GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ahmetaj denoncoi “grabitjen e Delvinës”, por në skenë del miku i tij! Kush është biznesmeni në dosjen e SPAK

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Ahmetaj denoncoi “grabitjen e Delvinës”, por në skenë del miku i tij! Kush është biznesmeni në dosjen e SPAK
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-zyrtari i lartë socialist dhe një ndër njerëzit që ka qenë më pranë kreut të qeverisë, Arben Ahmetaj, erdhi mbrëmjen e së hënës me intervistën e tij të pestë nga arratia.

Mes akuzave politike, audiopërgjimeve dhe denoncimeve të forta ndaj qeverisë dhe konkretisht ndaj “kreut të organizatës”, ashtu si dhe Ramës i referohej, Ahmetaj u ndal gjatë bisedës edhe te historia e Delvinës, për të cilën pretendoi se prej muajsh po tentohet që asetet e zonës t’i kalojnë biznesmenit Ron Yefet.

“Është interesante. Është midis Ron Yefetit dhe dy qytetarëve, ukrainishtfolës dhe rusishtfolës. Njëri prej tyre e ka emrin Igor, por këta nuk janë fokusi im. Bëhet fjalë për grabitjen e Delvinës. Shqiptarët duhet ta dinë që kreu i organizatës së bashku me plaçkitësen kanë më shumë se 9-10 muaj që tentojnë të grabisin Delvinën për t’ia dhënë Ron Yefetit”, tha Ahmetaj një natë më parë përballë gazetarit Çim Peka.

Por pas kësaj deklarate të ish-zëvendëskryeministrit qëndron një emër që shfaqet në disa prej hallkave të kësaj historie, biznesmeni Sokol Meqemeja.

Biznesmeni, i njohur kryesisht për aktivitetin e tij në sektorin e hidrokarbureve përmes “Delvina Gas”, është përmendur edhe në materialet e hetimit të SPAK ndaj Arben Ahmetajt. Në dosjen e hetimeve, emri i tij shfaqet në një linjë që lidhet me transaksione pronësie, kompaninë “Frigo Food” dhe marrëdhëniet me persona e subjekte të tjera të përfshira në hetimet për aferën e inceneratorëve.

Delvina, kompania e gazit dhe beteja për pronësinë

Në intervistën e fundit, Ahmetaj iu rikthye historisë së Delvinës duke pretenduar se pas goditjes ndaj kompanisë që shfrytëzonte fushën e gazit fshihen interesa për marrjen e aseteve të saj. Në qendër të historisë është “Delvina Gas Company”, kompani që për vite ka operuar në sektorin e gazit në zonë dhe që ka qenë në pronësi të Sokol Meqemejas.

Historia e kompanisë mori një kthesë gjatë vitit 2025, kur Policia e Shtetit ndërhyri në ambientet e saj dhe arrestoi disa inxhinierë, ndërsa pronari dhe administratori u shpallën në kërkim. Autoritetet pretenduan se në territorin e koncesionit ishte ndërtuar një termocentral i paligjshëm. Kompania i mohoi akuzat dhe deklaroi se bëhej fjalë për një impiant për pastrimin e gazit.

Pak ditë më vonë, zhvillimet morën një tjetër drejtim ndërsa akuzat ndaj kompanisë u rrëzuan nga prokuroria. Në të njëjtën periudhë nisi të ndryshojë edhe struktura e pronësisë së Delvina Gas.

Më 16 korrik 2025, sipërmarrësi holandez Hein Frens u bë zotërues i 25 për qind të kuotave të kompanisë. Një ditë më pas, kuotat e Meqemejas u reduktuan në 75 për qind dhe kompanitë që më herët figuronin si pronarë indirektë u larguan nga struktura.

Më 25 mars 2026, procesi përfundoi me kalimin e 100 për qind të kuotave te Hein Frens, ndërsa Meqemeja u largua nga drejtimi i kompanisë. Ndërkohë që në të njëjtën ditë, ishte e ngarkuara me Punë e SHBA-së, Nancy VanHorn, ajo e cila së bashku me ambasadorin holandez në Tiranë, Reinout Vos, vizituan fushën e gazit, ku u prezantuan investimet e reja amerikane dhe rëndësia e sektorit për sigurinë energjitike.

Vizita u zhvillua pikërisht në vendin ku kompania shqiptare kishte kaluar tashmë në pronësi të sipërmarrësit holandez dhe ishte marrë nga duart e biznesmenit Meqemeja, “mik” të Ahmetajt.

Ahmetaj denoncoi “grabitjen e Delvinës”, por në skenë

Foto e publikuar nga Ambasada Amerikane

“Presidenti Trump po nxit një epokë të re të rritjes së prodhimit energjetik amerikan, me investimet amerikane që forcojnë sigurinë energjetike globale. Duke theksuar rëndësinë e një mjedisi rregullator transparent për tërheqjen e investimeve ndërkombëtare, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn dhe Ambasadori holandez Reinout Vos vizituan Fushën e Gazit në Delvinë javën e kaluar për të eksploruar mundësitë në sektorin energjetik të Shqipërisë”, do deklaronte ambasada e SHBA-së në Tiranë.

