Ndryshime të reja janë bërë në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, duke prekur strukturat në disa qarqe të vendit.
Lëvizjet përfshijnë drejtimin e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, si dhe komisariatet e Sarandës, Dibrës dhe Tropojës. Emërimet dhe transferimet janë bërë me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Dritan Lena është emëruar Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.
Ndryshime ka edhe në drejtimin e disa komisariateve. Saimir Shkambaj, me gradën Kryekomisar dhe deri tani Shef i Komisariatit të Policisë Tropojë, transferohet në jug të vendit, ku emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Sarandë.
Ndërkohë, drejtuesi aktual i Komisariatit të Policisë Sarandë, Feliks Hoda, me gradën Komisar, transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Dibër.
Pas largimit të Shkambajt nga Tropoja, drejtimi i komisariatit i besohet Andi Kanos. Kano, me gradën Komisar, komandohet Shef i Komisariatit të Policisë Tropojë.










Discussion about this post