GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bllokimi i llogarive në rrjetet sociale/ Bardhi: Rama po ndjek metodat e Vuçiçit, censurë kundër zërave kritikë

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Bllokimi i llogarive në rrjetet sociale/ Bardhi: Rama po ndjek metodat e Vuçiçit, censurë kundër zërave kritikë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me bllokimin e disa llogarive në Instagram të qytetarëve që kanë shprehur mbështetje për protestat kundër qeverisë.

Bardhi e ka krahasuar situatën në Shqipëri me zhvillimet në Serbi gjatë protestave masive kundër qeverisë së Aleksandar Vuçiçit. Sipas tij, edhe në Shqipëri po përdoren mekanizma që synojnë kufizimin e zërave kritikë në rrjetet sociale.

Përmes një reagimi publik, Bardhi akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përdor censurën për të mbuluar, sipas tij, dështimet e qeverisë dhe për të kufizuar shprehjen e kundërshtarëve politikë.

“Ajo që ndodhi në Serbinë e Vuçiçit gjatë protestave masive të studentëve kundër qeverisë, po shfaqet sot edhe në Shqipërinë e Edi Ramës”, deklaroi Bardhi.

Ai pretendoi se janë bllokuar një numër i konsiderueshëm llogarish në Instagram të qytetarëve që kanë mbështetur aktivisht protestën prej më shumë se tre muajsh.

Sipas Bardhit, bëhet fjalë për një “algoritëm censure” që synon të kufizojë zërat kritikë dhe të largojë nga hapësira publike përmbajtjet që kundërshtojnë qeverinë.

“Me metodat e Vuçiçit, Edi Rama nuk e ndryshon dot bindjen e shqiptarëve se ai është Kryeministri që i ka bërë më shumë keq vendit në gati katër dekada dhe se duhet të largohet”, u shpreh kreu i grupit parlamentar të PD-së.

Në përfundim të reagimit, Bardhi shprehu solidaritet me qytetarët që, sipas tij, janë prekur nga bllokimi i llogarive për shkak të qëndrimeve të tyre kritike ndaj qeverisë.

“Nuk ka algoritëm censure që shpëton një qeveri nga e vërteta”, përfundoi Bardhi.

Etiketa: BardhiKryesore1RamaVucic

Lajme të lidhura

Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, Rama anulon takimin në Vjenë me Kancelarin e Austrisë
Aktualitet

Dështimi i Ramës bllokon 922 milionë eurot e BE-së, KLSH zbulon skandalin: Asnjë euro për investimet!

10:50 - 03/11/26
Erion Veliaj mbetet në burg, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën për lirimin e kryebashkiakut
Aktualitet

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj nuk shkon në gjyq por i shkruan letër gjykatës

10:28 - 03/11/26
21-vjeçari shqiptar vret nënën e tij në banesë dhe dorëzohet disa orë më vonë në polici (Emrat)
Aktualitet

21-vjeçari shqiptar vret nënën e tij në banesë dhe dorëzohet disa orë më vonë në polici (Emrat)

10:23 - 03/11/26
Para
“Censura nuk na ndal”, Agron Shehaj: Rrjetet sociale po shkërmoqin pushtetin e Edi Ramës!

“Censura nuk na ndal”, Agron Shehaj: Rrjetet sociale po shkërmoqin pushtetin e Edi Ramës!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, Rama anulon takimin në Vjenë me Kancelarin e Austrisë
Aktualitet

Dështimi i Ramës bllokon 922 milionë eurot e BE-së, KLSH zbulon skandalin: Asnjë euro për investimet!

10:50 - 03/11/26

Shqipëria nuk ka arritur të përfitojë në kohë fondet e parashikuara nga Plani i Rritjes i Bashkimit Europian, për shkak...

Lexo më shumë
Erion Veliaj mbetet në burg, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën për lirimin e kryebashkiakut

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj nuk shkon në gjyq por i shkruan letër gjykatës

10:28 - 03/11/26
21-vjeçari shqiptar vret nënën e tij në banesë dhe dorëzohet disa orë më vonë në polici (Emrat)

21-vjeçari shqiptar vret nënën e tij në banesë dhe dorëzohet disa orë më vonë në polici (Emrat)

10:23 - 03/11/26
Tragjedi në futbollin spanjoll, ndërron jetë Jesús de Miguel pas përplasjes së rëndë në fushë

Tragjedi në futbollin spanjoll, ndërron jetë Jesús de Miguel pas përplasjes së rëndë në fushë

10:08 - 03/11/26
Dorian Teliti akuzon qeverinë: “Becchetti po merr miliona, shqiptarët po paguajnë faturën”

“Drejtësia në dorën e Ramës”/ Teliti: Miliardat vidhen sheshit, por hetohen vetëm qytetarët e thjeshtë!

09:58 - 03/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com