GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“Klubi ynë hedh poshtë çdo akuzë pa prova”, Elbasani distancohet nga dhuna pas sfidës me Vllazninë

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
“Klubi ynë hedh poshtë çdo akuzë pa prova”, Elbasani distancohet nga dhuna pas sfidës me Vllazninë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Klubi i Elbasani ka reaguar në lidhje me kaosin që përfshiu përfundimin e sfidës mbrëmjen e djeshme përballë Vllaznisë. Ndeshja përfundoi me shifrat 1-1, por “spektakli” i vërtetë nisi pas duelit në fushë.

Ndërsa klubi “verdheblu” mohon që ndonjë pjesëtar i stafit apo persona nën përgjegjësinë e klubit të kenë ushtruar dhunë, ashtu siç u pretendua më herët, për sulm fizik ndaj Emiljano Mustës.

Ndër të tjera, Elbasani fton palën “akuzuese” që të paraqesë fakte, për të gjitha akuzat e bëra. Sipas klubit “verdheblu” këto akuza janë të pabazuara dhe se Elbasani nuk do të heshtë para diçkaje të tillë.

DEKLARATA:

Në lidhje me pretendimet e publikuara pas ndeshjes AF Elbasani – KF Vllaznia, klubi ynë hedh poshtë kategorikisht çdo akuzë për mosrespektim të procedurave të organizimit të një ndeshjeje pa praninë e tifozëve, si dhe çdo pretendim për ushtrim dhune ndaj lojtarëve apo përfaqësuesve të ekipit kundërshtar.

Theksojmë qartë se nga ana e AF Elbasanit, stafit apo personave nën përgjegjësinë apo jo të klubit nuk është ushtruar asnjë formë dhune. Përkundrazi, incidenti i dhunshëm i regjistruar pas përfundimit të ndeshjes është evidentuar dhe dënuar publikisht edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit, në reagimin e saj zyrtar.

AF Elbasani, në bashkëpunim me kompaninë e sigurisë dhe përfaqësuesit e Policisë së Shtetit, ka ndjekur me përpikëri procedurat dhe masat e nevojshme për mbarëvajtjen dhe sigurinë e ndeshjes.

Ftojmë çdo palë që ka ngritur akuza ndaj klubit tonë të paraqesë fakte, prova apo materiale filmike konkrete që vërtetojnë pretendimet e bëra. Nëse paraqitet një provë e tillë për shkelje, klubi do të marrë menjëherë masat përkatëse.

AF Elbasani nuk do të heshtë përballë akuzave të pabazuara dhe nuk do të lejojë që emri i klubit të përdoret për të zhvendosur përgjegjësinë për ngjarje që nuk janë shkaktuar prej tij.

Etiketa: dhunaElbasani

Lajme të lidhura

“Shpresoj të sjell emra të rinj!” Maran paralajmëron ndryshime te Kombëtarja, mesazh edhe për Brojën
Sport

“Shpresoj të sjell emra të rinj!” Maran paralajmëron ndryshime te Kombëtarja, mesazh edhe për Brojën

12:54 - 30/08/26
‘Pleshti’ nuk di të ndalet! Messi magjeps sërish në MLS duke shënuar katër gola dhe dhuruar show
Sport

‘Pleshti’ nuk di të ndalet! Messi magjeps sërish në MLS duke shënuar katër gola dhe dhuruar show

12:38 - 30/08/26
Incidentet në Elbasan/ FSHF paralajmëron masa për Vllazninë, reagon klubi shkodran: Çështja të gjykohet me paanësi!
Sport

Incidentet në Elbasan/ FSHF paralajmëron masa për Vllazninë, reagon klubi shkodran: Çështja të gjykohet me paanësi!

10:18 - 30/08/26
Para
U përplas me “Jet Ski” në plazhin e Llamanit, ndërron jetë 16-vjeçari

U fut me Jet Ski në zonën e pushuesve në Ksamil, gjobitet me 500 mijë lekë dhe i bllokohet mjeti

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Shpresoj të sjell emra të rinj!” Maran paralajmëron ndryshime te Kombëtarja, mesazh edhe për Brojën
Sport

“Shpresoj të sjell emra të rinj!” Maran paralajmëron ndryshime te Kombëtarja, mesazh edhe për Brojën

12:54 - 30/08/26

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran,ka folur për temat e aktualitetit të kuqezinjve në prag të nisjes së ndeshjeve zyrtare....

Lexo më shumë
‘Pleshti’ nuk di të ndalet! Messi magjeps sërish në MLS duke shënuar katër gola dhe dhuruar show

‘Pleshti’ nuk di të ndalet! Messi magjeps sërish në MLS duke shënuar katër gola dhe dhuruar show

12:38 - 30/08/26
Khamenei thirrje myslimanëve: Të bashkohemi dhe të njohim armikun tonë të vërtetë

Khamenei thirrje myslimanëve: Të bashkohemi dhe të njohim armikun tonë të vërtetë

12:15 - 30/08/26
Po merrte pjesë në ceremoninë mortore të kushëririt, hajduti i futet në makinë këngëtarit dhe i merr paratë

Po merrte pjesë në ceremoninë mortore të kushëririt, hajduti i futet në makinë këngëtarit dhe i merr paratë

11:47 - 30/08/26
U përplas me “Jet Ski” në plazhin e Llamanit, ndërron jetë 16-vjeçari

U fut me Jet Ski në zonën e pushuesve në Ksamil, gjobitet me 500 mijë lekë dhe i bllokohet mjeti

11:31 - 30/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com