GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Profesor Susaj: Studentët dhe pedagogët në shtator të ngrihen në protestë! Të shporrim prostitucionin politik shqiptar

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Profesor Susaj: Studentët dhe pedagogët në shtator të ngrihen në protestë! Të shporrim prostitucionin politik shqiptar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Profesori Lush Susaj iu bëri thirrje qytetarëve që të ngrihen për të larguar qeverinë dhe klasën politike, të cilën e cilësoi si “prostitucioni politik shqiptar”, që sipas tij, ka shkaktuar këtë gjendje në të cilën ndodhet vendi.

Ai theksoi se korrupsioni duhet të shpallet tradhti ndërsa të korruptuarit  tradhtar të kombit, pasi siç shtoi ai, vetëm atëherë nuk do t’i shtrijnë duart për të vjedhur pronat e qytetarëve.

“E mora fjalën sonte për të ndarë me ju kënaqësinë më të madhe dhe të vërtetën historike që, sikurse natën e parë, edhe sot, në natën, në ditën e 87-të, jo vetëm që nuk jemi demotivuar e dobësuar, po, përkundrazi, jemi më të fortë e më të bashkuar e më të vendosur se kurrë për t’i shkuar deri në fund rikthimit të demokracisë dhe pluralizmit real në Shqipëri.

E me këtë rast i bëj thirrje të gjithë shqiptarëve kudo që janë, e në mënyrë të veçantë qytetarisë së Tiranës, e sidomos tiranasve autoktonë, që të vijnë në Sheshin e Lirisë. Sepse çdo grimcë e kësaj toke ka emrin tuaj, gjakun tuaj, mundin tuaj dhe historinë tuaj, e mos ta turpërojmë as mundin, as gjakun, as historinë.

Dhe të vijnë në shesh, sepse kjo është protesta, jo protestë e partive, jo protestë e partive që dolën nga mitra e përgjakur e Partisë së Punës që ka pasur zyrat te kjo ndërtesa këtu përballë, por është protesta e çdo shqiptari në zemrën e të cilit asht Shqipëria, e çdo shqiptari që zemra e të cilit rreh për Shqipërinë, dhe asht gati me pushue për Shqipërinë.

Kjo është e vetmja protestë që do të shpronësojë njëherë e përgjithmonë të gjithë kakistokracinë, marrëzinë, oligarkinë, fëlliqësinë dhe prostitucionin politik shqiptar, i cili e ka sjellë vendin në këtë gjendje të pafavorshme, dhe po rrezikon edhe qenien e shtetit shqiptar.

Kjo është protesta e popullit shqiptar, e cila do të shpronësojë njëherë e përgjithmonë korrupsionin, duke shpallur korrupsionin tradhti kombëtare dhe të korruptuarit tradhtarë të kombit shqiptar.

Dhe dijeni mirë që vetëm atëherë zagarët e qeverisjes nuk do të mund të shtrijnë dorën mbi pronat shtetërore, as mbi pronat e shqiptarëve.

Kjo është protesta që mbjell bashkim dhe dashuri midis popullit dhe protestuesve, e jo urrejtje. E me këtë rast i bëj thirrje të gjithë njerëzve të jenë të durueshëm e të mos bien pre e provokimeve.

Çdo rënie pre e provokimeve, jo se cenon këtë protestë, se kjo është protestë shembullore, por i jep material atyre që e duan të keqen e Shqipërisë. Prandaj, kurajo e durim. Durimi është forcë dhe atdhetari.

Duhet të kemi parasysh, kjo është protesta që i kthen nderin dhe dinjitetin mësuesit dhe arsimit shqiptar. Jemi vendi që shpallemi me mbi 60% analfabetë funksionalë. Jemi vendi që nga 2015-ta e sot, për 10 vjet, kemi humbur 16 vende, 19 vende, më falni, 19 vende në renditjen ndërkombëtare.

Prandaj i kthen nderin dhe dinjitetin mësuesit, mjekut, ushtarakut, punëtorit, vajzës, nënës, gjithkujt, dhe ia heq nderin dhe dinjitetin e rrejshëm këtyre pushtetarëve injorantë që nuk dinë të lexojnë as shifrat numerike, të gjithë atyre që, me votën e vjedhur, i sulën fronit.

Kjo protestë do ta shpronësojë përgjithmonë elitën e rrejshme të komunizmit. Poshtë komunizmi, poshtë diktatura!

Çdo shqiptar që nuk e kupton se çfarë i ka sjellë komunizmi dhe diktatura Shqipërisë, kurrë nuk bëhet hajër, sepse ai nuk mund të quhet shqiptar.

Dhe po ju kujtoj edhe diçka tjetër për nxënësit dhe studentët. Duhet të keni parasysh, fillon shtatori. Vijnë fletë të reja për nxënësit dhe studentët e Shqipërisë.

Shkollat dhe universitetet e Shqipërisë nuk është se kanë ndryshuar shumë nga qershori. Siç i keni lënë, i gjeni. Veç i gjeni në kushte më të rënda, sepse janë rritur çmimet e qirave, janë rritur çmimet e ushqimeve, janë rritur çmimet e përballimit të shpenzimeve, kur punësimi dhe ekonomia nuk kanë pësuar të njëjtën rritje.

