GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”/ Trajneri Bushi: Nuk shkojmë thjesht për të marrë pjesë, synojmë një paraqitje dinjitoze

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”/ Trajneri Bushi: Nuk shkojmë thjesht për të marrë pjesë, synojmë një paraqitje dinjitoze
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kombëtarja shqiptare U-21 do të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, teksa trajneri Alban Bushi ka publikuar listën e futbollistëve që do të përfaqësojnë Shqipërinë në këtë kompeticion të rëndësishëm ndërkombëtar.

Pas publikimit të listës, trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, ka folur për fshf.org për pritshmëritë, objektivat dhe rëndësinë e këtij turneu për një grup të ri futbollistësh kuqezi.

“Jemi shumë të motivuar që Shqipëria do të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare. Për ne nuk është thjesht një turne, por një mundësi për të treguar karakterin, personalitetin dhe mentalitetin e futbollit shqiptar. E dimë që grupi është shumë i fortë, Italia, Kosova dhe Algjeria. I respektojmë shumë këto skuadra, por do të shkojmë atje jo thjesht për të qenë pjesëmarrës, por për t’i konkurruar ato.

Objektivi ynë është që të kualifikohemi. E dimë që është e vështirë, por futbolli nuk fitohet vetëm me emra dhe histori, por me organizim, besim dhe mbi gjithçka për të luftuar për çdo top. Lista është pothuajse krejt e re. Është një listë me lojtarë të datëlindjeve shumë të vogla, 2006, 2007 dhe 2008 që do të jenë sezonin tjetër me ekipin shpresa. Edhe për ata është një mundësi e mirë për të treguar vlerat e tyre dhe për t’u matur me futbollin europian. Pavarësisht se nuk janë në gjendje optimale sepse kampionati i Kategorisë së Parë nuk ka filluar akoma, po unë mendoj që do të jetë një performancë shumë e mirë”, – – tha Bushi.

Trajneri i Kombëtares U-21 vlerëson gjithashtu sfidën e parë ndaj Italisë dhe kohën e shkurtër në dispozicion për përgatitjen e skuadrës. Bushi thekson se stafi teknik do të punojë për t’u përcjellë futbollistëve idetë dhe strategjitë e nevojshme për përballjen me një prej kundërshtarëve më të fortë të grupit.

“Koha në dispozicion është shumë e vogël. Sot është e mërkurë dhe ne do të luajmë të shtunën me Italinë në orën 21:00. Do të mundohemi dhe ne si staf për të dhënë idetë dhe strategjitë tona se si do të luajmë ndaj Italisë. Për ne çdo ndeshje do të jetë si një finale. Duhet të jemi shumë dinjitoz në performancën tonë dhe kemi shumë dëshirë që ta fitojmë këtë turne”, – tha Alban Bushi.

 

Etiketa: Bushilojera mesdhetare

Lajme të lidhura

Përplasje e fortë në FIFA, largohet drejtori që kritikoi Infantinon
Sport

Përplasje e fortë në FIFA, largohet drejtori që kritikoi Infantinon

19:31 - 18/08/26
Conference League/ Arbitrat shqiptarë vendosin drejtësi në dy sfida të fazës play-off
Sport

Conference League/ Arbitrat shqiptarë vendosin drejtësi në dy sfida të fazës play-off

16:53 - 18/08/26
Egnatia dhe Dinamo, mes ambicies për të prekur historinë në Europë dhe “ngërçit” në Superiore
Sport

Egnatia dhe Dinamo, mes ambicies për të prekur historinë në Europë dhe “ngërçit” në Superiore

15:07 - 18/08/26
Para
SHBA braktis 4iG, anulon nënshkrimin e marrëveshjes me pronarin e ONE Albania në minutën e fundit

SHBA braktis 4iG, anulon nënshkrimin e marrëveshjes me pronarin e ONE Albania në minutën e fundit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Uncategorized

Patosi përsëri në protestë kundër hartës së re territoriale, banorët: Mos e shkrini bashkinë me Fierin

12:06 - 19/08/26

Banorët e Patosit kanë dalë sërish në protestë kundër propozimit për hartën e re territoriale, që parashikon bashkimin e Bashkisë...

Lexo më shumë
I akuzuar për lidhje me atentatin në Rinas, arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla

U arrestua dy ditë më parë, Gjykata lë në burg Ylli Zallën! Avokati: Nuk paraqet rrezikshmëri të lartë

11:42 - 19/08/26
“Ma nxiu jetën, e urreja”/ Tentoi të fshihte vrasjen e të atit, si u ‘thye’ para policëve 26-vjecarja nga Fieri: Lekët…

67-vjeçari nga Fieri bie nga lartësia në Orikum, dërgohet me urgjencë në spital

11:37 - 19/08/26
Tabaku: Pensionet, më pak se gjysma e pagës mesatare

Tabaku publikon shifrat: Rritje vetëm në letër, si po gënjen qeveria për eksportet nga Shqipëria

11:33 - 19/08/26
PD: Propaganda e Ramës ‘10 milionë turistë’ nuk e fsheh dot dështimin e shtetit përballë krimit

PD: Propaganda e Ramës ‘10 milionë turistë’ nuk e fsheh dot dështimin e shtetit përballë krimit

11:19 - 19/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com