Aktivisti Dritan Goxhaj ka folur nga protesta qytetare, në ditën e 120-të të tubimeve, duke deklaruar se protestuesit nuk do të tërhiqen nga qëndresa e tyre dhe se nuk do të përdorin dhunën.
“Duam një Shqipëri të lirë nga korrupsioni dhe nepotizmi, ku asnjë qeveritar nuk rri më shumë në karrige se presidenti, ku drejtorët e policisë nuk bëjnë argatin e krimit, ku shëndetësia nuk të lë të vdesësh e më pas të bësh analizat”, deklaroi ai.
“Jemi këtu jo sepse nuk jemi lodhur dhe nuk kemi zgjidhje tjetër, por besojmë në këtë Shqipëri”, përfundoi Dritan Goxhaj.
Ditan Goxhaj: Duam një Shqipëri të lirë nga korrupsioni dhe nepotizmi ku asnjë qeveritar nuk rri më shumë në karrige se presidenti, ku drejtorët e policisë nuk bëjnë argatin e krimit, ku shëndetësia nuk të lë të vdesësh e më pas të bësh analizat.
Këtë Shqipëri nuk e ndërtojmë dot duke sharë e duke shitur. Paqja nuk është dobësi por forca më e madhe që ka ky popull.
Duhet të vazhdojmë protestën sepse nuk ka kthim pas. Pushteti nuk largohet se ne jemi lodhur. Nuk përshkallëzojmë e përdorim dhunë sepse ajo është në favor të pushtetit, ata kanë policinë.
Nuk duhet të lodhemi sepse lodhja është çmimi I lirisë dhe ne duhet të jemi të gatshëm ta paguajmë. Kjo është një protestë për ata që nuk lodhen dhe kanë zemër. Kjo zemër ka rrahur për 120 ditë. Jemi këtu jo sepse nuk jemi lodhur dhe nuk kemi zgjidhje tjetër por besojmë në këtë Shqipëri.
gijotina.com/









Discussion about this post