GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Beteja për liqenin, Kanadaja sfidon Trump dhe vendos tabelën: Ontario, sot dhe gjithmonë

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Beteja për liqenin, Kanadaja sfidon Trump dhe vendos tabelën: Ontario, sot dhe gjithmonë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i Ontarios, Doug Ford, i është përgjigjur presidentit amerikan Donald Trump pas vendimit të këtij të fundit për të ndryshuar, në përdorimin zyrtar amerikan, emrin e Liqenit Ontario në “Lake America”.

Ford prezantoi një tabelë të madhe të vendosur në anën kanadeze, ku shkruhet: “Lake Ontario. Now and Always”  “Liqeni Ontario. Tani dhe përgjithmonë”.

Reagimi erdhi pasi Trump nënshkroi të enjten një urdhër ekzekutiv për përdorimin e emrit të ri nga autoritetet amerikane. Presidenti publikoi gjithashtu në rrjetet sociale disa video të krijuara me inteligjencë artificiale lidhur me liqenin, i cili shtrihet mes Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara.

“Shumë kohë përpara Presidentit Trump, ky liqen quhej Liqeni Ontario. Shumë kohë pasi Presidenti Trump të jetë larguar, ai do të vazhdojë të quhet Liqeni Ontario”, deklaroi Ford.

Kryeministri i provincës kanadeze e lidhi vendimin e Trump edhe me përplasjet e fundit mes dy vendeve, duke pretenduar se presidentit amerikan “nuk i pëlqeu që Ontario dhe Kanadaja mbrojtën veten”.

Duke folur përpara tabelës së re, Ford tha se mesazhi synonte të riafirmonte qëndrimin e provincës së tij.

“Në rast se Presidenti Trump apo dikush tjetër harron, e kemi vendosur këtë tabelë për t’ua kujtuar: është Liqeni Ontario, tani dhe përgjithmonë”, tha ai.

Përplasja vjen mes tensioneve tregtare

Debati për emrin e liqenit zhvillohet në një periudhë tensionesh të reja tregtare mes Uashingtonit dhe Otavës, pasi negociatat mes palëve nuk sollën marrëveshje.

Shtetet e Bashkuara vendosën tarifa të reja prej 50% ndaj rreth 20 miliardë dollarëve mallra kanadeze, ndërsa Kanadaja njoftoi masa tarifore kundërpërgjigjëse, të cilat pritet të hyjnë në fuqi muajin e ardhshëm.

Trump deklaroi se urdhri për emërtimin “Lake America” hyri në fuqi menjëherë pas nënshkrimit. Megjithatë, vendimi përcakton mënyrën se si SHBA-ja i referohet liqenit dhe nuk detyron Kanadanë apo vende të tjera të përdorin të njëjtin emërtim.

Të shtunën, Google njoftoi se emërtimi ishte ndryshuar në shërbimin e hartave për përdoruesit në Shtetet e Bashkuara.

Etiketa: KanadaliqeniTrump

Lajme të lidhura

“Ekuipazhi u largua para pasagjerëve,” dëshmitë e të mbijetuarve pas mbytjes së tragetit në brigjet e Qipros
Botë

“Ekuipazhi u largua para pasagjerëve,” dëshmitë e të mbijetuarve pas mbytjes së tragetit në brigjet e Qipros

18:52 - 30/08/26
Anija me rreth 300 persona në bord përmbyset në Mesdhe, nis operacion i madh shpëtimi
Botë

Anija me rreth 300 persona në bord përmbyset në Mesdhe, nis operacion i madh shpëtimi

15:15 - 30/08/26
Islanda i thotë “Jo” Europës, votuesit mbyllin derën për rinisjen e negociatave me BE-në
Botë

Islanda i thotë “Jo” Europës, votuesit mbyllin derën për rinisjen e negociatave me BE-në

13:41 - 30/08/26
Para
Aksident tragjik në Mirditë! Makina del nga rruga dhe bie në greminë, një i vdekur dhe dy të plagosur

Aksident tragjik në Mirditë! Makina del nga rruga dhe bie në greminë, një i vdekur dhe dy të plagosur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Makina bie në greminë! Vdes 20 vjeçari pasagjer, shoferi dhe një 15 vjeçar nisen me helikopter në Tiranë (Emri)
Aktualitet

Makina bie në greminë! Vdes 20 vjeçari pasagjer, shoferi dhe një 15 vjeçar nisen me helikopter në Tiranë (Emri)

19:24 - 30/08/26

Një aksident i rëndë automobilistik i mori jetën një 20 vjeçari ndërsa dy të tjerë po luftojnë me jetë në...

Lexo më shumë
“Ekuipazhi u largua para pasagjerëve,” dëshmitë e të mbijetuarve pas mbytjes së tragetit në brigjet e Qipros

“Ekuipazhi u largua para pasagjerëve,” dëshmitë e të mbijetuarve pas mbytjes së tragetit në brigjet e Qipros

18:52 - 30/08/26
Vjen edhe goli i parë me ekipin e ri, Mirlind Daku “shpërthen” në Rusi

Vjen edhe goli i parë me ekipin e ri, Mirlind Daku “shpërthen” në Rusi

18:44 - 30/08/26
Ish-këshilltari i Putinit paralajmëron Europën: Lufta me Rusinë po bëhet e pashmangshme

Ish-këshilltari i Putinit paralajmëron Europën: Lufta me Rusinë po bëhet e pashmangshme

18:42 - 30/08/26
Aksident tragjik në Mirditë! Makina del nga rruga dhe bie në greminë, një i vdekur dhe dy të plagosur

Aksident tragjik në Mirditë! Makina del nga rruga dhe bie në greminë, një i vdekur dhe dy të plagosur

18:21 - 30/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com