Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka ka reaguar me një postim në faqen e tij në facebook pas operacionit të SPAK.
“Sot u shemb një tjetër institucion i shtetit shqiptar. Shefja e Shërbimit Informativ Shtetëror punon për llogari të krimit”.
Mesazhi i plotë:
SPAK ta presë Edi Ramën në aeroport
Zyrtarët e emëruar drejtpërdrejt nga Rama rezultuan të gjithë të kapur nga krimi. Ranë njëri pas tjetrit si efekt domino.
Sot u shemb një tjetër institucion i shtetit shqiptar. Shefja e Shërbimit Informativ Shtetëror punon për llogari të krimit.
U vendos në krye të SHISH me urdhër të kryeministrit, i cili e kishte punësuar si këshilltare për Sigurinë Kombëtare.
Shteti ka rënë dhe nuk garanton siguri kombëtare.
Edi Rama është shefi i Vlorës, Agasit, Prodës dhe i çdokujt që ndodhet në qeli apo arrati. Ai mban përgjegjësi shtetërore dhe politike për emërimet e tij.
SPAK t’i presë kokën organizatës kriminale Rilindje dhe të çlirojë vendin nga bashkëqeverisja e krimit të organizuar me kryeministrin!










Discussion about this post