Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të hënë ku një shtetase rreth 37-vjeç shtatzënë ka humbur jetën, së bashku me fëmijën 7-muajsh në bark.
Nëna 37-vjeçare kishte shtatzëninë e parë dhe ishte rreth 28-29 javëshe.
Sipas të dhënave nga spitali, ajo ka shkuar në spital rreth orës 01:00 të mëngjesit në Pogradec, pasi kishte pasur dhimbje barku, të cilat i kishte duruar në kushte shtëpie për 24 orë.
Pas mbërritjes në maternitet, është konstatuar se kishte gjak në bark dhe është reanimuar deri në stabilizimin e gjendjes, për t’u nisur drejt Tiranës, por rrugës gjendja është përkeqësuar dhe ka ndërruar jetë.










Discussion about this post