GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“M’u errësuan sytë”, 53-vjeçari shqiptar pranon vrasjen e gruas para fëmijëve

në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
“M’u errësuan sytë”, 53-vjeçari shqiptar pranon vrasjen e gruas para fëmijëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

53-vjeçari shqiptar, Bujar Meço, banues në Rodopi të Greqisë, ka pranuar se ka vrarë bashkëshorten e tij 44-vjeçare. Sipas ekspertizës mjekoligjore, gruaja humbi jetën pas një goditjeje të vetme me thikë në qafë.

Pas krimit, 53-vjeçari tentoi t’i japë fund jetës dhe aktualisht ndodhet i shtruar në spital. Pas daljes nga spitali, pritet të dërgohet para prokurorit.

Sipas informacioneve të mediave greke, pas arrestimit ai ka pranuar autorësinë dhe ka pretenduar se “i janë errësuar sytë” dhe se ka sulmuar bashkëshorten në një moment nervozizmi. Për ngjarjen kanë dhënë dëshmi edhe fëmijët e çiftit.

Sipas ekspertizës mjekoligjore, goditja në pjesën e qafës ishte e thellë. Tehu i thikës ka depërtuar deri në mushkërinë e djathtë, duke shkaktuar hemorragji të rëndë të brendshme dhe të jashtme.

Nuk janë konstatuar dëmtime të tjera në trupin e viktimës. Mjekët ligjorë vlerësojnë se vdekja ka ardhur shumë shpejt, rreth 3 deri në 5 minuta pas goditjes. Thika e përdorur në krim dyshohet se kishte një teh rreth 20 centimetra të gjatë.

Avokatja e viktimës, Evgenia Kolia, ka bërë të ditur se episodi i dhunës në familje i vitit 2022 nuk ishte i vetmi. Sipas saj, 44-vjeçarja ishte sulmuar disa herë nga bashkëshorti i saj.

“Viktima ishte sulmuar shumë herë nga bashkëshorti i saj. Nuk ishte vetëm episodi i vitit 2022”, ka deklaruar avokatja, duke theksuar se bëhej fjalë për një histori dhune që kishte zgjatur ndër vite.

Sipas saj, ndër shkaqet që lidhen me dhunën ishin xhelozia e bashkëshortit dhe përpjekja e gruas për të fituar pavarësi ekonomike.

Avokatja ka nënvizuar gjithashtu se viktimat e dhunës në familje shpesh e kanë të vështirë të largohen nga një marrëdhënie abuzive për arsye ekonomike. Në rastin e 44-vjeçares, sipas saj, rol kishte edhe çështja e lejes së qëndrimit, për të cilën të ardhurat përbënin një kriter të rëndësishëm.

Etiketa: 53 vjecariGreqiVrasja gruas

Lajme të lidhura

Salianji: Do t’u drejtohem institucioneve dhe do të hyj në garë për kreun e PD-së, edhe me gjyq
Breaking Views

Salianji: Do t’u drejtohem institucioneve dhe do të hyj në garë për kreun e PD-së, edhe me gjyq

23:10 - 12/10/26
“Shkatërroi garën në parti”, Salianji: Berisha nuk flet për Kullën te Pallati Kongreseve, është bashkë me Ramën
Breaking Views

“Shkatërroi garën në parti”, Salianji: Berisha nuk flet për Kullën te Pallati Kongreseve, është bashkë me Ramën

22:27 - 12/10/26
Policia ndalon aktivistët e protestës Arben Kola dhe Dritan Goxhaj (VIDEO)
Breaking Views

Policia ndalon aktivistët e protestës Arben Kola dhe Dritan Goxhaj (VIDEO)

22:08 - 12/10/26
Para
Arrestimi i Agasit, nga ndjekja në rrugë te sekuestrimi i “Land Rover”-it/ Për çfarë e akuzon SPAK

Arrestimi i Agasit, nga ndjekja në rrugë te sekuestrimi i “Land Rover”-it/ Për çfarë e akuzon SPAK

Discussion about this post

TË FUNDIT

Salianji: Do t’u drejtohem institucioneve dhe do të hyj në garë për kreun e PD-së, edhe me gjyq
Breaking Views

Salianji: Do t’u drejtohem institucioneve dhe do të hyj në garë për kreun e PD-së, edhe me gjyq

23:10 - 12/10/26

Ervin Salianji ka deklaruar se do të ndërmarrë hapa institucionalë për të garuar për drejtimin e Partisë Demokratike, duke theksuar...

Lexo më shumë
“Shkatërroi garën në parti”, Salianji: Berisha nuk flet për Kullën te Pallati Kongreseve, është bashkë me Ramën

“Shkatërroi garën në parti”, Salianji: Berisha nuk flet për Kullën te Pallati Kongreseve, është bashkë me Ramën

22:27 - 12/10/26
Policia ndalon aktivistët e protestës Arben Kola dhe Dritan Goxhaj (VIDEO)

Policia ndalon aktivistët e protestës Arben Kola dhe Dritan Goxhaj (VIDEO)

22:08 - 12/10/26
Anton Martini largohet nga Hetimi Tatimor, në vend të tij emërohet Everest Kazheli, vjen nga Kadastra

Anton Martini largohet nga Hetimi Tatimor, në vend të tij emërohet Everest Kazheli, vjen nga Kadastra

21:32 - 12/10/26
“Merrni 3 mijë paund dhe shkoni në Shqipëri”/ Britania po na sjell sirianë? Zbulohet letra e Home Office

“Merrni 3 mijë paund dhe shkoni në Shqipëri”/ Britania po na sjell sirianë? Zbulohet letra e Home Office

21:06 - 12/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com