe motomjetesh. Pasi afroheshin në vendqëndrimet e biçikletave ose motomjeteve, mbikëqyrnin lëvizjet e qytetarëve që i parkonin në këto pika, më pas i vidhnin dhe me një mjet të marrë me qira, i transportonin drejt Fushë-Krujës dhe Milotit, për ti shitur.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se këta shtetas janë autorë të 13 rasteve të vjedhjeve të ndryshme, konkretisht:

* Më datë 22.02.2021, në sheshin “Skënderbej”, dyshohet se kanë vjedhur motomjetin në pronësi të shtetasit E. S.;

* Më datë 14.04.2021 , në rrugën “Ibrahim Rrugova”, dyshohet se kanë vjedhur biçikletën në pronësti të shtetasit F. P.;

* Më datë 13.10.2021, në rrugën “Kastriotët”, dyshohet se kanë vjedhur biçikletën në pronësi të shtetasit K. S.;

* Më datë 15.10.2021, në “Rrugën e Barrikadave” dyshohet se kanë vjedhur biçikletën në pronësi të shtetasit R. K.;

* Më datë 29.10.2021, në vendin e quajtur “Kthesa e Kamzës”, dyshohet se kanë vjedhur biçikletën në pronësi të shtetasit L. D.;

* Më datë 21.11.2021, në rrugën “Arkitekt Sinani”, dyshohet se kanë vjedhur biçikletën në pronësi të shtetasit A. L.;

* Më datë 15.12.2021, në sheshin “Skënderbej”, dyshohet se kanë vjedhur motomjetin në pronësi të shtetasit E. S.;

* Më datë 16.01.2022, në rrugën “Kareman Ylli”, dyshohet se kanë vjedhur biçikletën në pronësi të shtetasit K. R.;

* Më datë 19.01.2022, dyshohet se kanë vjedhur biçikletën në pronësit të shtetasit R. R.;

* Më datë 19.01.2022, në sheshin “Skënderbej”, dyshohet se kanë vjedhur motomjetin në pronësi të shtetasit D. S.;

* Më datë 20.01.2022, dyshohet se kanë vjedhur biçikletën në pronësi të shtetases K. Ç.;

* Më datë 22.01.2022, në rrugën “Marije Kraja”, dyshohet se kanë vjedhur motomjetin në pronësit të shtetasit Gj. H.;

* Më datë 25.01.2022, në rrugën “Gjergj Filipi”, dyshohet se kanë vjedhur motomjetin në pronësit të shtetasit Sh. Xh.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Etiketa: bicikletamotomjeteVjedhje

Lajme të lidhura

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne
Aktualitet

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25
Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”
Aktualitet

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

11:45 - 06/12/25
Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës
Aktualitet

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25
Para
“Zjarr” në Air Albania mes Tiranës dhe Kukësit, në fushë edhe Vllaznia me Kastriotin

“Zjarr” në Air Albania mes Tiranës dhe Kukësit, në fushë edhe Vllaznia me Kastriotin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne
Aktualitet

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare mbi ekonominë, biznesin, inovacionin dhe teknologjinë (ICEBIT 2025), të zhvilluar...

Lexo më shumë
Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

11:45 - 06/12/25
Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25
Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com