Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ironizuar ligjvënësit e Partisë Socialiste, duke deklaruar se prej një jave ata kanë qenë në “arrest shtëpie”, pasi nuk kanë zhvilluar asnjë takim për shkak të protestave.
Në një reagim në rrjetet sociale, Tabaku është shprehur se pushteti është në ditët e fundit dhe se nuk mund të mbahet me forcë. Ajo ka dënuar gjithashtu dhunën e policisë ndaj protestuesve, duke vënë në dukje rëndësinë e angazhimit të të rinjve dhe pedagogëve për të ardhmen e vendit.
“Këta mendojnë se do e mbajnë me forcë, ky nuk është shtet ligjor, po shtet policor. Arrestimet dhe dhuna barbare kanë bërë që Shqipëria të gdhihet në frikë. Kjo nuk është Shqipëria evropiane, nuk mbahet dot pushtet me forcë. Pas një javë që të gjithë deputetët e PS kanë qenë në arrest shtëpie, sepse në arrest shtëpie kamë qenë, kanë qenë të zhdukur nga cdo takim, sot janë mbledhur në kryesinë e Kuvendit dhe sot kanë nevojë për policë. Dhuna e djeshme është vetëm shembulli për të treguar se ky pushtet është në ditët e fundit. Forca që kanë treguar studentët dhe pedagogët është forca që i duhet Shqipërisë për tu bërë më e mirë”, shprehet Jorida Tabaku.










Discussion about this post