GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Protesta studentore në Tiranë, Ervin Salianji: Reagimi i policisë është çnjerëzor

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Protesta studentore në Tiranë, Ervin Salianji: Reagimi i policisë është çnjerëzor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka shprehur mbështetjen për protestën e studentëve dhe të rinjve që po zhvillohet në Tiranë, duke e lidhur revoltën e tyre me problemet sociale dhe politike në vend.

Në një reagim në rrjetet sociale, Salianji rendit si shqetësime kryesore mungesën e meritokracisë, pabarazinë, padrejtësitë dhe korrupsionin, të cilat, sipas tij, po ua vështirësojnë të rinjve ndërtimin e një të ardhmeje në Shqipëri.

Ai ka kritikuar gjithashtu mënyrën se si Policia e Shtetit është përballur me protestuesit, duke e cilësuar reagimin e saj çnjerëzor. Sipas ish-deputetit, kjo sjellje dëshmon krizën politike të kryeministrit Edi Rama.

Salianji u bën thirrje autoriteteve të marrin përgjegjësi për situatën, ndërsa shprehet se pakënaqësia e qytetarëve nuk mund të shuhet përmes dhunës.

Në fund të reagimit, ai thekson se protesta e të rinjve është një shenjë se shpresa për ndryshim në Shqipëri ende ekziston.

Reagimi i Salianjit

Shqipëria po shpërfaq sot në shesh mllefin e akumuluar nga keqqeverisja, revoltën dhe zemërimin e të rinjve, duke treguar se ky vend ende ka shpresë!
Pamundësia për të jetuar me dinjitet, mungesa e meritokracisë, padrejtësia, pabarazia, kapja e shtetit nga krimi, korrupsioni masiv dhe mbyllja e çdo dere për një të ardhme më të mirë, ua kanë bërë të pamundur të rinjve të ndërtojnë jetën që meritojnë në vendin e tyre.
Reagimi çnjerëzor i regjimit është dëshmi e agonisë politike të Ramës, e humbjes së çdo kufiri moral dhe e kalbëzimit të plotë të qeverisjes së tij.
Në vend që të dëgjojë qytetarët dhe të marrë përgjegjësi për gjendjen ku e ka zhytur vendin duke dhënë dorëheqjen, ai zgjedh dhunën, arrogancën dhe prepotencën për t’iu imponuar një shoqërie që nuk pranon më të nënshtrohet. Por një popull që ngrihet për dinjitetin, lirinë dhe të ardhmen e tij nuk mund të mposhtet me dhunë!
Shqipëria ka ende shpresë, sepse të rinjtë e saj nuk janë dorëzuar!
Etiketa: Ervin SalianjiKryesore1Policia çnjerëzoreprotestareagim

Lajme të lidhura

Studentët vijojnë rezistencën para Ministrisë së Arsimit, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion
Aktualitet

Studentët vijojnë rezistencën para Ministrisë së Arsimit, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion

19:51 - 13/10/26
Tym e flakë te Rruga e Durrësit, studentët, ‘ngrenë në këmbë’ Tiranën
Aktualitet

Tym e flakë te Rruga e Durrësit, studentët, ‘ngrenë në këmbë’ Tiranën

19:37 - 13/10/26
Studentët vijojnë protestën, ndezin zjarr te “Rruga e Durrësit”! Qindra policë në gatishmëri
Aktualitet

Studentët vijojnë protestën, ndezin zjarr te “Rruga e Durrësit”! Qindra policë në gatishmëri

19:04 - 13/10/26
Para
Studentët vijojnë protestën, ndezin zjarr te “Rruga e Durrësit”! Qindra policë në gatishmëri

Studentët vijojnë protestën, ndezin zjarr te “Rruga e Durrësit”! Qindra policë në gatishmëri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Studentët vijojnë rezistencën para Ministrisë së Arsimit, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion
Aktualitet

Studentët vijojnë rezistencën para Ministrisë së Arsimit, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion

19:51 - 13/10/26

Përplasjet mes studentëve protestues dhe policisë vijojnë prej 5 orësh para Ministrisë së Arsimit, ku situata është tensionuar, ndërsa uniformat...

Lexo më shumë
Tym e flakë te Rruga e Durrësit, studentët, ‘ngrenë në këmbë’ Tiranën

Tym e flakë te Rruga e Durrësit, studentët, ‘ngrenë në këmbë’ Tiranën

19:37 - 13/10/26
Studentët vijojnë protestën, ndezin zjarr te “Rruga e Durrësit”! Qindra policë në gatishmëri

Studentët vijojnë protestën, ndezin zjarr te “Rruga e Durrësit”! Qindra policë në gatishmëri

19:04 - 13/10/26
Protesta studentore në Tiranë, Ervin Salianji: Reagimi i policisë është çnjerëzor

Protesta studentore në Tiranë, Ervin Salianji: Reagimi i policisë është çnjerëzor

18:22 - 13/10/26
“Më gjuajti me shkop gome…”/ Studentja: Si u dhunova papritur nga polici i FNSH

“Më gjuajti me shkop gome…”/ Studentja: Si u dhunova papritur nga polici i FNSH

18:00 - 13/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com