GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Editorial

Sponsorizimi, Rama zbythi futbollin e sportin me duart e Malajt dhe heshtjen e Gonxhes!

në Editorial
Kohë leximi: 4 min
A A
Sponsorizimi, Rama zbythi futbollin e sportin me duart e Malajt dhe heshtjen e Gonxhes!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sponsorizim nuk ka. Para për europianin nuk ka e nuk ka!

Të ardhura nga bastet, jo e jo!

Buxhet për padel e Kanye West do ketë përherë. Së fundmi gjejnë lekë, edhe per kick-boksin e zv.ministrit të sporteve. Edhe aty para publike që nuk dihet ku shkuan e që duhet të jenë patjeter objekt hetimi nga Prokuroria, si para publike. Por, do të ndalemi në një moment të dytë për këtë.

Rrimë te shpulla e radhës që shteti i dha FSHF, sportit dhe 10 burrave të futbollit. Sponsorizimi i refuzuar, ajo që futbolli priste me kërshëri, dhe shumë urgjencë sërish u zhbë. Ose më saktë, nuk bëhet më. Me heshtjen e Gonxhes, me duart e Petritit të lekëve, Rama sërish e zbythi me buzëqeshje futbollin e sportin, duke mos i servirur tubin e vetëm të oksigjenit që do të mund ta mbante pak gjallë për vitet në vijim.

Një tjetër test nervash për presidentët e superiores që presin prej muajsh që shteti të mos bëjë, as më shumë e as më pak se sa modeli kosova.

Heshtja e Gonxhes që për momentin po mbulohet nga vala e protestave, ka zbehur pak refuzimin për të disatën herë nga shteti të ligjit për sponsorizimin në sport.

Futbolli prej vitesh ështe nën kurimin dhe suportimin absolut të buxheteve personale e familjare të disa burrave që, nesër nuk ështe aspak cudi të thonë: stop se nuk shkon më. Nuk paguaj më nga lekët e familjes sime. Në realitetet aktuale vetëm një klub mund të perceptojë  dividentin vjetor, vetëm ekipi kampion. Të tjerat, thjesht dhe vetëm thellojnë gropën e madhe. Dhe kjo ështe një pasqyrë disa-vjecare që reflekton cdo vit në regresin financiar të klubeve në Shqipëri, dhe njëherësh prodhon progres financiar në Kosovën tonë, ku shteti aty prej vitesh ështe shumë më sensitiv dhe faktik karshi ekzistencës së futbollit.

Gonxhe premtoi që prej asamblesë së vjetshme bërjen fakt të këtij ligji si një tub utilitar financiar për klubet. E premtoi edhe në fund të korrikut, por tani heshti. Në një mënyrë, apo tjetër i detyrohet komunitetit të futbollit një arësyetim dhe spjegim sado falls për këtë refuzim të radhes. Thënë pak si më shkoqur:

Nuk duan ta bëjnë. Ose edhe pak më qartë akoma: Kryeministri nuk reflekton asnjë vullnet politik insistues që ti hapë një portë financiare biznesit për të mbajtur futbollin, ose pjesës ende të paekspozuar, për tu afruar. Nuk mendoj që zoti ministër të jetë kaq gangsterr sa të dalë mbi një vullnet kryeministri, aq më shumë të një profili si ky i joni që kemi e mund ta kemi nuk di edhe për sa kohë. Rama nuk do ta hapë portën e sponsorizimit, arësyet i di vetëm ai, por të mendosh që një ministër radhe rrëzon një vullnet politik të primarit është një idiotësi klasike. Natyrisht që burokracitë e administratës shpesh vonojnë procese, por kurrsesi nuk rrëzojnë vullnete politike.

Ed rama nuk do sërish ta bëjë këtë gjë. Arësyet le ti japë vetë ai, edhe pse nuk e ka mendjen këtu se ka njëqind kumuri të tjera mbi kokë.

Për të ardhur te futbolli!

Presidentët janë dorëzuar. Në kushtet kur nuk kanë dëgjuar ende një mashtrim të radhës arësyetues nga shteti do të vazhdojnë të paguajnë deri sa një ditë të stopojnë.

Të gjithë nuk mund të dalin kampion, vetëm njëra. Dhe kanë tre vjet që nuk ndërron dora, e kjo, e për faj të tyre natyrisht.

Koha e negociimeve ka përfunduar me vakt.

A ka menduar ministri i linjës, dhe ai i lekëve që një ditë komuniteti i madh i futbollit ta përshëndesësin poshtë zyrës? Dikush do të mund të thonte: nuk është zgjidhje.

