GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Po merrte pjesë në ceremoninë mortore të kushëririt, hajduti i futet në makinë këngëtarit dhe i merr paratë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Po merrte pjesë në ceremoninë mortore të kushëririt, hajduti i futet në makinë këngëtarit dhe i merr paratë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këngëtari i muzikës popullore, Bledar Hoxhaj, ka denoncuar se ka rënë pre e një vjedhjeje në Fier, teksa ndodhej në ceremoninë mortore të kushëririt të tij të parë.

Sipas asaj që Hoxhaj ka bërë publike në rrjetet sociale, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00, kur një person është futur në automjetin e tij tip “Audi Q5”, me ngjyrë gri të errët. Këngëtari pretendon se personi ka marrë paratë që ndodheshin në portofolin e lënë brenda automjetit, ndërsa vetë portofolin nuk e ka marrë.

Hoxhaj thotë se momenti është regjistruar nga kamerat e sigurisë, të cilat kanë fiksuar edhe personin duke hyrë në automjet. Sipas tij, pas vjedhjes, autori është larguar me një automjet tip “Opel”, me ngjyrë gri të hapur.

Përmes postimit, këngëtari u ka bërë apel qytetarëve që mund të njohin personin, të kenë parë automjetin ose të disponojnë informacione të vlefshme, që ta kontaktojnë.

Ai ka bërë të ditur gjithashtu se pamjet e kamerave të sigurisë do t’u vihen në dispozicion organeve përkatëse.

Reagimi i plotë:

Apel për ndihmë

Gjatë ceremonisë mortore të vëllait tim (kushëri i parë), rreth orës 10 e pak minuta, një person është futur në makinën time Audi Q5, ngjyrë gri e errët, dhe ka marrë vetëm paratë që ndodheshin brenda portofolit. Portofolin e ka lënë në makinë.

Gjithçka është e filmuar nga kamerat e sigurisë, përfshirë momentin kur personi futet në makinë. Pas kësaj, personi largohet me një makinë Opel, ngjyrë gri e hapur.

Nëse dikush e njeh personin, ka parë makinën ose ka ndonjë informacion që mund të ndihmojë, ju lutem të më kontaktojë.

Pamjet do t’u dorëzohen organeve përkatëse.

Në një ditë zie, kur isha duke përcjellë vëllain tim për në banesën e fundit, është shumë e dhimbshme të ndodhë edhe diçka e tillë.

Ju lutem, shpërndajeni që informacioni të arrijë te personi i duhur.

Po merrte pjesë në ceremoninë mortore të kushëririt,
Etiketa: hajdutkengetarMakine

Lajme të lidhura

Bardhi: Shqipëria me karburantet më të shtrenjta në rajon, qeveria duhet të ndërhyjë
Aktualitet

Bardhi: Shqipëria me karburantet më të shtrenjta në rajon, qeveria duhet të ndërhyjë

13:04 - 30/08/26
U përplas me “Jet Ski” në plazhin e Llamanit, ndërron jetë 16-vjeçari
Aktualitet

U fut me Jet Ski në zonën e pushuesve në Ksamil, gjobitet me 500 mijë lekë dhe i bllokohet mjeti

11:31 - 30/08/26
Sondazhi/ Kosto e rritur e jetesës, shqetësimi kryesor i shqiptarëve
Aktualitet

Çmime europiane, por paga shqiptare! Paradoksi i kostos së jetesës në Shqipëri

10:55 - 30/08/26
Para
Khamenei thirrje myslimanëve: Të bashkohemi dhe të njohim armikun tonë të vërtetë

Khamenei thirrje myslimanëve: Të bashkohemi dhe të njohim armikun tonë të vërtetë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bardhi: Shqipëria me karburantet më të shtrenjta në rajon, qeveria duhet të ndërhyjë
Aktualitet

Bardhi: Shqipëria me karburantet më të shtrenjta në rajon, qeveria duhet të ndërhyjë

13:04 - 30/08/26

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar për çmimin e karburanteve në Shqipëri, duke akuzuar qeverinë...

Lexo më shumë
“Shpresoj të sjell emra të rinj!” Maran paralajmëron ndryshime te Kombëtarja, mesazh edhe për Brojën

“Shpresoj të sjell emra të rinj!” Maran paralajmëron ndryshime te Kombëtarja, mesazh edhe për Brojën

12:54 - 30/08/26
‘Pleshti’ nuk di të ndalet! Messi magjeps sërish në MLS duke shënuar katër gola dhe dhuruar show

‘Pleshti’ nuk di të ndalet! Messi magjeps sërish në MLS duke shënuar katër gola dhe dhuruar show

12:38 - 30/08/26
Khamenei thirrje myslimanëve: Të bashkohemi dhe të njohim armikun tonë të vërtetë

Khamenei thirrje myslimanëve: Të bashkohemi dhe të njohim armikun tonë të vërtetë

12:15 - 30/08/26
Po merrte pjesë në ceremoninë mortore të kushëririt, hajduti i futet në makinë këngëtarit dhe i merr paratë

Po merrte pjesë në ceremoninë mortore të kushëririt, hajduti i futet në makinë këngëtarit dhe i merr paratë

11:47 - 30/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com