Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes Fenerbahçes dhe Romës në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja zhvillohet sonte në Stamboll dhe të dyja skuadrat kërkojnë ta nisin me këmbën e mbarë.
Lajmi i madh për tifozët shqiptarë është se Vedat Muriqi do ta nisë takimin si titullar.
Sulmuesi kosovar pritet të jetë pika kryesore e repartit ofensiv të Fenerbahçes, duke lënë në stol Romelu Lukakun.
Skuadra turke do të ketë Edersonin në portë, me Mert Müldür, Milan Skriniar, Aké dhe Archie Brown në mbrojtje.
Në mesfushë do të rreshtohen Bartuğ, N’Golo Kanté dhe İsmail.
Ndërsa në sulm, përkrah Muriqit do të luajnë Mason Greenwood dhe Kerem Aktürkoğlu.
Në krahun tjetër, Roma vjen me një treshe të rrezikshme ofensive.
Paulo Dybala, Matías Soulé dhe Donyell Malen do të jenë përgjegjës për sulmin e italianëve.
Roma rikthehet në skenën e Champions League pas një pritjeje të gjatë.
Fenerbahçe, ndërkohë, shpreson të përfitojë nga faktori fushë për ta nisur pozitivisht aventurën evropiane.
Sfida në Stamboll pritet me interes të madh, veçanërisht për shkak të pranisë së Muriqit në formacionin titullar.
Ndeshja Fenerbahçe – Roma nis në orën 18:45.
Fenerbahçe: Ederson, Mert Müldür, Skriniar, Aké, Brown, Bartuğ, Kanté, İsmail, Greenwood, Kerem, Muriqi.
Roma: Svilar, Rensch, Mancini, N’Dicka, Hermoso, Wesley, Koné, Cristante, Dybala, Soulé, Malen.










Discussion about this post