Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vizituar të mërkurën, më 16 shtator 2026, Malin Athos dhe Manastirin e Madh të Vatopedisë në Greqi.
Sipas raportimit të ope.gr, Rama i shoqëruar edhe nga djali i tij, Greg, mbërriti herët në mëngjes në portin e Dafnisë, në gadishullin e Athosit, ku zhvilloi një takim me guvernatorin civil të Malit Athos, Alkiviadis Stefanis.
Më pas, kryeministri shqiptar u drejtua për në Manastirin e Madh të Vatopedisë, ku u prit nga igumeni, Jerond Efrem Vatopedini, dhe vëllazëria e manastirit.
Gjatë vizitës, Rama shprehu admirimin e tij për arkitekturën e manastirit dhe veprat e pikturës, duke i vlerësuar ato edhe përmes këndvështrimit të tij artistik.
Kryeministri shqiptar tha gjithashtu se është i njohur me Filokalinë e Malit Athos dhe traditën e pasur shpirtërore e kulturore të Athosit. Sipas medias greke, Rama qëndroi gjatë natës në Manastirin e Vatopedisë dhe u largua sot në mëngjes.
Rajoni është një mal dhe gadishull në verilindje të Greqisë dhe një qendër e rëndësishme e murgërisë ortodoks lindor. Ajo udhëhiqet si një shtet të pavarur në kuadër të Republikës Greke. Mali i Shenjtë është vendi e 20 manastireve nën juridiksionin e drejtpërdrejtë të Patriarkut Ekumenik të Konstandinopojës.
Nese do ta lidhim vizten me kuadrin e iniciatives ne Tirane per krijimin e shtetit Bektashi, udhetimi i Rames merr nje karakter ekspedite qe synon te shohe nga afer edhe kete opsion.
gijotina.com/










Discussion about this post