GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

“Flamingoja, nga laguna në bulevard”, Rama: Prej portestës, SHBA certifikoi Famengon e Zvërnecit

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
“Flamingoja, nga laguna në bulevard”, Rama: Prej portestës, SHBA certifikoi Famengon e Zvërnecit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me komunitetin shqiptar në Michigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjatë fjalës së tij para bashkatdhetarëve, Rama u ndal te transformimi shoqëror në Shqipëri, vëmendja ndërkombëtare e përftuar përmes protestave masive në Tiranë kundër qeverisjes së tij, si dhe te thirrjet për protestë nga disa anëtarë të komunitetit shqiptar atje me rastin e vizitës së tij.

Në pjesën e parë të fjalës, kreu i ekzekutivit iu referua me nota simbolike vëmendjes që mori gjatë verës protesta, duke e lidhur atë me një rritje të ndërgjegjësimit qytetar në vend.

“Komisioni shtetëror i regjistrimit të shpendëve në SHBA e certifikoi praninë e këtij shpendi, flamengos, e quajti një prani jashtëzakonisht të rrallë. Siç e dini, këtë verë flamengoja u bë figura më popullore e Shqipërisë, doli nga laguna e erdhi në Tiranë, pushtoi bulevardin, ekranet, pasqyrat digjitale dhe mori vëmendje në katër anët e globit. Askujt nuk do i shkonte mendja deri jo shumë vite më parë se si një shpend aq i hijshëm, i brishtë e i urtë do e kthente Shqipërinë në adresë botërore të një debati shumëplanesh për natyrën, zhvillimin, turizmin, Trump-izmin… Por përtej këtij të fundit që për hir të vërtetës e globalizoi flamengon e Zvërnecit, pati diçka domethënëse në manifestimin qytetar të protestës së qershorit që tërhoqi jo vetëm vëmendjen, por mbështetjen e shumëkujt edhe jashtë vendit në diasporë. Deri dje natyra dhe gjallesat e saj masakroheshin në Shqipëri mbase si askund në botë dhe askush nuk pipëtinte,” deklaroi Rama.

Sipas kryeministrit, kjo qasje e re tregon se shoqëria shqiptare tashmë kërkon më shumë nga shteti dhe nga vetvetja.

 

“Deri dje Shqipëria lëndohej në shumë mënyra dhe bota as nuk e shihte, ndërsa shqiptarët as nuk mund ta shihnin në fakt sepse jeta në Shqipëri zhvillohej me idenë që ka edhe më keq. Sot kur shumë gjëra kanë ndryshuar, shqiptarët kanë nisur të jetojnë me idenë që ka edhe më mirë dhe pikërisht këtë qasje të re të shoqërisë e vulosi ai manifestim. Një shoqëri që kërkon më shumë është një shoqëri që është ngritur dhe që ka parë horizontin e nuk pranon më ta ulë shikimin. Por pikërisht sepse mësuam të kërkojmë më shumë nga qeveria, shteti dhe vendi ynë, duhet të mësojmë të kërkojmë më shumë edhe nga vetja si pjesë e shoqërisë së re shqiptare, sidomos në mënyrën si e shohim njëri-tjetrin kur mendimet nuk na puqen.”

 

Më tej, Rama u ndal drejtpërdrejt te lajmet për protesta të organizuara nga bashkatdhetarë në Michigan kundër arritjes së tij atje, duke shprehur keqardhjen që ata nuk zgjodhën të dialogonin në mënyrë të drejtpërdrejtë.

“Përpara se të vija këtu dëgjova se disa shqiptarë të këtij komuniteti bënë thirrje për protestë me rastin e vizitës sime. Është e drejta e tyre natyrisht, por do doja të ishin këtu edhe ata përballë meje, që kundërshtitë t’i thoshin me zë dhe përgjigjet t’i dëgjonin me zë,” u shpreh ai.

