GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bushati: Rama ose do të vdesë si diktator, ose do të shporret si dictator, PS është kthyer në bandë

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Bushati: Rama e ka kuptuar se ora e tij ka mbaruar, prandaj sillet si satrap me qytetarët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Për analistin Andi Bushati, një alternativë e tretë nuk do të ekzistojë për kryeministrin Edi Rama, pasi ose do të vdesë si një diktator ose do të shporret si i tillë, teksa po përballet në ditën e 7 të protestës studentore.

Bushati u shpreh se me protestat njëjavore  të studentëve, ‘dhuna’ nxori në pah fytyrën e vërtetë të Edi Ramës, pavarësisht se kryeministri po përpiqej ta fshihte sa mundte.

Sipas Bushatit, edhe thyerja e xhamave të selisë së Partisë Socialiste nga disa protestues, nxori gjithashtu në pah, bandën kriminale paramilitare të PS.

“Problemi si do sillej Rama e prisnim. Por, të jemi të vërtetë, jo 100% e shqiptarëve e mendojnë si ne këtu. Pra, shpesh, që prej dhjetë vjetësh, kur ne i thoshim ky nuk ikën pa zgjedhje. Pra, nuk është vetëm faji i njeriut të vetëm, është i sistemit që nuk funksionon e të tjerë. Ka pas njerëz që kanë pas shumë dilema. Dhe unë mendoj që sot është pika, jo për ne që e dinim, po edhe për të tjerët, kanë parë një fytyrë që në një mënyrë apo në një tjetër, Rama ishte munduar t’ua fshihte. Dhe po e them këtë për ta lidhur me debatin që është bërë këto pesë-gjashtë ditë kur shpërtheu ajo që u alarmua se ishte dhunë.

Unë mendoj që kjo që këta e quajtën dhunë, që në fakt çfarë dhune ishte? Prishje e dy semaforëve, prishje e tre kangjellave dhe e dy xhamave. Ishte e domosdoshme për të na nxjerrë këtë fytyrë të Ramës. Pra, çfarë pamë dje? Pamë ata njerëzit, nja 20 veta ishin, që shkuan thyen ca xhama të Partisë Socialiste. Por pyetja është: po mos të ishin thyer ato xhama të Partisë Socialiste nga këta pesë-gjashtë që këta i quajnë rrugaçë, a do zbulonim ne që Partia Socialiste është një bandë kriminale që mbrohet nga paramilitarë, dhe jo vetëm paramilitarë, po qenkan dhe punonjës shteti?

Pra, shpeshherë ky që këta e kanë quajtur dhunë, duke vënë kujen për dhunën e madhe që po ndodh, ka qenë një lakmues, thashë, jo për ne, por dhe për të tjerët, edhe për ata që kishin dyshime, për të kuptuar fytyrën e vërtetë kriminale të Edi Ramës dhe të këtij… të këtij regjimi. Dhe në këtë kuptim, kjo ishte gjëja më e madhe për të cilën ia vlejtën këto pesë-gjashtë ditë.

Këto pesë-gjashtë ditë mendoj unë e kanë shtuar numrin e atyre shqiptarëve, në mënyrë progresive, që mendojnë se tanimë, Edi Rama nuk është nga ata që largohet nga pushteti pa gjak, pa dhunë, dhe në mënyrë demokratike. Që i shohin me përbuzje ato përrallat e një jete të tretë si artist a si piktor me Koçon që e paroa, ku e di unë se çfarë. Domethënë, tani të gjithë e dinë që Rama o do vdesi si diktator, o do shporret si diktator. Këto janë dy alternativat e vetme që ka”, u shpreh ai

Etiketa: bushatidiktatorRama

Lajme të lidhura

Ramës nuk i del e keqja me lëvizjen studentore: Grupe të ekstremizuara, duar dashakeqe kërkojnë destabilizim!
Aktualitet

Ramës nuk i del e keqja me lëvizjen studentore: Grupe të ekstremizuara, duar dashakeqe kërkojnë destabilizim!

08:34 - 20/10/26
Ashpërsimi i retorikës së Ramës shihet si nxitëse e dhunës policore
Aktualitet

Ashpërsimi i retorikës së Ramës shihet si nxitëse e dhunës policore

08:22 - 20/10/26
Shpërthim me tritol në Ishull-Lezhë, dëme në një magazinë materialesh shtëpiake
Aktualitet

Shpërthim me tritol në Ishull-Lezhë, dëme në një magazinë materialesh shtëpiake

08:17 - 20/10/26
Para
Stop dhunës! Pedagogët dalin sot në protestë, marshim solidariteti me studentët në orën 10:00

Stop dhunës! Pedagogët dalin sot në protestë, marshim solidariteti me studentët në orën 10:00

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ramës nuk i del e keqja me lëvizjen studentore: Grupe të ekstremizuara, duar dashakeqe kërkojnë destabilizim!
Aktualitet

Ramës nuk i del e keqja me lëvizjen studentore: Grupe të ekstremizuara, duar dashakeqe kërkojnë destabilizim!

08:34 - 20/10/26

Kryeministri Edi Rama ka hedhur sërish akuza ndaj organizatorëve dhe grupeve që sipas tij qëndrojnë pas protestave të fundit në vend,...

Lexo më shumë
Ashpërsimi i retorikës së Ramës shihet si nxitëse e dhunës policore

Ashpërsimi i retorikës së Ramës shihet si nxitëse e dhunës policore

08:22 - 20/10/26
Shpërthim me tritol në Ishull-Lezhë, dëme në një magazinë materialesh shtëpiake

Shpërthim me tritol në Ishull-Lezhë, dëme në një magazinë materialesh shtëpiake

08:17 - 20/10/26
Stop dhunës! Pedagogët dalin sot në protestë, marshim solidariteti me studentët në orën 10:00

Stop dhunës! Pedagogët dalin sot në protestë, marshim solidariteti me studentët në orën 10:00

07:57 - 20/10/26
Bushati: Rama e ka kuptuar se ora e tij ka mbaruar, prandaj sillet si satrap me qytetarët

Bushati: Rama ose do të vdesë si diktator, ose do të shporret si dictator, PS është kthyer në bandë

07:45 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com