GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Trajneri i Kombëtares/ Rolando Maran: Ndihem si në shtëpi, shqiptarët kanë një vendosmëri që dua t’ua transmetoj lojtarëve

në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Trajneri i Kombëtares/ Rolando Maran: Ndihem si në shtëpi, shqiptarët kanë një vendosmëri që dua t’ua transmetoj lojtarëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga rutina e mëngjesit dhe dashuria për natyrën, te familja, miqtë dhe ditët e lira; nga përshtypjet për Shqipërinë dhe mikpritjen shqiptare, te tavë dheu, “avash-avash” dhe vështirësitë me fjalën “përshëndetje”.

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, rrëfen në një intervistë për fshf.org anën e tij më personale, duke folur për jetën e përditshme dhe muajt e parë në Shqipëri.

Maran tregon çfarë e pëlqen më shumë në punën e tij, si e kalon një ditë perfekte kur është i lirë, çfarë e ka impresionuar më shumë te shqiptarët dhe cilat janë vlerat që dëshiron t’ua përcjellë edhe futbollistëve të Kombëtares.

Një bisedë ndryshe me trajnerin kuqezi, mes futbollit, jetës, natyrës dhe disa fjalëve të para në shqip.

– Në çfarë ore zgjohesh zakonisht?

– Herët, zakonisht rreth orës 7, ndoshta edhe më herët, por ky është orari i zakonshëm në të cilin zgjohem.

– Cila është gjëja e parë që bën në mëngjes?

– Kjo është e thjeshtë. Gjëja e parë që kërkoj është një hapësirë të jashtme, çfarëdo qoftë ajo. Ose hap një dritare, dal në tarracë apo në kopsht, por gjëja e parë që bëj është të dal në një ambient të hapur.

– Në çfarë ore vjen në Federatë?

– Menjëherë pas kësaj. Nuk kam një orar të përcaktuar, por pasi ha mëngjesin, nisem, bëj shëtitjen time deri këtu, arrij dhe filloj përgatitjet për këto ndeshje.

– Çfarë të pëlqen më shumë nga puna jote?

– Puna ime lind nga pasioni, ndaj është e qartë që, duke qenë një pasion, më pëlqen gjithçka. Gjithçka nisi që kur luaja futboll si fëmijë dhe përpiqesha të bëhesha futbollist. Pastaj ia dola dhe tani jam trajner; në këtë rast jam trajner i kombëtares. Kjo më mbush me krenari dhe, mbi të gjitha, bëj atë që më pëlqen. Nuk ka asgjë në punën time që nuk më pëlqen.

– Si është dita jote perfekte kur je i lirë?

– Siç të thashë edhe më parë, e dua shumë natyrën dhe ambientin e hapur, ndaj dua të jem gjithmonë jashtë. Varet edhe nga stina. Nëse është dimër, kërkoj vende ku ka sa më shumë borë, sepse ndoshta mund të bëj edhe ski. Shëtitjet, familja, të kaloj kohë me miqtë, janë të gjitha gjëra që më bëjnë të lumtur.

– Pas pak kohësh në Shqipëri, çfarë të ka surprizuar më shumë?

– Në fakt, nuk do të thoja se më ka surprizuar, por ka qenë një konfirmim, një konfirmim i mëtejshëm. Më kishin folur për mikpritjen tuaj dhe ju e keni tejkaluar atë që më kishin thënë. Duhet të jem i sinqertë: ndihem si në shtëpi, më keni bërë të ndihem si miku juaj prej gjithmonë. Për mua kjo është më shumë se një cilësi; është vërtet diçka befasuese.

-Cila është gjëja më “shqiptare” që ke mësuar?

– Nuk kam një të tillë. Dua të mësoj shumë gjëra. Tani është ende herët, sepse kam mësuar diçka dhe, nëse do të thosha tani se çfarë është, ndoshta do të gënjeja. Nuk më pëlqen të gënjej; më pëlqen të them gjërat e vërteta, ato që i ndiej vërtet.

– Çfarë të pëlqen më shumë te shqiptarët?

– Ajo që kam vlerësuar shumë gjatë këtyre muajve është vendosmëria dhe forca me të cilën i bëni gjërat. Është një vlerë shumë e madhe. Dhe është diçka që dua t’ua transmetoj edhe lojtarëve kur të vijnë, sepse kjo është ADN-ja e futbollistit dhe e popullit shqiptar.

– Ke adoptuar ndonjë zakon shqiptar?

