GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ashpërsimi i retorikës së Ramës shihet si nxitëse e dhunës policore

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Ashpërsimi i retorikës së Ramës shihet si nxitëse e dhunës policore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama i cilësoi protestuesit e rinj si të lidhur me ekstremizmin dhe shërbime të huaja, ndërsa premtoi shpërblim prej 2500 eurosh për forcat e policisë gjatë një takimi të hënën.

Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur Policia e Shtetit po përballet me akuza për përdorim joproporcional të forcës ndaj protestuesve.

Pa paraqitur prova konkrete Kryeministri pretendoi se pas mobilizimit të të rinjve qëndrojnë shërbime të huaja, si Rusia dhe Irani, apo lëvizjen ANTIFA të shpallur si organizatë terroriste nga presidenti Trump.

Gjatë shtatë ditëve të fundit, pamjet filmike dhe dëshmitë për përdorimin e forcës nga policia, si dhe nga persona civilë të paidentifikuar, kanë ngritur shqetësime për trajtimin e protestuesve, përfshirë edhe persona që nuk shfaqen duke ushtruar dhunë.

Por, kryeministri e justifikoi këtë lloj ndërhyrje dhe paralajmëroi se nuk do të kursehet askush që do të jetë në shesh, pavarësisht nëse është duke protestuar paqësisht.

“Çdokush që është në një manifestim të dhunshëm është objekt i policisë së shtetit. Nuk ka aty jo, ‘unë isha me duar në xhepa. Jo unë isha me duar në sy duke parë atë se si po vret polici’, ti je aty sepse ti je me të. Se në qoftë se ti nuk je me të, ti nuk rri aty”- tha ndër të tjera ai.

Po ashtu ai paralajmëroi për  pasoja financiare dhe administrative për protestuesit, duke deklaruar se familjet e të miturve do të detyrohen të paguajnë dëmet e shkaktuara gjatë protestave dhe se studentët do të humbasin bursat, mbështetjen financiare dhe përfitimet nga arsimi falas.

Gjuha e përdorur nga kryeministri para policisë në ditën e 6 të trazirave të dhunshme në kryeqytet u perceptuan gjërësisht si gjuhë force dhe nxitëse për përplasje të mëtejshme, ndërsa vendi po përjeton një nga momentet më të vështira prej dekadash.

Shkrimtari Fatos Lubonja, një ish- i burgosur politik i diktaturës komuniste, i krahasoi deklaratat e kryeministrit me atë të diktatorit famëkeq Enver Hoxha.

“Është një fjalim ku kërcënimit e hapura për çdokënd që guxon të protestojë qoftë edhe paqësisht justifikohen me  manipulime dhe gënjeshtra që kërkojnë ta paraqesin protestën me gjuhën që përdorte Enver Hoxha si vepër të armikut të jashtëm dhe të brendshëm”,- tha Lubonja për BIRN.

“Na kujtoi fjalët e Enver Hoxhës; me gjak e kemi marrë pushtetin me gjak do ta lemë që në rastin e tij mund të kthehen në; me krime e kemi mbajtur pushtetin dhe me krime do ta lemë”- shtoi ai.

Sipas Lubonjës nxitja e policisë me fjalim dhe me shpërblime që të vijojnë shtypjen me dhunë të kësaj proteste tregon qartë se po shkojmë drejt një shteti policor.

Deklaratat e Ramës erdhën në një kohë kur shoqëria civile, pedagogë dhe aktorë ndërkombëtarë po bënin thirrje për uljen e tensioneve dhe ndalimin e dhunës.

Studiuesi i antropologjisë Nebi Bardhoshi paralajmëroi se retorika e kryeministrit rrezikon të thellojë përplasjen shoqërore.

“Kjo rrezikon ta çojë vendin në përplasje, në një humnerë sociale nëse qytetarët nuk i bëjnë barrikadë morale e sociale”- komentoi për BIRN Nebi Bardhoshi, studiues antropolog, i cili e konsideroi gjuhën e Ramës si nxitëse e dhunës që nga fillimi i protestave paqësore.

Duke i profilizuar protestuesit si të sponsorizuar nga armiq të Shqipërisë, sipas tij, krijhen kushtet që shteti të ndërhyjë në mënyrë të dhunshme.