Nuk kemi as kampuse universitare, as konvikte, as qendra shkencore, as biblioteka. Studentët dhe nxënësit e Shqipërisë janë lënë në mëshirë të fatit.

Pakt për Universitetin i tregoi gjithë Shqipërisë dhe botës që nuk mund të ketë një mashtrim të dytë me besën. Ajo ishte besa e parë që u shkel nga qeveria, e kjo nuk do të përsëritet.

Çdo shqiptar që i beson të pabesit, pëson fatin që pësuan studentët dhe pedagogët.

Me këtë rast i bëj thirrje çdo studenti dhe profesori e mësuesi të ngrihet në protestë! Dhe pse? Sepse këtë rast nuk jemi në kushtet e vitit 2018-2019.

Ta dinë studentët dhe nxënësit e Shqipërisë se këtë herë, prindërit e tyre nuk do të shantazhohen, nuk do të tradhtojnë, nuk do të votojnë kundërshtarëve të fëmijëve të tyre.

Këto 70 ditë qëndrese janë të mjaftueshme për t’i treguar çdo shqiptari se çfarë do të thotë kur shet të ardhmen e fëmijëve. Se kur shet të ardhmen e fëmijëve, fëmija ikën e ta lë shtëpinë bosh, t’i lë shkollat bosh, t’i lë universitetet bosh.“

Këtë e kanë bërë horrat.

Dhe së dyti, ta dinë studentët dhe nxënësit e Shqipërisë që mësuesit dhe nxënësit e Shqipërisë, pavarësisht edhe atyre që e kanë gëlltitur lugën e çorbës së prishur, nuk do t’i tradhtojnë, nuk do t’i lënë vetëm sikur në 2018-2019-ën.

Prandaj, thirrje kolegëve të nderuar: ejani në Sheshin e Lirisë, ejani me betimin e Zotit e me detyrën funksionale që keni për të qenë prindër të nxënësve dhe studentëve të Shqipërisë.

Dhe po e mbyll duke falënderuar Zotin që jemi bashkë, duke e falënderuar çdo protestues.

Rroftë Bashkimi Evropian, rrofshin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rroftë çdo shqiptar që kontribuon në protestë për prosperitetin e Shqipërisë.

 

 

Etiketa: pedagogeprotesteStudente

Lajme të lidhura

Nga avioni te kështjella dhe fotoja me Macron, media franceze ‘zbërthen’ Ermal Beqirin
Aktualitet

Nga avioni te kështjella dhe fotoja me Macron, media franceze ‘zbërthen’ Ermal Beqirin

22:22 - 25/08/26
Ra nga 50 metra lartësi, shpëton mrekullisht 51-vjeçari në Mallakastër
Aktualitet

Ra nga 50 metra lartësi, shpëton mrekullisht 51-vjeçari në Mallakastër

21:59 - 25/08/26
Protestuesja: Nuk mund të rri në shtëpi e përulur ndaj një pushteti që po na merr shpirtin
Aktualitet

Protestuesja: Nuk mund të rri në shtëpi e përulur ndaj një pushteti që po na merr shpirtin

21:18 - 25/08/26
Para
Emigranti nga New York: Ne jemi populli o maskarenj! Të gjithë bashkë do e rrëzojmë Ramën

Emigranti nga New York: Ne jemi populli o maskarenj! Të gjithë bashkë do e rrëzojmë Ramën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nga avioni te kështjella dhe fotoja me Macron, media franceze ‘zbërthen’ Ermal Beqirin
Aktualitet

Nga avioni te kështjella dhe fotoja me Macron, media franceze ‘zbërthen’ Ermal Beqirin

22:22 - 25/08/26

Biznesmeni shqiptar Ermal Beqiri do të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim në Francë, ndërsa drejtësia franceze shqyrton çështjen e tij...

Lexo më shumë
Ra nga 50 metra lartësi, shpëton mrekullisht 51-vjeçari në Mallakastër

Ra nga 50 metra lartësi, shpëton mrekullisht 51-vjeçari në Mallakastër

21:59 - 25/08/26
U nda nga jeta në moshën 80-vjeçare ikona e muzikës, Trump shpall 7 ditë zie për Dolly Parton

U nda nga jeta në moshën 80-vjeçare ikona e muzikës, Trump shpall 7 ditë zie për Dolly Parton

21:40 - 25/08/26
Protestuesja: Nuk mund të rri në shtëpi e përulur ndaj një pushteti që po na merr shpirtin

Protestuesja: Nuk mund të rri në shtëpi e përulur ndaj një pushteti që po na merr shpirtin

21:18 - 25/08/26
Emigranti nga New York: Ne jemi populli o maskarenj! Të gjithë bashkë do e rrëzojmë Ramën

Emigranti nga New York: Ne jemi populli o maskarenj! Të gjithë bashkë do e rrëzojmë Ramën

21:03 - 25/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com