GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Kërkoi ekspertim të telefonit jashtë Shqipërisë”, zbardhen detajet nga seanca me dyer të mbyllura e Vlora Hysenit në SPAK

në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
“Kërkoi ekspertim të telefonit jashtë Shqipërisë”, zbardhen detajet nga seanca me dyer të mbyllura e Vlora Hysenit në SPAK
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në emisionin “Top Story”, gazetarja e Top Channel Anila Hoxha ka sjellë detaje nga seanca me dyer të mbyllura ndaj ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, e cila u paraqit në SPAK e shoqëruar nga avokati i saj.

Hoxha tha se seanca zgjati rreth 1 orë e 30 minuta dhe se Hyseni ka mohuar akuzat, ndërsa ka kërkuar që telefoni i saj të ekzaminohet nga agjenci partnere jashtë Shqipërisë. Gazetarja solli gjithashtu detaje nga deklarimet e të dyshuarve të tjerë dhe momentet pas përfundimit të seancës, kur Hyseni u largua në heshtje nga ambientet e SPAK.

“Seanca ishte njoftuar ditën e djeshme që do mbahet në orën 12:00, dhe 5 minuta para orës 12:00, Hyseni kaloi pragun bashkë me avokatin e saj.

Ajo që ka ndodhur është mjaft e rezervuar. Burime jozyrtare, por shumë të besueshme pranë SPAK, që vendosën të flasin në rrugë anonime, thanë se prokurorët kanë vijuar me leximin e të dhënave dhe renditjen e fakteve të dyshuara që mbeten mjaft sekrete, që lidhet me sekretin sa i takon detyrës që ka mbajtur.

Hyseni ka hedhur poshtë akuzat, ka kërkuar ekspertim të telefonit, që nuk duhet të kryhet në Shqipëri, por nga agjencitë partnere. Kjo kërkesë duket e pabazuar, përsa ekspertimet e kërkuara prej saj bëhen në laboratorin e ndërtuar enkas në këtë prokurori të posaçme. Se përse e ka kërkuar këtë, e di vetëm Hyseni. Ka qenë i sekuestruar telefoni, sa kohë ka kërkuar që të këqyret jo nga Shqipëria. Ka pretenduar se nuk ka dalë asnjë dokument i klasifikuar prej saj si drejtoreshë e SHISH. Vetëm këto dy deklarata më janë konfirmuar. SPAK, kur shpërndau vendimmarrjen, rikujtoi sërish se ndalohet shpërndarja e çdo të dhëne nga kjo seancë.

Herët në mëngjes, nga policia u soll edhe Vlora Hyseni, që është në arrest shtëpiak, ishin dhe dy të dyshuarit e tjerë.

Embro Sulejmani, i punësuar në një subjekt privat, kamarier, ai është shfajësuar dhe ka pyetur gjykatën se çfarë krimi kishte kryer, duke thënë se e njihte Agasin, pasi është nga qyteti i Durrësit dhe se e kishte ndihmuar me ushqim. Edhe përgjegjësi i Policisë Shkencore, Fation Kalloshi, ia ka lënë fajin kujtesës, duke thënë se nuk mban mend të ketë dërguar informacione në telefonin e Agasit”.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1Vlora Hyseni

Lajme të lidhura

Kosova triumfon ndaj Irlandës dhe e nis mbarë Nations League
Breaking Views

Kosova triumfon ndaj Irlandës dhe e nis mbarë Nations League

22:53 - 24/09/26
“Edi Rama frikacak, po të vjen radha për në SPAK”/ Mbyllet protesta e 117-të, qytetarët: Nesër më shumë
Breaking Views

“Edi Rama frikacak, po të vjen radha për në SPAK”/ Mbyllet protesta e 117-të, qytetarët: Nesër më shumë

22:30 - 24/09/26
Shqiptari pranon fajësinë në SHBA për krime kibernetike, drejtoi platformën Rydox
Aktualitet

Shqiptari pranon fajësinë në SHBA për krime kibernetike, drejtoi platformën Rydox

21:31 - 24/09/26
Para
“Edi Rama frikacak, po të vjen radha për në SPAK”/ Mbyllet protesta e 117-të, qytetarët: Nesër më shumë

"Edi Rama frikacak, po të vjen radha për në SPAK"/ Mbyllet protesta e 117-të, qytetarët: Nesër më shumë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kosova triumfon ndaj Irlandës dhe e nis mbarë Nations League
Breaking Views

Kosova triumfon ndaj Irlandës dhe e nis mbarë Nations League

22:53 - 24/09/26

Kosova ka triumfuar 1-0 ndaj Irlandës, duke e nisur në mënyrën më të mirë të mundshme Natiins League. Pavarësisht rasteve,...

Lexo më shumë
Kosova e nis mbarë Ligën e Kombeve, Vedat Muriqi i jep fitoren me Irlandën

Kosova e nis mbarë Ligën e Kombeve, Vedat Muriqi i jep fitoren me Irlandën

22:46 - 24/09/26
“Edi Rama frikacak, po të vjen radha për në SPAK”/ Mbyllet protesta e 117-të, qytetarët: Nesër më shumë

“Edi Rama frikacak, po të vjen radha për në SPAK”/ Mbyllet protesta e 117-të, qytetarët: Nesër më shumë

22:30 - 24/09/26
“Kërkoi ekspertim të telefonit jashtë Shqipërisë”, zbardhen detajet nga seanca me dyer të mbyllura e Vlora Hysenit në SPAK

“Kërkoi ekspertim të telefonit jashtë Shqipërisë”, zbardhen detajet nga seanca me dyer të mbyllura e Vlora Hysenit në SPAK

21:48 - 24/09/26
Shqiptari pranon fajësinë në SHBA për krime kibernetike, drejtoi platformën Rydox

Shqiptari pranon fajësinë në SHBA për krime kibernetike, drejtoi platformën Rydox

21:31 - 24/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com