“Tani jemi në kulmim të kësaj gjuhe. Portretizimi i protestuesve ai agjentë, terroristë, të paditur etj. është e ndërtuar në mënyrë të tillë që të legjitimoj dhunën policore në çdo nivel, deri në brutalitet, siç dhe ka ndodhur tashmë”- theksoi Bardhoshi.

E pyetur nga BIRN për bazën ligjore të paralajmërimeve ndaj protestuesve dhe rrezikun që deklaratat e kryeministrit të përshkallëzojnë dhunën, zyra e shtypit e Kryeministrisë tha se ato duhen lexuar në kontekstin e akteve të dhunshme dhe jo të së drejtës për protestë.

“Deklarata e Kryeministrit Edi Rama duhet lexuar në kontekstin e saj të plotë. Ajo nuk i referohet ushtrimit të së drejtës për protestë, por akteve të dhunës ndaj punonjësve të policisë, qytetarëve dhe pronës publike e private”, tha zyra shtypit në një përgjigje për shkrim, duke shtuar se “ndërhyrja policore nuk lidhet me pjesëmarrjen në protestë, por me garantimin e sigurisë publike dhe parandalimin e veprimeve të dhunshme, gjithmonë në përputhje me ligjin dhe parimin e proporcionalitetit”.

Lidhur me paralajmërimet ndaj prindërve të të rinjve që protestojnë në shesh Kryeministria iu referuar neneve të kodit civil dhe tha se “paralajmërimet e Kryeministrit për pasojat financiare dhe administrative ndaj personave të përfshirë në dhunë nuk nënkuptojnë vendosjen e sanksioneve kolektive apo shmangien e procedurave ligjore”.

Etiketa: DhunëRamaRetorike

Lajme të lidhura

Murrizi shpërthen ndaj Ramës: Ata që të kundërshtojnë i cilëson si armiq të partisë, sikurse të parët e tu bastardë!
Aktualitet

“Kur të ngrihen shqiptarët do harroni brekë e kanatjere”, Murrizi: As Ramiz Alia nuk e përdori policinë si Rama

09:28 - 20/10/26
Nën hetim për abuzime me tenderat, Belinda Balluku paraqitet në Prokurorinë e Posaçme
Aktualitet

Nën hetim për abuzime me tenderat, Belinda Balluku paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

09:13 - 20/10/26
Gazetari: Rama paguan policët me paratë e shqiptarëve për të rrahur shqiptarët
Aktualitet

Gazetari: Rama paguan policët me paratë e shqiptarëve për të rrahur shqiptarët

09:06 - 20/10/26
Para
Ramës nuk i del e keqja me lëvizjen studentore: Grupe të ekstremizuara, duar dashakeqe kërkojnë destabilizim!

Ramës nuk i del e keqja me lëvizjen studentore: Grupe të ekstremizuara, duar dashakeqe kërkojnë destabilizim!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Murrizi shpërthen ndaj Ramës: Ata që të kundërshtojnë i cilëson si armiq të partisë, sikurse të parët e tu bastardë!
Aktualitet

“Kur të ngrihen shqiptarët do harroni brekë e kanatjere”, Murrizi: As Ramiz Alia nuk e përdori policinë si Rama

09:28 - 20/10/26

Protestat studentore në vend janë përshkallëzuar, duke u shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë. Situata ka nxitur...

Lexo më shumë
Nën hetim për abuzime me tenderat, Belinda Balluku paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

Nën hetim për abuzime me tenderat, Belinda Balluku paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

09:13 - 20/10/26
Gazetari: Rama paguan policët me paratë e shqiptarëve për të rrahur shqiptarët

Gazetari: Rama paguan policët me paratë e shqiptarëve për të rrahur shqiptarët

09:06 - 20/10/26
I tmerruar nga rinia! ‘Çmendet’ Rama: Do të shohim mundësinë e uljes së moshës për dënimet penale!

I tmerruar nga rinia! ‘Çmendet’ Rama: Do të shohim mundësinë e uljes së moshës për dënimet penale!

08:57 - 20/10/26
Ramës nuk i del e keqja me lëvizjen studentore: Grupe të ekstremizuara, duar dashakeqe kërkojnë destabilizim!

Ramës nuk i del e keqja me lëvizjen studentore: Grupe të ekstremizuara, duar dashakeqe kërkojnë destabilizim!

08:34 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com