GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Arrestohet italiani në Tiranë, vodhi Audin Q5 dhe u përplas me disa makina gjatë arratisjes

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Arrestohet italiani në Tiranë, vodhi Audin Q5 dhe u përplas me disa makina gjatë arratisjes
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një shtetas italian është arrestuar në Tiranë nga efektivët e Komisariatit Nr. 6 dhe ata të Policisë Rrugore, pasi kishte vjedhur një automjet tip Audi Q5.

Vjedhja ndodhi në një rrugë dytësore, ku pronari i Audi-t sapo kishte dalë nga makina dhe e kishte lënë të ndezur.

Shtetasi italian ka hipur në automjet dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Ai ka përshkuar zonën e Astirit, ndërsa policia i është vënë në ndjekje. Gjatë ndjekjes, shtetasi italian ka kryer manovra të gabuara dhe është përplasur me disa makina.

Gjatë ndjekjes është lënduar edhe një punonjës policie, fatmirësisht pa plagë të rënda.

Në fund, shtetasi italian është arrestuar nga policia.

Nga verifikimet ka rezultuar se ai ishte nën efektin e drogës.

Njoftimi:

Tiranë/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Last Escape”

Vodhi një automjet dhe, gjatë tentativës për t’u larguar, përplasi disa automjete dhe goditi një punonjës Policie, arrestohet në flagrancë 35-vjeçari italian.

Sekuestrohet automjeti i vjedhur audi Q5, që drejtohej nga 35-vjeçari, pa leje.

Pas marrjes së njoftimit se në rrugën dytësore Durrës-Tiranë, pranë një subjekti ishte vjedhur një automjet tip “Audi Q5”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Last Escape”, si rezultat i të cilit u bë i mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit italian A. E., 35 vjeç, banues në Itali.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se shtetasi A. E., rreth orës 19:00 të datës 29.08.2026, ka vjedhur automjetin tip “Audi Q5” në rrugën dytësore Durrës-Tiranë.

Ky shtetas gjatë tentativës për t’u larguar, pas ndjekjes policore, ka përplasur disa automjete të tjera dhe më pas ka goditur me automjet një punonjës Policie, i cili si pasojë ka marrë dëmtime të lehta në krah.

Materialet i janë referuar Prokurorisë, për veprime të metejshme.

Etiketa: ArrestimItalianVjedhje

Lajme të lidhura

Bie niveli në Fierzë/ Rezerva hidrike tkurret, reshjet mungojnë dhe temperaturat e larta vijojnë
Aktualitet

Bie niveli në Fierzë/ Rezerva hidrike tkurret, reshjet mungojnë dhe temperaturat e larta vijojnë

10:37 - 30/08/26
Socialistët dogjën teserat! Bashkitë e Dimalit dhe Poliçanit kundër shkrirjes me Beratin: Do sjellë shpopullimin e zonës
Aktualitet

Socialistët dogjën teserat! Bashkitë e Dimalit dhe Poliçanit kundër shkrirjes me Beratin: Do sjellë shpopullimin e zonës

09:45 - 30/08/26
91 ditë revoltë/ Qytetarët vijojnë protestat, kërkohet dorëheqja e Ramës: Shqipëria e rinisë, jo e partisë!
Aktualitet

Shqiptarët nuk ndalen! Sot dita e 92 e rezistencës, qytetarët: Nuk tërhiqemi pa larguar këtë kryeministër të shitur

07:49 - 30/08/26
Para
Socialistët dogjën teserat! Bashkitë e Dimalit dhe Poliçanit kundër shkrirjes me Beratin: Do sjellë shpopullimin e zonës

Socialistët dogjën teserat! Bashkitë e Dimalit dhe Poliçanit kundër shkrirjes me Beratin: Do sjellë shpopullimin e zonës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bie niveli në Fierzë/ Rezerva hidrike tkurret, reshjet mungojnë dhe temperaturat e larta vijojnë
Aktualitet

Bie niveli në Fierzë/ Rezerva hidrike tkurret, reshjet mungojnë dhe temperaturat e larta vijojnë

10:37 - 30/08/26

Gjatë javës që lamë pas, niveli i ujit ka shënuar një tjetër rënie të ndjeshme. Kuota maksimale e Fierzës shkon...

Lexo më shumë
Incidentet në Elbasan/ FSHF paralajmëron masa për Vllazninë, reagon klubi shkodran: Çështja të gjykohet me paanësi!

Incidentet në Elbasan/ FSHF paralajmëron masa për Vllazninë, reagon klubi shkodran: Çështja të gjykohet me paanësi!

10:18 - 30/08/26
Khamenei thirrje myslimanëve: Të bashkohemi dhe të njohim armikun tonë të vërtetë

Khamenei thirrje myslimanëve: Të bashkohemi dhe të njohim armikun tonë të vërtetë

09:58 - 30/08/26
Socialistët dogjën teserat! Bashkitë e Dimalit dhe Poliçanit kundër shkrirjes me Beratin: Do sjellë shpopullimin e zonës

Socialistët dogjën teserat! Bashkitë e Dimalit dhe Poliçanit kundër shkrirjes me Beratin: Do sjellë shpopullimin e zonës

09:45 - 30/08/26
Arrestohet italiani në Tiranë, vodhi Audin Q5 dhe u përplas me disa makina gjatë arratisjes

Arrestohet italiani në Tiranë, vodhi Audin Q5 dhe u përplas me disa makina gjatë arratisjes

09:07 - 30/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com