GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Miratimi i Reformës Territoriale, Berisha: Po mbledhim firma për referendum

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Miratimi i Reformës Territoriale, Berisha: Po mbledhim firma për referendum
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar se opozita do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore për të kundërshtuar reformën administrativo-territoriale, të cilën Kuvendi e miratoi me 85 vota.

Gjatë një konference për mediat, Berisha deklaroi se PD do të vijojë përpjekjet për të kundërshtuar shkrirjen e 15 bashkive, vendim që ka shkaktuar edhe protesta të qytetarëve në zonat e prekura.

Ai bëri të ditur se demokratët kanë nisur mbledhjen e firmave për organizimin e një referendumi, ndërsa po shqyrtojnë mundësitë ligjore për zhvillimin e referendumeve në nivel vendor dhe kombëtar.

“Duke dënuar këtë akt, PD deklaron se do të vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, dhe për projektin e saj 100 bashki plus. Në këtë kuadër, ne kemi nisur mbledhjen e firmave për referendum. Do të studiojmë të gjitha modalitetet e referendumeve lokale dhe kombëtare, me të cilat kemi bindjen e thellë se mbrojmë interesat e qytetarëve nga një bandë, organizatë kriminale që quhet parlament”, tha Berisha.

I pyetur për hapat e mëtejshëm, kreu i demokratëve nuk përjashtoi as mundësinë që PD t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të kundërshtuar ndryshimet territoriale.

Berisha mbrojti qëndrimin e opozitës gjatë diskutimeve parlamentare, duke theksuar se deputetët demokratë paraqitën argumentet e tyre kundër reformës gjatë një debati që, sipas tij, zgjati 14 orë.

“PD nuk përjashton asnjë nga mundësitë ligjore. Ne bëmë avokatinë e qytetarëve të këtyre 15 bashki në një debat ndër më të gjatët dhe intensivë në historinë e parlamentit. 14 orë. Paraqitëm çdo argument, pa asnjë interes partiak, të gjitha në interes të qytetarëve, por u shumëzuan me zero për interesa elektorale të padrinos dhe partisë së tij. Kështu që ne, çdo hapësirë ligjore për të mbrojtur të drejtat e komuniteteve, do ta shfrytëzojnë”, shtoi ai.

 

Etiketa: berishaReferendum

Lajme të lidhura

Zbulohen dy mina antitank në Borsh, ndërhyjnë forcat xheniere
Aktualitet

Zbulohen dy mina antitank në Borsh, ndërhyjnë forcat xheniere

14:25 - 09/10/26
Berisha kërkon lirinë, Gjykata Kushtetuese shtyn diskutimet për të enjten
Aktualitet

Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Berishës, çështja rikthehet në Gjykatën e Lartë

13:59 - 09/10/26
Përplasjet në Kuvend për Reformën Territoriale, Grupi i PS-së kërkon 60 ditë përjashtim për Bardhin dhe Balliun
Aktualitet

Përplasjet në Kuvend për Reformën Territoriale, Grupi i PS-së kërkon 60 ditë përjashtim për Bardhin dhe Balliun

13:27 - 09/10/26
Para
Berisha kërkon lirinë, Gjykata Kushtetuese shtyn diskutimet për të enjten

Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Berishës, çështja rikthehet në Gjykatën e Lartë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zbulohen dy mina antitank në Borsh, ndërhyjnë forcat xheniere
Aktualitet

Zbulohen dy mina antitank në Borsh, ndërhyjnë forcat xheniere

14:25 - 09/10/26

Dy mina antitank janë neutralizuar me sukses në fshatin Borsh, në Njësinë Administrative Lukovë, Bashkia Himarë. Operacioni është realizuar ditën...

Lexo më shumë
Berisha kërkon lirinë, Gjykata Kushtetuese shtyn diskutimet për të enjten

Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Berishës, çështja rikthehet në Gjykatën e Lartë

13:59 - 09/10/26
Miratimi i Reformës Territoriale, Berisha: Po mbledhim firma për referendum

Miratimi i Reformës Territoriale, Berisha: Po mbledhim firma për referendum

13:45 - 09/10/26
Përplasjet në Kuvend për Reformën Territoriale, Grupi i PS-së kërkon 60 ditë përjashtim për Bardhin dhe Balliun

Përplasjet në Kuvend për Reformën Territoriale, Grupi i PS-së kërkon 60 ditë përjashtim për Bardhin dhe Balliun

13:27 - 09/10/26
Do të kryenin vrasje, por i tradhtoi motori i vjedhur, zbardhen emrat e 3 të arrestuarve

Do të kryenin vrasje, por i tradhtoi motori i vjedhur, zbardhen emrat e 3 të arrestuarve

13:09 - 09/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com