Nuk di cfarë do të bëjë FSHF në lidhje me këtë shuplakë shteti për sponsorizimin, por një lëvizje medoemos i lipset ta bëjë në shërbim të komunitetit dhe anëtarëve të saj. Nuk mendoj kurrë që ajo do ti rekomandojë bojkotin, por veprimet radikale si një lloj “mosbindje civile” mund të zgjojnë sado pak instiktin refuzues të KM për të mos i konsideruar këta burrat si “manikinë” apo bankomate që vetëm duhet të paguajnë pafundësisht. Vërtetë këtë gjë e refuzon Petrit Malaj i financave, por certifikimin kryesor të rrëzimit të futbollit e mban vetëm Edi Rama. Apo jo..Taulant?

Ky nuk është kurrsesi një konstatim i një fletërrufeje politike, por një fakt që futbolli është dënuar nga shteti për të disatën herë që të ngordhë dhe të futet në intubimin e gjatë financiar.

Kohët e negociimit kanë mbaruar, afatet e durimit janë  eskaluar prej kohësh, tani ka mbetur vetëm guri i fundit në skakierë: lëvizja radikale: bojkoti qoftë edhe me një javë i garës. Mbase ashtu mund të ndizet paksa ndërgjegjesimi dhe të nisësh e të besosh që me futbollin e sportin nuk mund të tallesh k…orë e cast. Ose në të kundërt, është gjithmonë edhe ftesa fisnike për të frekuentuar praninë besnike cdo të premte në orën 17.00, për të depozituar aty secili president futbolli ankesën për sponsorizimin në sport, se mbase aty është rrugë më e shkurtër.

Aty të paktën mbajnë shënim dicka. Ku i dihet…

Etiketa: futbolliGonxheMalajRamasponsorizimi

Lajme të lidhura

Shkodra e kulturës apo Vllaznia e grushtit? Alban Xhaferi, nga xhamia te dhunimi i arbitrave
Editorial

Shkodra e kulturës apo Vllaznia e grushtit? Alban Xhaferi, nga xhamia te dhunimi i arbitrave

14:48 - 31/08/26
EDITORIAL | Akti normativ, buxheti i shtetit dhe pluhuri i Kanye West
Editorial

EDITORIAL | Akti normativ, buxheti i shtetit dhe pluhuri i Kanye West

23:00 - 26/07/26
Për zotin Hita të Ballukut që harron ligjin dhe bëhet shërbëtor kokëulur! Policia nuk është mburojë e oligarkëve
Editorial

Për zotin Hita të Ballukut që harron ligjin dhe bëhet shërbëtor kokëulur! Policia nuk është mburojë e oligarkëve

15:01 - 09/07/26
Para
Ilir Panda merr zyrtarisht drejtimin e Gjykatës së Lartë

Ilir Panda merr zyrtarisht drejtimin e Gjykatës së Lartë

Discussion about this post

TË FUNDIT

OKB reagon për dhunën në Tiranë: Të garantohet siguria dhe dinjiteti i protestuesve!
Aktualitet

OKB reagon për dhunën në Tiranë: Të garantohet siguria dhe dinjiteti i protestuesve!

14:10 - 16/10/26

Kombet e Bashkuara në Shqipëri kanë shprehur shqetësimin për aktet e dhunës dhe përshkallëzimin e tensioneve gjatë protestave në Tiranë....

Lexo më shumë
“Nuk jam për protestë për Zotin”/ Policia shoqëron me forcë të riun: Jam 17 vjeç, nuk kam bërë asgjë!

“Nuk jam për protestë për Zotin”/ Policia shoqëron me forcë të riun: Jam 17 vjeç, nuk kam bërë asgjë!

14:05 - 16/10/26
SKANDAL/ Efektivët tërheqin zvarrë gjimnazistët gjatë protestës! Polici e qëllon me shkelma edhe pse është i neutralizuar!

SKANDAL/ Efektivët tërheqin zvarrë gjimnazistët gjatë protestës! Polici e qëllon me shkelma edhe pse është i neutralizuar!

13:58 - 16/10/26
Shoqërime me dhunë para Ministrisë së Arsimit, përplasje mes të rinjve dhe policisë

Shoqërime me dhunë para Ministrisë së Arsimit, përplasje mes të rinjve dhe policisë

13:50 - 16/10/26
Rama tha se nuk jep dorëheqjen, Berisha: Shtoi revoltën tek shqiptarët, po e çon vendin drejt një konflikti të gjerë

Rama tha se nuk jep dorëheqjen, Berisha: Shtoi revoltën tek shqiptarët, po e çon vendin drejt një konflikti të gjerë

13:47 - 16/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com