Në përmbyllje të fjalës së tij, kreu i qeverisë nënvizoi se bashkëjetesa demokratike kërkon respekt reciprok dhe jo urrejtje apo përplasje fizike e verbale.

“Ndër shumë fjalët e urtësisë njerëzore më pëlqen ajo që thotë se cilësia e bashkëjetesës demokratike nuk përcaktohet nga sa shpesh ne biem dakord, por nga mënyra si ne nuk biem dakord. Mund të mos biesh fare dakord dhe mund të thërrasësh me fjalë për të mbrojtur pozicionin, por tjetër është ta bësh këtë me respekt për tjetrin dhe tjetër ta bësh duke u kapur për fyti me tjetrin. Demokracia është mosdakordësi që përjashton urrejtjen, përballje që nënkupton respektin dhe një luftë ku qëllimi nuk arsyeton çdo mjet. Kjo e demokracisë është rrugë më e gjatë se sa e kishim imagjinuar në krye të herës, sepse nuk mjafton të jesh i lirë për të pasur një shoqëri ku demokracia funksionon për të gjithë,” përfundoi Edi Rama.

gijotina.com/

Etiketa: Edi RamaKryesore1protesta

Lajme të lidhura

“Ju erdhi fundi”/ Protestuesit pranë Bashkisë së Tiranës: Arrestoni Ramën! Arrestoni Ballukun!
Breaking Views

“Ju erdhi fundi”/ Protestuesit pranë Bashkisë së Tiranës: Arrestoni Ramën! Arrestoni Ballukun!

21:29 - 21/09/26
Shfaqi probleme shëndetësore në një hotel në Jalë, humb jetën turistja britanike
Aktualitet

Shfaqi probleme shëndetësore në një hotel në Jalë, humb jetën turistja britanike

21:25 - 21/09/26
Arben Kola: Shqiptarët në Amerikë e kanë pritur me protesta Ramoviçin, bashkohuni sa më shumë kundër tij në Nju Jork
Aktualitet

Arben Kola: Shqiptarët në Amerikë e kanë pritur me protesta Ramoviçin, bashkohuni sa më shumë kundër tij në Nju Jork

21:18 - 21/09/26
Para
Sidorela Vatnikaj: Bashkimi kundër korrupsionit dhe krimit është i vetmi që mund të bëjë ndryshimin në Shqipëri

Sidorela Vatnikaj: Bashkimi kundër korrupsionit dhe krimit është i vetmi që mund të bëjë ndryshimin në Shqipëri

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Ju erdhi fundi”/ Protestuesit pranë Bashkisë së Tiranës: Arrestoni Ramën! Arrestoni Ballukun!
Breaking Views

“Ju erdhi fundi”/ Protestuesit pranë Bashkisë së Tiranës: Arrestoni Ramën! Arrestoni Ballukun!

21:29 - 21/09/26

Protestuesit vazhdojnë të marshojnë në rrugët e Tiranës. Pasi u larguan nga Kryeministria, ata tashmë janë pranë Bashkisë së kryeqytetit....

Lexo më shumë
Shfaqi probleme shëndetësore në një hotel në Jalë, humb jetën turistja britanike

Shfaqi probleme shëndetësore në një hotel në Jalë, humb jetën turistja britanike

21:25 - 21/09/26
Arben Kola: Shqiptarët në Amerikë e kanë pritur me protesta Ramoviçin, bashkohuni sa më shumë kundër tij në Nju Jork

Arben Kola: Shqiptarët në Amerikë e kanë pritur me protesta Ramoviçin, bashkohuni sa më shumë kundër tij në Nju Jork

21:18 - 21/09/26
SPAK mbyll hetimet për Ervin Matën, akuzohet për trafikimin e 250 kg. kokainë

SPAK mbyll hetimet për Ervin Matën, akuzohet për trafikimin e 250 kg. kokainë

20:56 - 21/09/26
Përfundojnë fjalimet te Kryeministria, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Arrestoni Ramën!

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Arrestoni Ramën!

20:55 - 21/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com