GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kurti flet pas takimit me Escobar dhe Lajçak: Sovraniteti i Kosovës duhet të jetë i pacenuar

19:17 - 31/01/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Kurti flet pas takimit me Escobar dhe Lajçak: Sovraniteti i Kosovës duhet të jetë i pacenuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me emisarin amerikan Gabriel Escobar dhe atij të Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak deklaroi se janë të angazhuar në procesin e dialogut me Serbinë ndërsa tha se mbështesin edhe bashkëpunimin rajonal duke përmendur Procesin e Berlinit si dhe Tregun e Përbashkët Rajonal.

Pasi përmendi disa prej arritjeve të ekzekutivit, Kurti u ndal edhe te dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit i lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të cilin tha se integriteti territorial, sovraniteti e funksionimi shtetëror duhet të mbesin të pacenuara.

“Qeveria e Republikës së Kosovës e mbështet dhe është e angazhuar në procesin e bisedimeve në Bruksel për dialogun parimor e të balancuar nga i cili duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve. Ne jemi të vendosur që integriteti territorial, sovraniteti, funksionimi shtetëror, kushtetutshmëria dhe ligjshmëria tërë kohën dhe kudo të ngelen të pacenuara nga çfarëdo përpjekje e ndokujt” – deklaroi Kurti.

Kurti u shpreh se është kryeministër i të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim etnike, por tha se do të merren praktikat më të mira sepse nuk mund të ketë diku komunitet të diskriminuar e diku tjetër të privilegjuar.

“Jam kryeministri i të gjithë qytetarëve pa dallim prandaj edhe jam i gatshëm që t’ju përgjigjem të gjitha kërkesave dhe nevojave të qytetarëve të Kosovës edhe të qytetarëve të Kosovës, edhe të qytetarëve serbë me ç’rast do të marrim praktikat më të mira aktuale edhe të Kosovës, por edhe të Bashkimi Evropian e duke pasur në vëmendje edhe praktikat dhe mënyrat të cilat i zbaton Serbia sepse nuk duhet të kemi askund qytetarë apo komunitet që janë të privilegjuar e diku tjetër të diskriminuar” – vijoi Kurti.

Kryeministri i Kosovës u zotua edhe për bashkëpunim rajonal duke thënë se angazhohen në Procesin e Berlinit dhe Tregun e Përbashkët Rajonal, po pa përmendur nismat e tjera siç është ajo e “Open Balkan”. Kurti deklaroi se Evropa është kontinenti ynë dhe Bashkimi Evropian dhe NATO-ja janë fati ynë.

“Gjithashtu angazhohemi edhe për bashkëpunimin rajonal, na e mbështesim fuqishëm Procesin e Berlinit dhe Tregun e Përbashkët Rajonal dhe e ritheksova që integrimet evropiane dhe euroatlantike nuk kanë alternativë. Evropa është kontinenti ynë dhe Bashkimi Evropian dhe NATO-ja janë fati ynë. Në këtë kuptim ne dëshirojmë ndihmën e Bashkimi Evropian, ndihmë kjo e cila do të has në vendin tonë respektin më të lartë për vlerat evropiane, pra fondet evropiane dhe vlerat evropiane ne i shohim si të lidhura pashkëputshëm njëra prej tjetrës”, përfundoi Kurti.

Ndërsa, i dërguari special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin integritetin e plotë territorial të Kosovës së pavarur. Sipas tij Ballkani Perëndimor është mundësi e jashtëzakonshme për Bashkimin Evropian dhe jo rrezik. Këto deklarata diplomati amerikan e bëri gjatë vizitës së sotme në Prishtinë, së bashku me emisarin e BE, Miroslav Lajçak, ku u pritën nga presidentja Vjosa Osmani.

“Për Kosovën dhe rajonin, ne e shohim këtë zonë si një mundësi të jashtëzakonshme me energji të jashtëzakonshme. Ju jeni evropianë, ekonomikisht, historikisht dhe kulturalisht jeni evropianë dhe ne kemi punuar me kolegët tanë evropianë për t’u siguruar se ata e njohin që Ballkani Perëndimor është një mundësi e jashtëzakonshme për ta dhe jo rrezik. Në këtë kuptim, ne inkurajojmë të gjitha palët që ta shohin Ballkanin Perëndimor si anëtarë potencialë të BE-së në të ardhmen, që të gjitha ata në paqe me njëri-tjetrin, që të gjithë produktivë dhe anëtarë të aftë, ashtu siç i kemi parë ne si partnerë bilateralë. Shpresa kryesore për këtë është përmes dialogut”, tha Escobar.

Duke folur për dialogun, zyrtari i SHBA tha se ky proces ka mbështetjen e plotë të Uashingtonit.

“SHBA fuqimisht mbështesin pavarësinë e Kosovës dhe sovranitetin e Kosovës dhe keni këtu një partner solid dhe partner të mirë. Për Kosovën dhe rajonin ne shohim se kjo është një fushë me rëndësi të madhe. Pra, ju jeni europianë. Dialogu ka mbështetjen tonë të plotë dhe duhet të udhëhiqet nga BE-ja sepse ka të bëjë me Evropën. Por, teksa ju lëvizni drejt BE-së, ju do të vazhdoni të jeni miq të ngushtë të SHBA-së sepse është një partneritet trans-atlantik, komunitet trans-atlantik që ju veçse jeni pjesë dhe ky dialog do të ju afrojë edhe më shumë”, u shpreh Escobar.

Vizita e diplomatëve të huaj vjen pasi Kosova dhe Serbia, prej korrikut të vitit 2021, nuk kanë zhvilluar asnjë rund bisedimesh në nivel të lartë, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Etiketa: Albin KurtiGabriel EscobarMirosllav Lajçaksovraniteti

Lajme të lidhura

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR
Kosovë & Rajon

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25
REL: Çfarë po ndodh në shtëpinë e prokurorëve të Kosovës?
Aktualitet

REL: Çfarë po ndodh në shtëpinë e prokurorëve të Kosovës?

17:30 - 04/12/25
Vendimi i KQZ: Lista Serbe nuk certifikohet për zgjedhjet e parakohshme
Breaking Views

Vendimi i KQZ: Lista Serbe nuk certifikohet për zgjedhjet e parakohshme

21:08 - 02/12/25
Para
Morinë/ Policia gjen 6 kg drogë të fshehur nën gurë

Morinë/ Policia gjen 6 kg drogë të fshehur nën gurë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta në Greqi/ Fermerët përleshen me Policinë, përdoret dhe gaz lotsjellës
Aktualitet

Protesta në Greqi/ Fermerët përleshen me Policinë, përdoret dhe gaz lotsjellës

14:59 - 05/12/25

Fermerët nga Selaniku Lindor dhe Halkidiki në Greqi donin sot që të bllokonin hyrjen në aeroportin “Maqedonia” për një kohë...

Lexo më shumë
Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!

Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!

14:45 - 05/12/25
Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

14:30 - 05/12/25
Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25
Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com