GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vizita e Von der Leyen dhe takimi me Ramën/ Lubonja: Vijnë këtu na tregojnë sukseset, nuk dëgjojnë zërin e qytetarëve protestues

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Vizita e Von der Leyen dhe takimi me Ramën/ Lubonja: Vijnë këtu na tregojnë sukseset, nuk dëgjojnë zërin e qytetarëve protestues
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar deklaratat e presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së saj në Tiranë.

Në emisionin “Minuta e Parë” në News24 me gazetaren Ola Bruko, Lubonja tha se mesazhet e zyrtares europiane për sukseset e Shqipërisë nuk përputhen, sipas tij, me realitetin që po shprehet përmes protestave të zhvilluara prej muajsh.

Lubonja u shpreh se ndërsa në Shqipëri vijon protesta kundër klasës politike dhe zhvillimeve të 35 viteve të fundit, zyrtarët europianë vijnë në vend dhe flasin për arritje. Ai kritikoi edhe vetë figurën e presidentes së Komisionit Europian, duke e cilësuar si “politikane të dështuar” dhe duke përmendur pakënaqësitë ndaj saj në Itali.

“Këta politikanë europianë janë të dështuar. Von der Leyen është një figurë e dështuar, sidomos në Itali, ka pakënaqësi të madhe që po i bën të humbasin votat”, tha ai.

Sipas Lubonjës, qëndrimi i zyrtarëve europianë lidhet edhe me përpjekjen për të ruajtur narrativën se Shqipëria ka shënuar progres dhe sukses. Në vijim, Lubonja bëri thirrje që protestat të shtrihen edhe ndaj institucioneve të Bashkimit Europian në Shqipëri, duke pretenduar se BE-ja ka mbështetur atë që ai e cilësoi si “narko-shtet”.

“Duhet të jemi realistë. Ka një problem me deklaratat që bëjnë politikanët ndërkombëtarë. Cili është problemi? Teksa ne shqiptarët jemi në një protestë prej 4 muajsh, që provon se ka një opinion që dënon klasën politike për ato që kanë ndodhur në 35 vite, vjen zonja Von der Leyen dhe flet për suksese. Këta politikanë europianë janë të dështuar. Von der Leyen është një figurë e dështuar, sidomos në Itali. Ka pakënaqësi të madhe që po i bën të humbasin votat.

Që të kthehemi te Shqipëria, ata duan të mbajnë narrativën që Shqipëria ka pasur sukses, për të gënjyer publikun perëndimor. E mbajnë për dy arsye; kanë dështuar dhe vetë dhe nuk mund ta pranojnë se kanë dështuar prej 35 vitesh me politikat që kanë bërë në Shqipëri. Ne duhet të protestojmë dhe ndaj zyrave të BE-së, për këto qëndrime që mbështesin narko-shtetin për interesat e tyre. S’u bën keq as atyre, as neve.” tha Lubonja.

 

 

Etiketa: Fatos LubonjaKryesore1RamaUrsula von der Leyen

Lajme të lidhura

Momente tensioni! Protestuesit bllokojnë eskortën e Ursula von der Leyen sapo mbërrin në Kosovë
Aktualitet

Momente tensioni! Protestuesit bllokojnë eskortën e Ursula von der Leyen sapo mbërrin në Kosovë

14:05 - 01/10/26
Banesat me qira i kthenin në ‘fole’ prostitucioni, arrestohen 3 vietnameze dhe 2 kineze në Tiranë
Aktualitet

Banesat me qira i kthenin në ‘fole’ prostitucioni, arrestohen 3 vietnameze dhe 2 kineze në Tiranë

14:01 - 01/10/26
‘Paniku i një pushteti në rënie’, Spahia: Po kërkohet rrugë shpëtimi për të korruptuarit
Aktualitet

‘Paniku i një pushteti në rënie’, Spahia: Po kërkohet rrugë shpëtimi për të korruptuarit

13:29 - 01/10/26
Para
UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet në Cesena, pasditen e sotme niset drejt Helsinkit

UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet në Cesena, pasditen e sotme niset drejt Helsinkit

Discussion about this post

TË FUNDIT

UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet në Cesena, pasditen e sotme niset drejt Helsinkit
Sport

UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet në Cesena, pasditen e sotme niset drejt Helsinkit

15:01 - 01/10/26

Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet për ndeshjen e tretë të UEFA Nations League ndaj Finlandës. Ekipi i drejtuar nga trajneri Rolando...

Lexo më shumë
Vizita e Von der Leyen dhe takimi me Ramën/ Lubonja: Vijnë këtu na tregojnë sukseset, nuk dëgjojnë zërin e qytetarëve protestues

Vizita e Von der Leyen dhe takimi me Ramën/ Lubonja: Vijnë këtu na tregojnë sukseset, nuk dëgjojnë zërin e qytetarëve protestues

14:48 - 01/10/26
Java Europiane e Sportit/ Futbolli bashkon fëmijët dhe të rinjtë

Java Europiane e Sportit/ Futbolli bashkon fëmijët dhe të rinjtë

14:21 - 01/10/26
Momente tensioni! Protestuesit bllokojnë eskortën e Ursula von der Leyen sapo mbërrin në Kosovë

Momente tensioni! Protestuesit bllokojnë eskortën e Ursula von der Leyen sapo mbërrin në Kosovë

14:05 - 01/10/26
Banesat me qira i kthenin në ‘fole’ prostitucioni, arrestohen 3 vietnameze dhe 2 kineze në Tiranë

Banesat me qira i kthenin në ‘fole’ prostitucioni, arrestohen 3 vietnameze dhe 2 kineze në Tiranë

14:01 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com