Ushtruesja e detyrës së Presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dekretuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, si mandatar për formimin e kabinetit të ri qeveritar.
“Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe pas propozimit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, kam caktuar z. Albin Kurti mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Z. Kurti i uroj sukses në ushtrimin e përgjegjësive që burojnë nga besimi i qytetarëve, si dhe në formimin sa më të shpejtë të Qeverisë, në shërbim të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj,” u shpreh Haxhiu.
gijotina.com/










Discussion about this post