Emri i Meqemejas në dosjen e Ahmetajt, apartamenti në Selitë

Emri i biznesmenit ka dalë më herët edhe në dosjen e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sa i përket hetimeve për Arben Ahmetajn.

Sipas asaj që bëhej me dije nga SPAK, në fashikujt e kësaj dosje shfaqej edhe “Frigo Fodd”, kompani e lidhur me Meqemajn si dhe persona të tjerë që prokuroria i ka vendosur në “lupë” financat e tyre.

Një prej episodeve lidhet me shumën prej 140 mijë eurosh.  Sipas materialeve të hetimit, më 5 maj 2018 Sokol Meqemeja miratoi dhënien e një huaje prej 140 mijë eurosh bashkëshortes së tij, Sonila Goxha. Më pas kjo shumë u lidh me një kontratë për blerjen e një apartamenti prej 178 metrash katrorë dhe një garazhi prej 21 metrash katrorë në zonën e Selitës. Prona rezulton të ketë qenë në pronësi të ish-bashkëshortes së Arben Ahmetajt, Albina Mançka.

SPAK ka analizuar këto lëvizje në kuadër të dyshimeve për një skemë përmes së cilës paratë do të kalonin në mënyrë të tërthortë te Ahmetaj. Në dosjen prej 320 faqesh, emri i Meqemejas shfaqet edhe në një tjetër drejtim, atë të shoqërisë Building Construction & Green Energy, e cila kishte paraqitur propozim për marrjen e inceneratorit të Fierit dhe kishte përfituar bonusin prej 10 pikësh.

Sipas verifikimeve të përfshira në materialet e hetimit shoqëria nuk rezultonte të kishte ushtruar aktivitet tregtar, bazuar në librat e blerjes dhe shitjes të deklaruara në organin tatimor.

Në këtë panoramë, Meqemeja ka rezultuar i përfshirë në marrëdhënie biznesi me persona dhe kompani që janë bërë pjesë e hetimeve të SPAK për aferën e inceneratorëve, ndërsa emri i tij është shfaqur paralelisht në gjurmimin e transaksioneve që lidhen me pasuritë e Ahmetajt.

Etiketa: AhmetajbiznesmeniMiku

Lajme të lidhura

Sot seanca e parë plenare, policia “blindon” me gardh metalik rrugën që të çon te Kuvendi
Aktualitet

Sot seanca e parë plenare, policia “blindon” me gardh metalik rrugën që të çon te Kuvendi

16:07 - 08/09/26
Ushtruan dhunë ndaj fëmijëve të mitur, në pranga babai, nën hetim nëna
Aktualitet

Hajdutët grabitën dy biznese në Berat, autorët thyejnë kasafortat dhe marrin rreth 200 milionë lekë

14:44 - 08/09/26
Nga ushqimet te karburantet, çmimet ‘kapërcejnë’ kufijtë në muajin Gusht
Aktualitet

Nga ushqimet te karburantet, çmimet ‘kapërcejnë’ kufijtë në muajin Gusht

14:01 - 08/09/26
Para
Ushtruan dhunë ndaj fëmijëve të mitur, në pranga babai, nën hetim nëna

Hajdutët grabitën dy biznese në Berat, autorët thyejnë kasafortat dhe marrin rreth 200 milionë lekë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sot seanca e parë plenare, policia “blindon” me gardh metalik rrugën që të çon te Kuvendi
Aktualitet

Sot seanca e parë plenare, policia “blindon” me gardh metalik rrugën që të çon te Kuvendi

16:07 - 08/09/26

Teksa sot në orën 17:00 është njoftuar seanca e parë plenare, në të njëjtën kohë do të mbahet protestë qytetare...

Lexo më shumë
Ngushëlloi familjen e Ratko Mlladiçit, kërkohet shkarkimi e kreut të Kuvendit në Malin e Zi

Ngushëlloi familjen e Ratko Mlladiçit, kërkohet shkarkimi e kreut të Kuvendit në Malin e Zi

15:28 - 08/09/26
Arrestimi i 9 funksionarëve të “Ambienti” vlerësohet nga Sveçla

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla dënohet me një vit burgim me kusht

15:02 - 08/09/26
Ushtruan dhunë ndaj fëmijëve të mitur, në pranga babai, nën hetim nëna

Hajdutët grabitën dy biznese në Berat, autorët thyejnë kasafortat dhe marrin rreth 200 milionë lekë

14:44 - 08/09/26
Ahmetaj denoncoi “grabitjen e Delvinës”, por në skenë del miku i tij! Kush është biznesmeni në dosjen e SPAK

Ahmetaj denoncoi “grabitjen e Delvinës”, por në skenë del miku i tij! Kush është biznesmeni në dosjen e SPAK

14:41 - 08/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com