GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

PE ngre shqetësimin për dhunën policore në protesta: Shteti i së drejtës, kusht për integrimin në BE

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PE ngre shqetësimin për dhunën policore në protesta: Shteti i së drejtës, kusht për integrimin në BE
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Parlamenti Evropian ka reaguar përmes një deklarate të përbashkët lidhur me protestat e fundit në Shqipëri, duke shprehur shqetësim për përshkallëzimin e dhunës, sulmet ndaj institucioneve dhe raportimet për përdorim të tepruar të forcës nga policia.

Kryetari i Delegacionit për Marrëdhëniet me Shqipërinë, Marco Tarquinio, dhe Raportuesi i Përhershëm për Shqipërinë, Andreas Schieder, u kanë bërë thirrje protestuesve dhe autoriteteve të tregojnë vetëpërmbajtje, ndërsa kanë kërkuar dialog konstruktiv për zgjidhjen e pakënaqësive.

Në deklaratë, eurodeputetët theksojnë se respektimi i shtetit të së drejtës mbetet kusht thelbësor për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Komunikata

Bruksel, 19 tetor 2026

Në emër të Delegacionit të Parlamentit Evropian për Marrëdhëniet me Shqipërinë dhe në cilësinë e Raportuesit të Përhershëm të Parlamentit Evropian për Shqipërinë, shprehim shqetësimin tonë të thellë për ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në vend, veçanërisht në Tiranë.

Dënojmë përshkallëzimin e dhunshëm të këtyre protestave, sulmet ndaj institucioneve publike dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private. U bëjmë thirrje protestuesve të tregojnë përmbajtje maksimale dhe të përmbahen nga çdo akt dhune, pasi ato nuk kontribuojnë në gjetjen e një zgjidhjeje dhe nuk kanë vend në demokraci.

Shprehim gjithashtu shqetësim serioz për raportimet mbi përdorimin e tepruar të forcës policore ndaj protestuesve. U bëjmë thirrje autoriteteve të tregojnë vetëpërmbajtje. Gjithashtu, u bëjmë thirrje institucioneve përkatëse të bëjnë gjithçka që është e mundur për të përcaktuar përgjegjësinë individuale për çdo akt dhune, përfshirë rastet e përdorimit të tepruar të forcës.

Theksojmë se e drejta për lirinë e tubimit paqësor dhe të shprehjes mbrohet si nga Karta e të Drejtave Themelore të Bashkimit Evropian, ashtu edhe nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Protestuesit, në këtë rast të rinjtë, kanë të drejtë të shprehin pikëpamjet e tyre, veçanërisht për çështjet që ndikojnë drejtpërdrejt në të ardhmen e tyre. Për këtë arsye, u bëjmë thirrje autoriteteve të mbrojnë ushtrimin e së drejtës së lirisë së tubimit, përfshirë protestat paqësore.

Bëjmë thirrje për një dialog paqësor, konstruktiv dhe të sinqertë ndërmjet të gjithë aktorëve, me synimin për të gjetur një zgjidhje kuptimplotë për adresimin e çdo pakënaqësie të shprehur nga protestuesit, në përputhje me ligjet shqiptare dhe standardet evropiane. Respektimi i shtetit të së drejtës mbetet kriteri kryesor dhe kusht i detyrueshëm për përparimin e Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Marco TARQUINIO, eurodeputet

Kryetar i Delegacionit për Marrëdhëniet me Shqipërinë

Andreas SCHIEDER, eurodeputet

Raportues i Përhershëm për Shqipërinë

Etiketa: DhunëintegrimPolici

Lajme të lidhura

Berisha: Rama foli sot me gjuhën e të atit xhelat, si një narkobandit ordiner ai përdori çdo fyerje kundër të rinjve
Aktualitet

Berisha: Rama foli sot me gjuhën e të atit xhelat, si një narkobandit ordiner ai përdori çdo fyerje kundër të rinjve

12:32 - 19/10/26
Pensionistët i bashkohet protestës së studentëve: Rama e futi popullin në luftë, duhet të shporret një orë e më parë
Aktualitet

Pensionistët i bashkohet protestës së studentëve: Rama e futi popullin në luftë, duhet të shporret një orë e më parë

12:28 - 19/10/26
Revolta e studentëve/ Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, të rinjtë me këngë e valle para efektivëve
Aktualitet

Revolta e studentëve/ Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, të rinjtë me këngë e valle para efektivëve

12:11 - 19/10/26
Para
Protestat kundër Ramës/ Një grup intelektualësh letër Marta Kos: Nuk mund të heshtni ndaj dhunës policore kundër të rinjve paqësorë

Protestat kundër Ramës/ Një grup intelektualësh letër Marta Kos: Nuk mund të heshtni ndaj dhunës policore kundër të rinjve paqësorë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Rama foli sot me gjuhën e të atit xhelat, si një narkobandit ordiner ai përdori çdo fyerje kundër të rinjve
Aktualitet

Berisha: Rama foli sot me gjuhën e të atit xhelat, si një narkobandit ordiner ai përdori çdo fyerje kundër të rinjve

12:32 - 19/10/26

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë një konference shtypi, tha se, ‘Rama foli sot me gjuhën e të atit...

Lexo më shumë
Pensionistët i bashkohet protestës së studentëve: Rama e futi popullin në luftë, duhet të shporret një orë e më parë

Pensionistët i bashkohet protestës së studentëve: Rama e futi popullin në luftë, duhet të shporret një orë e më parë

12:28 - 19/10/26
Revolta e studentëve/ Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, të rinjtë me këngë e valle para efektivëve

Revolta e studentëve/ Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, të rinjtë me këngë e valle para efektivëve

12:11 - 19/10/26
Marjana Koçeku letër të hapur ambasadave: Dënoni dhunën barbare kundër studentëve shqiptarë

Marjana Koçeku letër të hapur ambasadave: Dënoni dhunën barbare kundër studentëve shqiptarë

12:02 - 19/10/26
Shefi i Rendit sulmon gazetarin Osman Stafa dhe tenton t’i marrë telefonin: Çfarë  ke që filmon?!

Shefi i Rendit sulmon gazetarin Osman Stafa dhe tenton t’i marrë telefonin: Çfarë ke që filmon?!

11:57 - 19/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com