GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Agron Shehaj me demokratët e Sarandës: Duhet të kishim bërë më shumë që të fitonim zgjedhjet

11:28 - 31/05/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Agron Shehaj me demokratët e Sarandës: Duhet të kishim bërë më shumë që të fitonim zgjedhjet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kadidati për kryetar i Partisë Demokratike, Agron Shehaj zhvilloi në qytetin e Sarandës takimin me demokratët për garën së 13 qershorit.

Gjatë fjalës së tij, Shehaj iu është drejtuar anëtarëve të kësaj dege me nevojën për ndryshim të kësaj force politike, pas zgjedhjeve të 25 prillit. “Po nuk ndryshuam Partinë Demokratike, ne nuk fitojmë dot”, deklaroi ai. Shehaj e nisi fjalën e tij duke falenderuar demokratët e Sarandës për mbështetjen që i dhanë në 2017-tën.

“Faleminderit për interesimin, të them të drejtën këtu, jam si në shtëpinë time. Hodha hapat e parë në politikë. Sepse pavarësisht se çfarë thonë, por qarku ynë në 2017 ka rritur votat me 8%. Ka qenë i vetmi qark ku ka pasur rritje në numrin e votave, ky është fakt”- tha ai.

Duke folur për zgjedhjet brenda partisë kandidati për kryetar vuri theksin tek nevoja për analizë brenda partisë se çfarë duhej të bëhej më mirë për të arritur fitoren. “Unë do kisha dashur që pas zgjedhjeve të 25 prillit të mos futeshim direkt në garë menjëherë, po të flisnim njëherë të kuptonim çfarë mund të kishim bërë më mirë. Sepse duam s’duam duhet ta shohim të vërtetën në sy. Nuk mund të vazhdojmë duke gënyer veten. Fatkeqësisht zgjedhjet e 25 prillit i humbëm, nuk fituam dot, nuk vajtëm dot në pushtet. Qëndrimi i lidershipit që ne fituam, po u vodhën zgjedhjet… Sepse ka patur blerje masive të votës, që është e vërtetë në fakt.

Dhe këto duhen hetuar dhe dënuar nga drejtësia. Por ne këtë rezultat nuk e ndryshojmë dot. E para, dhe e dyta ne mund të kishim bërë më shumë dhe duhet të kishim bërë më shumë. Të jemi të qartë nese ne mendojmë që e vetmja arsye pse humbëm zgjedhjet është sepse Rama bleu masivisht votat, atëherë s’kemi nevojë të bëjmë asgjë brenda vetes dhe s’kemi pse të futemi në parlament. Po ne duhet të mbushim sheshet dhe duhet t’u bëjmë thirrje njerëzve o burra të rrëzojmë Ramën me dhunë. S’mund të futemi në zgjedhjet e ardhshme nëse jemi të bindur se arsyeja e vetme që humbëm është se Rama bleu votat në mënyrë masive.

 Por, unë mendoj se ne duhet të kishim bërë më shumë që të fitonim zgjedhjet. Është e lehtë për lidershipin që të thotë nuk humbëm se në fakt jeta e përditshme e pjesës më të madhe që qëndron lart në Partinë Demokratike nuk humbet kushedi se çfarë. Ata që e vuajnë humbjen në jetën e përditshme janë demokratët e thjeshtë, janë demokratët e thjeshtë që mbeten pa punë, pa shpresë, pa mundësi dhe do të vuaknë varfërinë për shkak të qeverisjes së korruptuar të Edi Ramës dhe e vetmja mundësi që kanë është të lënë Shqipërinë dhe të ikin jashtë”- u shpreh kandidati për kryetar i PD-së.

Etiketa: Agron ShehajSarande

Lajme të lidhura

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”
Aktualitet

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25
“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht
Breaking Views

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

16:50 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Para
COVID-19 në Kosovë, 202 të infektuar dhe 11 të viktima gjatë 24 orëve të fundit

Maqedoni e Veriut/ 5 viktima dhe 3 raste te reja nga Covid19 në 24 orët e fundit

TË FUNDIT

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25

Një aksident dramatik ka ndodhur sot në Pogradec, me pasojë 3 persona të plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30, në...

Lexo më shumë
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25
Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

17:45 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com