Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në Krastë të Krujës, ku një person ka qëlluar me armë në ajër për të larguar zjarrfikësit që kishin shkuar për të ndërhyrë kundër flakëve.
Ngjarja ka ndodhur sot, ndërsa në disa pika të Krastës janë regjistruar njëkohësisht pesë vatra zjarri.
Sipas informacioneve të raportuara, personi ka qëlluar në ajër në momentin kur forcat zjarrfikëse ndodheshin në zonë. Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar.
Nuk janë bërë të ditura rrethanat e të shtënave, identiteti i personit që ka përdorur armën apo nëse policia ka ndërhyrë për identifikimin dhe ndalimin e tij.
Ndërkohë, situata me zjarret mbetet problematike. Era po favorizon përhapjen e flakëve dhe po vështirëson ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.
Pesë vatrat janë regjistruar pranë zonave ku gjatë ditëve të fundit janë shfaqur zjarre të tjera. Për momentin nuk raportohet rrezik për banesat apo bizneset pranë zonës.
Për shuarjen e flakëve po zhvillohet ndërhyrje nga toka dhe ajri, ndërsa zjarrfikësit po punojnë për izolimin e vatrave dhe ndalimin e përhapjes së zjarrit në sipërfaqet me bimësi.









Discussion about this post