Kombëtarja U-19 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore kundër Lituanisë në vendin tonë. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se dy federatat kanë rënë dakord që miqësoret të luhen në stadiumin e Vorës më 30 shtator dhe 2 tetor.
Të dyja takimet do të kenë të njëjtën orë se kur do të luhen, në 15:30 të pasdites.
Trajneri Fatjon Tafaj dhe stafi teknik i ekipit kombëtar U-19 do të kenë mundësinë të testojnë dhe të shohin gjendjen aktuale të skuadrës në këto dy ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve për raundin e parë të Euro U-19 2027.
Shqipëri – Lituani, 30 shtator, ora 15:30, stadiumi “Vora”
Shqipëri – Lituani, 2 tetor, ora 15:30, stadiumi “Vora”










Discussion about this post