– Jo edhe aq shumë. Po studioj për t’u afruar gjithnjë e më shumë me ju. Dalëngadalë po përpiqem të kuptoj, sepse ka shumë gjëra të bukura, shumë aspekte, edhe në territorin tuaj, që më kanë ngjallur vërtet kureshtje.

– Cila pjatë shqiptare të ka pëlqyer më shumë?

– Tavë dheu. Po, nëse e kam shqiptuar mirë… Madje është padyshim më e mirë sesa mënyra se si e shqiptova unë! Por më ka pëlqyer shumë.

– Cila është fjala jote e preferuar në shqip?

– Për nga tingëllimi, më pëlqen të them “avash-avash”. Jo për ndonjë arsye të veçantë, por sepse më pëlqen si tingëllon fjala.

– Po ajo që e ke më të vështirë ta shqiptosh?

– Ndoshta sepse tek ne është shumë e lehtë të përshëndesësh me një “Ciao”, ndërsa të përshëndesësh me “Përshëndetje” është pak më e komplikuar. Prandaj preferoj ta them në italisht, sepse është vërtet e vështirë në shqip. Pastaj, versioni tjetër, “Çkemi?”, sipas meje është edhe më i vështirë, kështu që për të heq dorë fare.

 

Etiketa: kombetareRonaldo Maranshqiptarettrajneri

Lajme të lidhura

Viti i ri shkollor, Duka: Mësoni, ëndërroni dhe besoni te vetja! FSHF pranë jush me ‘Uniforma Ime’
Sport

Viti i ri shkollor, Duka: Mësoni, ëndërroni dhe besoni te vetja! FSHF pranë jush me ‘Uniforma Ime’

12:40 - 14/09/26
Kaos në Kurbin, Vllaznia mbetet me 10 lojtarë, arbitri zbraz stadiumin
Sport

Kaos në Kurbin, Vllaznia mbetet me 10 lojtarë, arbitri zbraz stadiumin

18:35 - 13/09/26
“Ejani në Shqipëri, blini një biletë dhe zbuloni…”/ Shefi i operacioneve në UEFA flet për EURO U-21 në 2027
Sport

“Ejani në Shqipëri, blini një biletë dhe zbuloni…”/ Shefi i operacioneve në UEFA flet për EURO U-21 në 2027

13:19 - 13/09/26
Para
“Tensione reale mes Ramës dhe Ballukut”- Berisha zbulon çfarë po ndodh në qeveri: Dora e zezë e Lubisë është pas arrestimit të Agasit

“Tensione reale mes Ramës dhe Ballukut”- Berisha zbulon çfarë po ndodh në qeveri: Dora e zezë e Lubisë është pas arrestimit të Agasit

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Afera KAYO godet procesin e integrimit”, Tabaku: “Sistemi Rama” po pengon të ardhmen europiane
Aktualitet

“Afera KAYO godet procesin e integrimit”, Tabaku: “Sistemi Rama” po pengon të ardhmen europiane

14:16 - 14/09/26

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, ka publikuar një tjetër video në rrjetet sociale, ku analizon pasojat që, sipas saj, ka afera...

Lexo më shumë
Kapen mbi 41 kg kokainë në Portin e Durrësit nga Brazili, vlera në treg 2 milionë euro

Kapen mbi 41 kg kokainë në Portin e Durrësit nga Brazili, vlera në treg 2 milionë euro

13:44 - 14/09/26
“Tensione reale mes Ramës dhe Ballukut”- Berisha zbulon çfarë po ndodh në qeveri: Dora e zezë e Lubisë është pas arrestimit të Agasit

“Tensione reale mes Ramës dhe Ballukut”- Berisha zbulon çfarë po ndodh në qeveri: Dora e zezë e Lubisë është pas arrestimit të Agasit

13:31 - 14/09/26
Trajneri i Kombëtares/ Rolando Maran: Ndihem si në shtëpi, shqiptarët kanë një vendosmëri që dua t’ua transmetoj lojtarëve

Trajneri i Kombëtares/ Rolando Maran: Ndihem si në shtëpi, shqiptarët kanë një vendosmëri që dua t’ua transmetoj lojtarëve

13:14 - 14/09/26
“Do të vras, këtë ta garantoj”/ Kërcënohet me vdekje gazetari Osman Stafa, AGSH kërkon hetim

“Do të vras, këtë ta garantoj”/ Kërcënohet me vdekje gazetari Osman Stafa, AGSH kërkon hetim

13:07 - 14/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com