GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zhupa kundër Kumbaros: Vetëm një autor shqiptar në 10 librat e rekomanduar për nxënësit

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Debati për licencimin e mësuesve përplas Zhupën me Kumbaron: Erdhe ti dhe na shpike rrotën…!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka reaguar ndaj listës me 10 libra të rekomanduar nga Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, për nxënësit gjatë periudhës së verës.

Zhupa ngre shqetësimin se në listë vetëm një prej veprave është nga një autor shqiptar, një përfaqësim i pamjaftueshëm i letërsisë vendase. Deputetja demokrate thekson gjithashtu vështirësitë me të cilat përballen sot autorët shqiptarë për t’u promovuar dhe për të gjetur lexues, ndërsa të rinjtë janë gjithnjë e më shumë të ekspozuar ndaj përmbajtjeve të huaja përmes rrjeteve sociale dhe platformave digjitale.

Reagimi i plotë: 

Nuk është normale që nga 10 libra që Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, u rekomandon nxënësve për të lexuar gjatë verës, vetëm 1 të jetë nga një autor shqiptar.

“Kronikë në gur” e Kadaresë është një vepër e jashtëzakonshme, por letërsia shqiptare nuk mund të përfaqësohet me vetëm një titull në një listë prej 10 librash. Nëse duam të edukojmë një brez që lexon, që njeh gjuhën dhe kulturën e vet dhe që krijon lidhje me historinë e vendit të tij, atëherë autorët shqiptarë duhet të kenë një vend shumë më të rëndësishëm në rekomandimet e vetë ministres së arsimit.

Sot autorët shqiptarë përballen me vështirësi të mëdha për t’u promovuar dhe për të gjetur lexues, ndërsa të rinjtë janë gjithnjë e më shumë të ekspozuar ndaj përmbajtjeve të huaja në rrjetet sociale dhe platformat digjitale. 

Dhe pikërisht për këto arsye por edhe për faktin se kemi autor dhe vepra të shkelqyera duhet promovuar librin shqip, duke krijuar hapësira për autorët vendas, duke i afruar ata me nxënësit dhe duke mbështetur botimin e letërsisë shqiptare. 

Të rekomandosh libra të huaj është e dobishme, por të harrosh pothuajse tërësisht autorët shqiptarë është një sinjal i gabuar. Qëndrimet e ministres së arsimit nuk duhet vetëm t’i afrojnë fëmijët të lexojnë, por edhe t’i ndihmojë ata të njohin, të duan dhe të vlerësojnë kulturën dhe letërsinë e vendit të tyre.

Etiketa: kumbaroLibraZhupa

Lajme të lidhura

KLSH kontroll tek Tatimet: Mungojnë 122 miliardë lekë, si u miratua shpenzimi pa fonde në arkë
Aktualitet

Serveri i Tatimeve në kaos! Sistemi nuk fiskalizon faturat, bizneset nuk arkëtojnë dot

13:40 - 17/08/26
Të rinjtë protestojnë para SPAK me pankarta, kërkojnë drejtësi për dosjet e korrupsionit
Aktualitet

Të rinjtë protestojnë para SPAK me pankarta, kërkojnë drejtësi për dosjet e korrupsionit

13:21 - 17/08/26
U përplas nga një motomjet teksa lëvizte me biçikletë/ Ndërron jetë në spital babai i ministres Adea Pirdeni, në pranga shoferi
Aktualitet

Aksident në Durrës/ 26-vjeçari përplasi këmbësorin te vijat e bardha, humb jetën 66-vjeçari

13:10 - 17/08/26
Para
“Frikë në kampin e qeverisë”, Berisha: Krijohet komisioni ‘Balla’, viktima e parë do jetë Niko Peleshi

"Frikë në kampin e qeverisë”, Berisha: Krijohet komisioni 'Balla', viktima e parë do jetë Niko Peleshi

Discussion about this post

TË FUNDIT

KLSH kontroll tek Tatimet: Mungojnë 122 miliardë lekë, si u miratua shpenzimi pa fonde në arkë
Aktualitet

Serveri i Tatimeve në kaos! Sistemi nuk fiskalizon faturat, bizneset nuk arkëtojnë dot

13:40 - 17/08/26

Mijëra fatura të lëshuara nga bizneset dhe të pranuara nga sistemi, rezultojnë të pafiskualizuara. Pak ditë pas çmimit të parë...

Lexo më shumë
Legjionarët kuqezi protagonistë me gola dhe asiste! Laçi, Seferi e Hoxha shënojnë

Legjionarët kuqezi protagonistë me gola dhe asiste! Laçi, Seferi e Hoxha shënojnë

13:37 - 17/08/26
Të rinjtë protestojnë para SPAK me pankarta, kërkojnë drejtësi për dosjet e korrupsionit

Të rinjtë protestojnë para SPAK me pankarta, kërkojnë drejtësi për dosjet e korrupsionit

13:21 - 17/08/26
U përplas nga një motomjet teksa lëvizte me biçikletë/ Ndërron jetë në spital babai i ministres Adea Pirdeni, në pranga shoferi

Aksident në Durrës/ 26-vjeçari përplasi këmbësorin te vijat e bardha, humb jetën 66-vjeçari

13:10 - 17/08/26
“Frikë në kampin e qeverisë”, Berisha: Krijohet komisioni ‘Balla’, viktima e parë do jetë Niko Peleshi

“Frikë në kampin e qeverisë”, Berisha: Krijohet komisioni ‘Balla’, viktima e parë do jetë Niko Peleshi

12:45 - 17/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com