GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Të rinjtë protestojnë para SPAK me pankarta, kërkojnë drejtësi për dosjet e korrupsionit

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Të rinjtë protestojnë para SPAK me pankarta, kërkojnë drejtësi për dosjet e korrupsionit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Edhe ditën e sotme, një grup të rinjsh kanë protestuar para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), duke kërkuar hetim dhe drejtësi për disa prej çështjeve më të diskutuara të viteve të fundit.

Të rinjtë u shfaqën me pankarta në duar, përmes të cilave i kërkuan SPAK-ut të mos harrojë dosjet që, sipas tyre, ende nuk kanë marrë një përgjigje përfundimtare nga drejtësia. Në pankarta u përmendën ndër të tjera dosja e Portit të Durrësit, çështja McGonigal, projekti në Zvërnec, patronazhistët dhe inceneratorët.

Protestuesit kanë kërkuar që institucionet e drejtësisë të hetojnë atë që ata e konsiderojnë si keqqeverisje dhe korrupsion, duke bërë thirrje edhe për përgjegjësi penale për zyrtarët që, sipas tyre, janë të përfshirë në këto çështje.

Kjo nuk është protesta e parë e këtij grupi të rinjsh para SPAK-ut. Në disa raste të mëparshme, ata janë mbledhur para institucionit duke kërkuar hetimin e zyrtarëve të lartë të qeverisë, si dhe arrestimin e kryeministrit Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Protestat e përsëritura synojnë të mbajnë në vëmendje publike dosjet e shumëpërfolura dhe t’u bëjnë presion institucioneve të drejtësisë për të dhënë përgjigje mbi hetimet dhe përgjegjësitë që mund të dalin prej tyre.

Të rinjtë kanë paralajmëruar se do të vijojnë të kërkojnë transparencë dhe drejtësi për çështjet që i konsiderojnë të pazbardhura.

Image

ImageImageImageImageImage

Etiketa: Kryesore1protesteSpakte rinj

Lajme të lidhura

Tentativë arratisjeje nga burgu i Parmës, dyshohet për përfshirjen e një grupi shqiptarësh
Aktualitet

Tentativë arratisjeje nga burgu i Parmës, dyshohet për përfshirjen e një grupi shqiptarësh

14:24 - 17/08/26
KLSH kontroll tek Tatimet: Mungojnë 122 miliardë lekë, si u miratua shpenzimi pa fonde në arkë
Aktualitet

Serveri i Tatimeve në kaos! Sistemi nuk fiskalizon faturat, bizneset nuk arkëtojnë dot

13:40 - 17/08/26
U përplas nga një motomjet teksa lëvizte me biçikletë/ Ndërron jetë në spital babai i ministres Adea Pirdeni, në pranga shoferi
Aktualitet

Aksident në Durrës/ 26-vjeçari përplasi këmbësorin te vijat e bardha, humb jetën 66-vjeçari

13:10 - 17/08/26
Para
Legjionarët kuqezi protagonistë me gola dhe asiste! Laçi, Seferi e Hoxha shënojnë

Legjionarët kuqezi protagonistë me gola dhe asiste! Laçi, Seferi e Hoxha shënojnë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tentativë arratisjeje nga burgu i Parmës, dyshohet për përfshirjen e një grupi shqiptarësh
Aktualitet

Tentativë arratisjeje nga burgu i Parmës, dyshohet për përfshirjen e një grupi shqiptarësh

14:24 - 17/08/26

Një tjetër tentativë e dyshuar për arratisje është regjistruar pranë burgut të Parmës, në Itali, ku autoritetet kanë gjetur një...

Lexo më shumë
Gjermania: Programi bërthamor iranian i kompromentuar rëndë nga sulmet

Sondazhi në Gjermani: AfD ruan epërsinë, CDU/CSU zbret në nivelin më të dobët në gati 5 vjet

13:59 - 17/08/26
KLSH kontroll tek Tatimet: Mungojnë 122 miliardë lekë, si u miratua shpenzimi pa fonde në arkë

Serveri i Tatimeve në kaos! Sistemi nuk fiskalizon faturat, bizneset nuk arkëtojnë dot

13:40 - 17/08/26
Legjionarët kuqezi protagonistë me gola dhe asiste! Laçi, Seferi e Hoxha shënojnë

Legjionarët kuqezi protagonistë me gola dhe asiste! Laçi, Seferi e Hoxha shënojnë

13:37 - 17/08/26
Të rinjtë protestojnë para SPAK me pankarta, kërkojnë drejtësi për dosjet e korrupsionit

Të rinjtë protestojnë para SPAK me pankarta, kërkojnë drejtësi për dosjet e korrupsionit

13:21 - 17/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com