Një incident i rëndë është shënuar në protestën e ditës së sotme, ku një burrë ka mbetur i plagosur dhe është gjakosur në fytyrë. Ai është goditur nga një prej gëzhojave të bombolave të gazit lotsjellës. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, bombola është lëshuar nga forcat e rendit në lartësinë e trupit, duke goditur drejtpërdrejt qytetarin në fytyrë.
I gjakosur dhe në gjendje shoku, ai është ndihmuar menjëherë nga protestuesit dhe qytetarët e pranishëm në bulevard, të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë dhe kanë kërkuar ndërhyrjen e shërbimeve mjekësore.
Ngjarja ka shtuar tensionet në zonën e bulevardit Dëshmorët e Kombit. Kjo pasi përdorimi i gazit lotsjellës dhe përplasjet mes protestuesve dhe policisë kanë rritur shqetësimin për sigurinë e pjesëmarrësve.
gijotina.com/










Discussion about this post