GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Blinken- Lavrov, bisedë telefonike lidhur me krizën në Ukrainë

14:02 - 01/02/22
në Botë
Kohë leximi: 1 min
A A
Blinken- Lavrov, bisedë telefonike lidhur me krizën në Ukrainë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari amerikan i Shtetit dhe Ministri i Jashtëm rus kanë në plan të zhvillojnë sot një bisedë telefonike lidhur me krizën në Ukrainë.

Po sot kryeministri britanik Boris Johnson takohet në Kiev me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy. Britania, së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të tjera aleate e kanë furnizuar me armatime Ukrainën dhe zoti Johnson po shqyrton mundësinë e dyfishimit të trupave britanike në vendet baltike.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u takuan në Gjenevë më 21 janar dhe që atëhere të dy vendet kanë shkëmbyer përgjigje me shkrim për të bërë të qarta qëndrimet respektive.

Rusia tha se pala amerikane nuk ka dhënë përgjigje pozitive për shqetësimin e saj kryesor të sigurisë, që përfshin zgjerimin e NATO-s drejt lindjes, veçanërisht anëtarësimin e Ukrainës.

Shtetet e Bashkuara, NATO-ja dhe Ukraina i kanë konsideruar këto kërkesa si një kufizim të papranueshëm të aftësisë për të vendosur vetë për interesat e tyre.

Shtetet e Bashkuara morrën mbrëmë një përgjigje me shkrim nga Rusia, por Departamenti i Shtetit nuk ka pranuar të bëjë të ditur përmbajtjen duke thënë se dëshiron t’i mbajë negociatat private.

Shtetet e Bashkuara kanë kërcënuar të vendosin sanksione të ashpra ekonomike ndaj Rusisë nëse Moska sulmon Ukrainën. Në vitin 2014 Rusia aneksoi Gadishullin ukrainas të Krimesë dhe thotë se nuk ka në plan ta sulmojë përsëri Ukrainën./ VOA

Etiketa: RusiUkraine

Lajme të lidhura

Sulmi me armë në darkën e Trump për gazetarët ndodhi në të njëjtin vend ku Ronald Reagan u qëllua 45 vite më parë
Botë

Sulmi me armë në darkën e Trump për gazetarët ndodhi në të njëjtin vend ku Ronald Reagan u qëllua 45 vite më parë

10:30 - 26/04/26
“Incidenti nuk më ndal” – Trump reagon pas sulmit, mesazh i fortë për Iranin
Botë

“Incidenti nuk më ndal” – Trump reagon pas sulmit, mesazh i fortë për Iranin

09:15 - 26/04/26
Qëlloi me armë në darkën e gazetarëve, Trump poston pamjet e autorit 31-vjeçar
Botë

Qëlloi me armë në darkën e gazetarëve, Trump poston pamjet e autorit 31-vjeçar

09:06 - 26/04/26
Para
Rrugët që “vrasin”/ Aksi Berat-Skrapar mbushet me gurë, burim aksidentesh

Rrugët që “vrasin”/ Aksi Berat-Skrapar mbushet me gurë, burim aksidentesh

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vlorë, 60-vjeçari përfundon në spital i qëlluar me plumb në kokë! Policia heton në 2 pista
Aktualitet

Vlorë, 60-vjeçari përfundon në spital i qëlluar me plumb në kokë! Policia heton në 2 pista

10:34 - 26/04/26

Isuf Kanani, 60 vjeç, mbërriti mbrëmjen e djeshme në spitalin e Vlorës me shenja dhune. Rrethanat e ngjarjes janë ende...

Lexo më shumë
Sulmi me armë në darkën e Trump për gazetarët ndodhi në të njëjtin vend ku Ronald Reagan u qëllua 45 vite më parë

Sulmi me armë në darkën e Trump për gazetarët ndodhi në të njëjtin vend ku Ronald Reagan u qëllua 45 vite më parë

10:30 - 26/04/26
Përplasje fatale në Librazhd–Elbasan, ndërron jetë 45-vjeçari

Përplasje fatale në Librazhd–Elbasan, ndërron jetë 45-vjeçari

09:39 - 26/04/26
Bulqizë/ Shkrumbohet makina e parkuar e gazetarit, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Bulqizë/ Shkrumbohet makina e parkuar e gazetarit, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

09:32 - 26/04/26
Intesa Sanpaolo gjobitet me 32 mln € për shkelje të të dhënave, preken rreth 4000 klientë

Intesa Sanpaolo gjobitet me 32 mln € për shkelje të të dhënave, preken rreth 4000 klientë

09:24 - 26/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com